Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Semundja zemres Empty Semundja zemres

Sun 24 Jan 2010 - 21:34
Ceshte semundja e zemres?
Nje nga semundjet me te shpeshta te zemres eshte semundja koronare e zemres. Ajo zakonisht shkaktohet nga ateroskleroza, qe eshte nje grumbullim i substancave yndyrore brenda mureve te arterieve te zemres.

Ceshte semundja koronare e zemres?


Ne kete semundje arteriet qe ushqejne zemren me oksigjen dhe lende ushqyese behen me te ngushta prej aterosklerozes. Kjo kufizon furnizimin me gjak dhe oksigjen te zemres, sidomos ne sforcim, kuar asaj i duhet te punoje me shume.

Cilat jane simptomat e semundjes koronare te zemres?

Shenja kryesore eshte angina e shkaktuar nga reduktimi i sasise se oksigjenit qe arrin ne muskul, per shkak te pakesimit te fluksit te gjakut. Angina eshte nje ndjenje rendese, pickimi, apo dhimbje ne mesin e kraharorit qe mund te perhapet ose te preke edhe krahun e majte, qafen, mjekren, fytyren, shpinen ose barkun.

Ne shumicen e rasteve perjetohet ne sforcim. Nese ju vraponi per te kapur autobusin, ngjisni shkallet, ne te ftohte apo pas nje ngrenie te rende, si edhe kur ndjeheni i stresuar. Mund te ndaloje nese ju ndaloni sforcimin ose merni mjekim.
Infarkti i zemres

Per fat te keq infarkti i miokardit eshte shenja e pare per disa njerez qe dicka shkon keq ne zemren e tyre. Kjo ndodh kur furnizimi me gjak per nje pjese te muskulit te zemres nderpritet komplet. Zakonisht nese nondje cope gjaku e mpiksur (tromb) ndalon pikerisht ne zonen e arteries se zemres se ngushtuar tashme nga ateroskleroza. Dhimbja ne kete rast eshte e forte dhe nuk ndalon nese ju pushoni ose merni medikamentet e zakonshme si ne angine. Por ndonjehere kjo dhimbje mund te jete e lehte dhe te ngaterohet me ndonje crregullim te tretjes apo dhimbje stomaku. Ka raste kur infarkti nuk ka dhimbje.
Simptoma te tjera te atakut te zemres perfshijne, veshtiresine ne frymarrje, djersitje, nauze dhe te vjella, te cilat perseri nuk qetesohen kur pacienti pushon.

Nese ju dyshoni se dikush ka infarkt duhet menjehere te kerkoni ndihme mjekesore. Sot ekzistojne menyra per ristabilizuar furnizimin me gjak te zemres.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi