Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtatzënia dhe sëmundja e veshkave  Empty Shtatzënia dhe sëmundja e veshkave

Sun 28 Jul 2013 - 15:29
  • Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë apo nësejeni, është shumë e rëndësishme ti dini rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuara gjatë kësaj sëmundje, apo nëse jeni të rrezikuara në përgjithësi.

Shtatzënia dhe sëmundja e veshkave  E0cbb353-cd7a-4e33-8151-529941d2659d---0-
Sëmundja e veshkave prek miliona njerëz në tërë botën. Edhe pse mund të shërohet, mund të lë pasoja serioze në ju dhe foshnjen tuaj. Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë apo nëse veç jeni, është shumë e rëndësishme ti dini rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuara gjatë kësaj sëmundje, apo nëse jeni të rrezikuara në përgjithësi.

Çfarë është sëmundja kronike e veshkave?

Sëmundja kronike e veshkëve lajmërohet kur veshkët nuk e kryejnë funksionin në mënyrën e duhur për 3 muaj apo më shumë, shkaku i dëmtimit të veshkës. Veshkët kryejnë detyrë me rëndësi jetësore, në mënyrë që organizmi juaj të funksionojë në mënyrë adekuate, ato largojnë materiet e dëmshme nga organizmi, pastrojnë dhe kthejnë gjakun në organizëm, mbajnë nivelin e duhur të ujit dhe mineraleve në organizëm dhe krijojnë hormone.

Egzistojnë 5 stade të kësaj sëmundjeje, nga të cilat, i fundit është forma më serioze dhe kërkon nga pacienti të bëjë transplantim apo dializë veshke. Dëmtimi mund të shkaktohet papritmas nga ndonjë lëndim apo infeksion, por në shumicën e rasteve akumulohet gradualisht gjatë kohës.

Shkaktarët e sëmundjes së veshkave

Shkaktarët kryesorë të sëmundjes së veshkëve janë diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut. Diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut, i sulmojnë nefronet në veshkë. Krahas shumë faktorëve, shtypja e lartë e gjakut mund të lajmërohet si pasojë e ushqimit të dobët, mënyrës së jetesës duke qëndruar shumicën e kohës ulur, konsumimi i tepruar i alkoholit dhe duhanit.

Dëmtimi i veshkëve mund të ndodhë për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të ilaçeve kundër dhimbjeve dhe drogave të paligjshme. Nëse jeni të ekspozuara ndaj rrezikut nga paraqitja e sëmundjes së veshkëve, mjeku juaj do të mund t`ju udhëzojë tek specialisti për sëmundje të veshkëve apo nefrologu.

Për shkak se këto probleme shëndetësore, mund të përkeqësohen nëse jeni shtatzënë, është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me nefrologun dhe mjekun obstetër.

Shenjat dhe simptomet e sëmundjes së veshkave

- Shtypja e lartë e gjakut

- Ënjtje e gjymtyrëve

- Gjak në urinë

- Proteina në urinë

- Humbje e apetitit

- Neveri

- Dhembje ne shpinë, bark dhe anash (në zonën ku gjenden veshkët)

- Lodhje

- Ngërçe në muskuj

- Mosfunksionimi i veshkëve

- Gurë në veshkë


Si ndikon sëmundja e veshkave në ciklin menstrual?

Sëmundja e veshkave bën që menstruacionet të mos i keni të rregullta sepse ndërmjetësojnë krijimin e hormoneve. Për shkak të mosfunksionimit të veshkëve, organizmi mban materiet e dëmshme dhe pengon krijimin e qelizave vezë dhe menstruacioneve. Si pasojë, konceptimi mund të jetë problematik. Shërimi i sëmundjes së veshkëve para konceptimit, rrit mundësitë për konceptim dhe siguron një shtatzëni të shëndetshme.

Si ndikon sëmundja e veshkave në shtatzëni?

Gratë të cilat kanë forma më të buta të sëmundjes renale (sëmundjes së veshkëve), mund ta bartin shtatzëninë më me sukses. Lodhjen të cilën i jep shtatzënia trupit, së bashku me sëmundjet serioze të veshkëve, shpiejnë në komplikime gjatë shtatzënisë. Trupi juaj do të duhet të sigurojë mbështetje shtesë për ju dhe fëmijën tuaj.

Egzistojnë rreziqe serioze shëndetësore për nënën dhe fëmijën, të cilat janë të lidhura me sëmundjen e veshkëve. Për shkak të mbajtjes shtesë së lëngjeve, gratë shtatzëna do të kenë tension të lartë dhe nivele më të larta të toksinave të dëmshme. Në këtë mënyrë, mund të ndikojnë në zhvillimin e fëmijës, për shkak se nëna ka tension të lartë, fëmija juaj nuk do të marrë gjakun e mjaftueshëm përmes placentës.

Nëse presioni i gjakut është jashtëzakonisht i lartë, nëna është në rrezik të preeklapsisë, e cila mund të rezultojë në lindje të parakohshme ose gjakderdhje në tru, mëlçi dhe në veshka të nënës. Është e këshillueshme për shumë gra që të shtyejnë shtatzëninë deri në kontrollim të sëmundjes së veshkëve ose deri në një dializë apo transplantim të veshkëve.

Faktorët e rrezikut lidhur me sëmundjen e veshkave gjatë shtatzënisë

Disa faktorë të rrezikut, që lidhen me sëmundjen e veshkëve gjatë shtatzënisë janë:

- Hipertensioni (shtypja e lartë e gjakut)

- Preeklapsia

- Lindja e parakohshme

- Aborti

- Funksioni i zvogëluar i veshkëve

- Rreziku i shtuar nga infeksionet e traktit urinar

- Pamjaftueshmëria renale (mosfunksionimi i veshkëve)

Çfarë të prisni

Nëse jeni shtatzëne dhe vuani nga ndonjë sëmundje e veshkave, është shumë me rëndësi ti drejtoheni specialistit për sëmundjet e veshkëve apo nefrologut. Nefrologu do të vlerësojë gjendjen tuaj dhe do të ju shpjegojë rreziqet potenciale për shtatzëni. Nëse jeni shtatzëne, do të duhej të vizitoni specialistin çdo dy javë, gjatë 32 javëve të shtatzënisë.

Shkaku i mosfunksionimit të veshkëve ndikon në sistemin imunitar, nivelin e kaliumit dhe mineraleve, sistemin nervor qendror, zemër dhe kocka, mjeku do të kontrollojë shtypjen e gjakut, nivelin e kreatinës, nivelin e proteinave, kolesterolit dhe urinës.

Sëmundjet renale dhe pritjet e lindjes së foshnjes

Tek gratë të cilat kanë anemi, shtypja e lartë e gjakut dhe sasia e tepërt e proteinave në urinë, rrit në 60 % rrezikun për vdekjen e foshnjes gjatë shtatzënisë. Sa më afër fundit të shtatzënisë, sëmundja renale më shumë përparon, dhe mund të rezultojë me preeklamsi apo me lindje të parakohëshme. Ndoshta do të keni lindje të detyruar dhe të keni si rezultat lindje të parakohëshme. Foshnja e cila lind nga nëna që vuan nga sëmundja e veshkave, ka të ngjarë të jetë në inkubator, në dhomën e përkujdesjes intenzive, në rast se ka komplikime shëndetësore.ikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi