Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meta me gratë: Shqipëria ka nevojë për dashuri Empty Meta me gratë: Shqipëria ka nevojë për dashuri

Sat 24 Mar 2012 - 19:47
Meta me gratë: Shqipëria ka nevojë për dashuri Meta-me-grate-e-levizjes-e13326002905741332600291_thumb_baza1325_225Tiranë-Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vlerësoi sot kontributin e paçmueshëm të grave dhe vajzave të LSI-së në çdo sfidë të saj.
Gjatë punimeve të Konventës së Forumit të Lëvizjes së Gruas për Integrim, që u mbajt gjatë paradites së sotme, Meta theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian ka nevojë për dashurinë e nënave dhe vajzave për finalizimin e saj dhe jo për politikën e mbrapshtë që ka penalizuar herë pas here këtë proces.
“Është një kënaqësi e veçantë dhe ju falenderoj për kontributin. LSI do të fitojë të gjitha sfidat, sepse në radhë të parë e mbështetni ju, me gjithë energjinë dhe sakrificën tuaj. Një sfidë kjo për të çuar përpara Shqipërinë në BE, dhe kjo ka nevojë për dashurinë tuaj dhe jo për ligësinë e politikanëve që bllokojnë proceset integruese”, tha Meta.
Kreu i LSI apeloi që t’i jepet fund konflikteve politike, pasi më shumë se kurrë, u shpreh ai, Shqipëria ka nevojë për dashuri.
“Shqipëria ka nevojë për dashurinë tuaj, nënave, grave dhe nuk ka nevojë për ligësinë e atyre politikanëve që për ligësinë personale, në vend që të ndihmojnë vendin të ecë përpara, shtojnë pengesat dhe vështirësitë për ecjen përpara të vendit”-tha ai. (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi