Vogëlushes i kanë mbetur edhe pak ditë jetë, prindërit kërkojnë ndihmë
Thu 17 Oct 2013 - 21:40
Valentina Hoxha është vetëm 9 vjeç dhe ajo është duke luftuar me vdekjen, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Vogëlushja është e shtruar në QSUT para një jave dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë, pasi vuan nga një sëmundje e trashëguar që po dëmton çdo ditë e më shumë mëlçinë, që thuajse i ka dalë jashtë funksionit.
Prindërit e dëshpëruar të vogëlushes tregojnë se vajza është shumë keq dhe as nuk ha dhe atë që ha e nxjerr, sytë dhe trupin i ka komplet të zverdhur dhe organizmi i saj është mjaft i dobët.
Ndërsa mjekët shprehen se vajzës i kanë mbetur edhe pak ditë jetë nese nuk kryhet ndërhyrja.
Dhe shpresa e vetme për vogëlushen është transplantimi i mëlçisë, i cili është i pa realizueshëm në vend dhe në spitalet e huaja kushton jo pak, por nis nga 70 deri ne 180 mijë euro. Familja Hoxha shprehte se nuk mund ta mbulojë dot koston e operacionit dhe për këtë ata bëjnë thirrje për ndihmë.
Babai i vajzës thotë se: “Janë 3 variante, Francë, Itali e Stamboll. Për në Turqi duhen 70 mijë euro”.
Nisur nga gjendja tejet e rënduar e fëmijës që agravohet çdo ditë, mjekët janë shumë pak optimist se vajza do ia dalë të jetojë edhe për një javë, ndoshta dy, nëse nuk i nënshtrohet urgjentisht ndërhyrjes.
Në një situatë të tillë prindërit e vajzës luten për ndihmë duke thënë se as nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë sinjal shprese.
Uran Hoxha, babai i 9-vjeçares apelon për ndihmë financiare, i bën thirrje kujtdo që ka mundësi ta ndihmojë, për të shpëtuar jetën e vajzës. I përlotur, ai shprehet se: “Vëllai ka vajtur tek Ministria e Shëndetësisë, ka biseduar me ministrin e shëndetësisë. Ministri është dakord por thotë se nuk ka fonde. Pa vajzën nuk e dua jetën. I lutem të gjithë motrave, apo vëllezërve të shpëtojnë një jetë fëmije, një jetë njeriu, është vetëm 9 vjeç”.
/Shekulli Online/ E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi