Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencëtarët kërkojnë një grua për të sjellë në jetë njeriun e Neandertalit Empty Shkencëtarët kërkojnë një grua për të sjellë në jetë njeriun e Neandertalit

Wed 23 Jan 2013 - 3:14
Shkencëtarët kërkojnë një grua për të sjellë në jetë njeriun e Neandertalit NeandertaliNjë shkencëtar ka bërë një lajmërim tepër të veçantë dhe të habitshëm, ku ka kërkuar një grua për të riprodhuar një paraardhës të njeriut, siç është Neandertali. Ky i fundit është paraardhësi i njeriut të sotëm dhe mendohet se ka jetuar rreth 200 mijë vite më parë. Pamja e tij cilësohet e shëmtuar dhe e ngjashme me atë të majmunit. Por pavarësisht kësaj, një shkencëtar në SHBA ka vendosur të risjellë në jetë njeriun e zhdukur para 200 mijë vitesh. Gjenetisti George Church thotë se është në gjendje ta riprodhojë atë duke klonuar neandertalin që ka ekzistuar më parë.

Por për të arritur këtë projekt i duhet një grua. Ai thotë se mund të krijojë ADN-në e species së zhdukur dhe këtë nuk mund ta bëjë një laborator, por në trupin e një gruaje. AND-ja është marrë nga kockat e skeleteve që janë gjetur në zonat ku ka banuar njeriu i neandertalit. Më pas materialin gjenetik e ka vendosur në qeliza staminale dhe tashmë thotë se nëse vendosen në një embrion njerëzor mund të risjellë të njëjtin njeri që ka ekzistuar shumë kohë më parë.

“Tani kam nevojë për një grua që ka dëshirë ta provojë këtë gjë. Varet nga shumë gjëra, por mendoj se kjo gjë mund të arrihet”, thotë Church. I vetmi problem është se nuk është gjetur ende një grua që do të sjellë në jetë një fëmijë prehistorik.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi