Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Eksplorimi i Arktikut, shkencetaret kerkojne shenja jete nen shtresat e Antarktides Empty Eksplorimi i Arktikut, shkencetaret kerkojne shenja jete nen shtresat e Antarktides

Tue 14 Feb 2012 - 2:45
Eksplorimi i Arktikut, shkencetaret kerkojne shenja jete nen shtresat e Antarktides AntarktidaBritania po shenon njeqind vjetorin e ekspedites se Kapitenit Skot per te arritur Polin e Jugut. Trashegimia e udhetimit fatkeq vazhdon edhe sot, ndersa shkencetaret ndjekin zonen me mosmikepritese ne bote per te zbuluar me shume rreth ekstremeve te planetit. Ekspedita e fundit britanike sapo eshte rikthyer nga Antarktika ku po pergatiten te shpojne mbi tre kilometra ne akull per te arritur tek nje liqen nen-akull qe mund te mbeshtese forma te panjohura te jetes.

Vera ne Anktrartike. Temperatura mesatare, minus 30 grade Celsius. Avioni transportues i ekspedites ben qasjen e fundit ne pisten e akullt Union Glacier. Ky mission shkencor nga Qendra Britanike e Arktikut eshte nje nga me ambiciozet. Pergatitjet jane bere gjate dy periudhave verore. David Pearce eshte mikrobiolog me ekipin e kesaj qendre.

"Ne vitet 1970 liqenet nen-akullnajor u zbuluan per here te pare. Atehere u kuptua se aty mund te jete nje system i ri ekologjik qe ne nuk e kemi njohur . Ky ekosistem mund te permbaje shume forma interesante jete ndersa eshte i izoluar nga biosfera per disa miliona vite. Ai mund te mbaje gjithashtu te dhena te historise se shtresave te akullit dhe kjo eshte e rendesishme pasi ne se shtresa e akullit eshte rrezuar ne te kaluaren ajo mund te jete duke u rrezuar perseri".

Vetem çuarja e pajisjeve te shpimit kerkon nje udhetim jo te zakonte. Pese konteniere deti plot me ingranazhe – 70 tone – jane çuar per kete mission. Nje tren traktor çon pajisjet nga distancen e mbetur prej 250 kilometrash ne vendin e kampit shume siper mbi liqenin Ellsworth. Shpimi do te filloje ne fund te vitit 2012.

Teknologjia per te arritur liqenet nen-akullnajore vetem sa eshte zhvilluar. Perseri mikrobiologu David Pearce.
"Ata jane rreth 3.5 kilometers thelle dhe aty mund te arrihet ne rastin tone permes shpimit me uje te nxehte. Pra ne shpojme duke perdorur nje tub te lidhur me nje gjenerator me uje te nxehte qe deperton ne akull. Me pas dergojme nje sonde me te cilen mund te sjellim mostra te ujit dhe materialit sedimentar."

Nje nga sfidat me te medha, thote Pearce, eshte te sigurohet qe mostrat nuk ndoten – keshtu qe pajisjet dhe sistemet e depozitimit duhet te jene sterile.

"Dikush beri disa llogari se uji i vete liqenit kur ne e arrijme kushton dicka rreth 775 dollare per mililiter keshtu qe mostra eshte shume e shtrenjte dhe duhet te sigurohemi qe bejme gjerat si duhet."

Projekti i Liqenit Ellsworth koincidon me njeqind vjetorin e misionit te Kapitenit Scott ne Polin e Jugut. Duke perdorur slita, disa qene dhe kuaj, Scott filloi misionin per t’u bere njeriu i pare qe mberrinte ne Pol. Por ai u mposht nga norvegjiani Roald Amundsen. Te pese pjesetaret ne ekspediten e Scott-it vdiqen gjate kthimit.

Alasdair Macleod eshte kurator i ekspozites se Kapitenit Scott ne Shoqaten Gjeografike Mbreterore te Londrvs. Ai thote se trashegimia e Scott-it jeton edhe sot.

"25 volumet e te dhenave qe u publikuan per marinen biologjike, botanine dhe meteorologjine ishin te dhenat e para shkencore qe kemi per Anktarktiken. Pra nga kjo pikenisje, trashegimia e Scottit eshte fakti se sot, njerezit mund te bejne punen e tyre duke perdorur te dhenat per te krahasuar pershembull ndryshimet klimatike."

Teknologjia mund te jete tani me e avancuar. Por shkencetaret e perfshire ne projektin Liqeni Ellsworth thone se tundimi per te zbuluar te panjohuren vazhdon te frymezoje ekspeditat me ekstreme te planetit.(E.A/voa)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi