Çdo njeri ka nevojë për “vetëm” 5 miq të vërtetë
Wed 1 Aug 2012 - 17:05
Nga një mik për problemet e punës, mbështetje emocionale, financa, ide të reja dhe zgjidhjen e problemeve do ishte rrjeti ideal i njerëzve për çdo njeri në nevojë.Edhe pse njeriu mesatarisht ka 190 miq në Facebook, gati 32 për qind e tyre konsiderojnë që në situate krize nuk kanë askënd në të cilin të mbështetën, ka treguar hulumtimi i shoqërisë britanike Nationwide Building Society. Meshkujt janë më shpesh në situatë të tillë, ndërsa më së paku miq të vërtetë kanë më të moshuarit se 55 vjeç, shkruan Daily Mail. Po ashtu, meshkujt kërkojnë këshilla në vendin e punës, ndërsa femrat nga miqtë e kryesisht kërkojnë ndihmë rreth problemeve të lidhura me familjen, martesën dhe lidhjet.
Megjithatë, që të përballen në mënyrë të suksesshme me fatkeqësitë e jetës, është llogaritur që njerëzit kanë nevojë për pesë miq. Kështu ne kemi nevojë për një mik i cili di të veprojë me paratë, mik për këshilla pune, mik për mbështetje emocionale, mik për ide të reja dhe mik për zgjidhjen e problemeve, konsiderojnë hulumtuesit.
“Pavarësisht asaj se sa janë njerëzit të fortë dhe të pavarur, u duhet dikush, në të cilin mund të besojnë, dikush që do t’u jetë sup për të qarë dhe dikush që thjesht do t’i dëgjojë. Pikërisht rrjeti i fort shoqëror lehtëson përballimin me situatat e rënda të jetës. Biseda me njerëz, të cilëve u besojmë ofron perspektivë të re në zgjidhjen e problemeve”, – ka shpjeguar psikologia e specializuar për lidhje, Susan Quilliam./koha/

- A ka vertete nevoje Shqiperia per nje llotari?
- “Kam shkuar me mbi 1000 femra, tradhëtoja vetëm kur isha vetëm”
- Vetëm njëri është zemëruar që botës nuk i erdhi fundi
- Eshte e vertete qe meshkujte dashurojne vetem nje here me gjithe forcen e shpirtit???????
- Te dua se kam nevoje, apo kam nevoje sepse te dua...?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi