Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meta: Shqipëria gjithnjë në krah të Kosovës, sot festojnë gjithë shqiptarët Empty Meta: Shqipëria gjithnjë në krah të Kosovës, sot festojnë gjithë shqiptarët

Fri 17 Feb 2012 - 16:00
Meta: Shqipëria gjithnjë në krah të Kosovës, sot festojnë gjithë shqiptarët Ilir-Meta-aktivitet-i-gezuar-noa.al_Tiranë, 17 shkurt 2012, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka përshëndetur qytetarët e Kosovës me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e tij të urimit Meta shprehu vlerësimin për arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës, duke theksuar punën e bërë nga Qeveria e Kosovës si dhe nga institucionet ndërkombëtare për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor.

Siç informon NOA.al, Meta gjithashtu theksoi se Kosova është një shtet me një Kushtetutë moderne, e cila garanton të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj dhe veçanërisht të pakicave etnike në vend.

Me këtë rast, ai shprehu rëndësinë e integrimit të të gjitha pakicave etnike në jetën institucionale, si e vetmja rrugë përpara në integrimin e mëtejshëm të Kosovës dhe në garantimin e një shoqërie moderne, multi-etnike, të hapur dhe europiane.

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim ai tha se sot është një ditë feste për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, duke ndihmuar në forcimin institucional të saj, në bashkëpunimin rajonal dhe për të siguruar integrimin e plotë të shtetit të ri në Bashkimin Europian dhe në të gjitha strukturat ndërkombëtare.

a.y/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi