Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Mon 18 Feb 2013 - 17:04
Gazmend Peci: Personi që ka abuzuar me motrën, time të varet në litar.
Kur Florije Peci u rikthye, në mesin e tetorit të vitit të shkuar, i gjithë fshati ka mbajtur frymën për t’i uruar jetë të gjatë. Katjeli, fshati në të dalë të Përrenjasit, me rreth 3500 banorë, është çuar në këmbë. Mrekullia kishte ndodhur. Florija ishte gjalla pas muajsh të tërë në gjendje kome. Askush nuk ka mundur të flasë dy fjalë me të, por ishte gjallë. Kjo i ka mjaftuar të atit, Sulejmanit, e thuajse gjithë bashkëfshatarëve të saj. Gjithkush është mundur të ndihmojë familjen e varfër.
Dikush miell, një tjetër para, të tjerë më çfarë u është ndodhur e në Katjel pakkush ka për të ndarë. I kamur nuk është thuajse askush, por të gjithë janë lumturuar për rikthimin në jetë të Florijes. Vajza 23- vjeçare nuk mund të kalonte as pragun e shtëpisë, por ishte gjallë. Nuk ishte vërtetë më ajo vajza e qeshur që përshëndeste këdo teksa kalonte përmes fshatit, por ishte gjallë. U kthye gjysmë njeriu. Asgjë nuk kishte mbetur nga gëzimi dhe gjallëria e 23- vjeçares, por gjithkush ka shpresuar se me kalimin e kohës Florija do të rikthej krejtësisht në jetë.
Florija kishte humbur memorien e mendjen thuajse nuk e kishte në vend. Por kjo nuk ka penguar aspak vendasit të gëzoheshin për rikthimin e saj. Ndërsa dje, tashmë që lajmi për shtatzëninë e saj ka shokuar gjithkënd, askush nuk guxon të trokasë në shtëpinë e Sulejman Pecit.
“Jemi të tmerruar nga sa kemi dëgjuar për të. Është e tmerrshme. Priste që vajza t’i shërohej, ndërkohë që kanë abuzuar seksualisht me të. Nuk kemi guxuar t’i shkojmë në shtëpi se nuk dimë ç’të themi. Jemi tmerrësisht të tronditur”, thotë Hajri Hoxha teksa të prin udhën për në shtëpinë e Florijes.
Sipas tij, i gjithë fshati është tronditur, por askush nuk di se çfarë ka ndodhur. Në Katjel të gjithë të flasin mirë për vajzën 23- vjeçare, edhe pse pas rikthimit nga Austria asgjë nuk kishte mbetur nga hiret dhe gëzimi i saj.
“Të shkretët pleq, prisnin t’u vinte e gjallë, por iu rikthye veç gjysmë njeriu”, të thotë bashkëshortja e Hajriut. E ndërsa në fshat përflitet fati i zi i 23- vjeçarës, në shtëpinë e Sulejman Pecit vetëm dyert e mortit nuk janë hapur. Shtëpia, një ndërtesë njëkatëshe, ku asgjëkund syri nuk të sheh ndonjë orendi përsëmbari, pleqtë e të rejat vajtojnë. Shtëpia është në zi dhe pse Florija është ende gjallë. E kallur mbi dhe, është për Sulejmanin e bija. Ndërsa për të vëllain, Gazmendin, shpresa e vetme është prokuroria shqiptare. Djali rreth të 30-tave, që i është gjendur pranë së motrës edhe në spitalin e Vjenës, nuk pranon të flasë rreth trajtimit të saj në klinikën e rehabilitimit. Të thotë se autorët e këtij krimi duhen kërkuar në Austri.
Ai beson se prokuroria shqiptare do të zbulojë se kush ka abuzuar me motrën, më shumë e vdekur se sa e gjallë. Gazmendi nuk vë gishtin tek askush, ndërkohë që thotë se është detyruar të denoncojë ngjarjen vetëm atëherë kur mjekët në Tiranë nuk kanë pranuar të kryejnë abortin e fëmijës së padëshiruar. Gazmendi pret fjalën e drejtësisë. Pret që shteti të gjejë autorët e këtij krimi të ushtruar ndaj motrës së tij, thuajse në gjendje tejet të rëndë shëndetësore. E deri sa autori të vihet përballë përgjegjësisë ligjore, familja Peci është në zi. Shtëpia e tyre është një varr i hapur, dhe pse nuk ka një kufomë, por një trup brenda së cilës është ngjizur një krijesë në mënyrën më monstruoze që mund të ketë dëgjuar njerëzimi.
Gjergji Dhano: Florija nuk është në gjendje mendore për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të
Gjergji Dhano është gjinekologu i vetëm i spitalit të Librazhdit. Është pikërisht ai që ka diagnostikuar për herë të parë Florije Pecin e që ka konstatuar shtatzëninë thuajse 4 muajëshe. Për gazetën “Tema”, mjeku rrëfen i shokuar për ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, vajza 23- vjeçare ende nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë ka ndodhur me të. Nga diagnostikimi që ia i ka bërë Florije Pecit, ka konstatuar se vajza nuk percepton qoftë dhe ndjesinë më të rëndë shkaktuar në trupin e saj.
Z. Gjergj a mund të më thoni se kur e keni diagnostikuar Florije Pecin?
Ka qenë data 16 janar kur ajo së bashku me të vëllain dhe motrën ka ardhur tek unë për një kontroll rutinor. Asnjëri prej tyre nuk besonte se ajo ishte shtatzënë. Kishte të vjella, dhimbje barku si dhe luhatje të tensionit. Së paku këtë simptoma kishin deklaruar tek një tjetër mjek që njihnin këtu në Librazhd. Po kështu, kishin rrëfyer se ajo kishte një vonesë, prej më shumë se tre muajsh, të ciklit menstruacional. Fillimisht dhe unë nuk kam dyshuar se ajo mund të ishte shtatzënë. Vonesa e ciklit mund të ishte normale pas gjithë atij aksidenti që ajo kishte pësuar dhe mjekimit të rëndë që kishte marrë për muaj të tërë.
Dhe ç’ju bëri të dyshonit?
Derisa kam kryer ekon, nuk kam dyshuar në asnjë sekondë. U skandalizova kur po shihja fetusin. Shtatzënia ishte thuajse 4 muajëshe. Madje mund të dalloje dhe seksin e fëmijës, por sinqerisht nga shokimi që pësova, nuk e mbaj mend.
Po Florija çfarë tha?
Ajo as që e kishte idenë çfarë kishte ndodhur me të. Madje as nuk e kuptoi kur i thashë që ishte shtatzënë. Thjesht nuk fliste. Për mendimin tim ajo nuk është në gjendje shëndetësore, qoftë fizike, për të përballuar një shtatzëni. Ajo nuk mund të ecë, nuk mund të flasë, thuajse mund të besosh se kishe të bëjë me një njeri me të meta mendore. Nuk e di. Ishte e tmerrshme.
Ata kërkuan të abortonin fëmijën?
Jo, të paktën këtu tek ne. Fëmija ishte katër muajëshe dhe thuajse është e pamundur të abortohej ndaj dhe unë u kam rekomanduar të shkojnë në Tiranë, ku krahas një mjeku gjinekolog, ajo duhet patjetër të kurohet dhe nga një mjek psikiatër. Ishte në gjendje të rëndë.
E dinin të afërmit e saj faktin që Florija ishte shtatzënë?
Jo. Ua thashë unë. I vëllai mori menjëherë në telefon miqtë e tyre kosovarë që ishin kujdesur për të në Austri. Sigurisht që nga biseda që bënë, ai mohoi të kishte dijeni për ngjarjen. Por është monstruoze të mendosh çfarë ka ndodhur me të. Është një ndër krimet më të rënda që kam mësuar. Me të është abuzuar në Austri dhe në kushtet tepër të rënda shëndetësore për të.
Eriselda Gubere: Nuk kam qenë në një spital me Florijen
“Nuk kam qenë në një klinikë me Florijen e nuk di çfarë ka ndodhur me të”. Kështu ka deklaruar dje për gazetën Tema, Eriselda Gubere, vajza tjetër e aksidentuar në tragjedinë e Himarës vjeshtën e kaluar. Edhe Eriselda iu nënshtrua kurimit në një prej klinikave të Austrisë. Eriselda rrëfen se kurrë nuk është takuar me Florijen për shkak se klinikat e tyre kanë qenë shumë larg. Madje mes dy studentëve ka pasur vetëm një telefonatë ku i kanë uruar njëra- tjetrës shëndet të plotë. Eriselda thotë se trajtimi në klinikën austriake ka qenë tepër rigoroz dhe në nivel profesional për të.
“Unë e kam dëgjuar se çfarë ka ndodhur me Florijen. Është e tmerrshme. Me aq sa unë kam parë, nisur nga eksperienca ime e qëndrimit në klinikën austriake, nuk mund të besoj kurrë se kjo gjë ka ndodhur nga ekipi mjekësor austriak. Ata ishin tepër korrektë e të sjellshëm në trajtimin që i bënin pacientëve. Unë nuk di ç’mund të ketë ndodhur me Florijen, por mendoj se persona të tjerë janë përgjegjës për këtë ngjarje”, tha dje studentja tjetër e aksidentuar në tragjedinë e Himarës në vjeshtën e vitit të kaluar.
Suleman Peci: Vajza mbeti shtatzënë në Vjenë, shteti të gjejë kush ma përdhunoi
Do të kishte dashur të vdiste, se sa vajzën e tij, thuajse të sakatuar, ta shihte shtatzënë. Për 70-vjeçarin, Sulejman Peci, çka ka ndodhur me të bijën është një masakër. Gishtin plaku e ka drejtuar ndaj klinikës mjekësore në Austri. E ndërsa Sulejmani nis e rrëfen, nëna e Florijes del nga dhoma, pa mundur të përballojë bisedën rreth tragjedisë dhe shtatzënisë së dyshimtë të së bijës. Për Sulejmanin autori i këtij krimi monstruoz është mes atyre bluzave të bardha që i rikthyen për ta kallur së gjalli Florijen e tij. Plaku të pret i përlotur.
Prej tre javësh, atëherë kur ka mësuar mbi shtatzëninë e vajzës, sytë nuk i janë tharë. Të pret me shumë bujari në banesën e varfër ku familja prej 7 anëtarësh mban frymën gjallë vetëm me pensionin e pleqve. Për gazetën “Tema”, Sulejman Peci rrëfen rikthimin e vajzës si dhe dyshimet mbi shtatzëninë e ndodhur në Austri. Burri rreth të 70-tave rrëfen dhe për miqësinë me dy familjet kosovare që janë kujdesur për Florijen gjatë kurimit të saj si dhe kërkon që shteti të mundësojë abortin e fëmijës që solli gjëmën në shtëpinë e tij.
Z. Sulejmani a mund të më thoni kur e keni mësuar se vajza juaj është shtatzënë?
Rreth tre javë më parë. Ka qenë nusja, djali dhe vajza tjetër, Irida, që fillimisht e kanë çuar Florijen të vizitohej tek një doktor në Librazhd. Ajo kishte dhimbje të forta në bark dhe në shtyllën kurrizore. Fillimisht nuk kemi dyshuar për asgjë se besonim se këto shqetësime i kishte nga aksidenti. Por mjeku që njihnim në spitalin e Librazhdit e ka këshilluar djalin të shkonte tek gjinekologu. Aty i është bërë një eko dhe është konstatuar se Floria ishte shtatzënë. Për ne ishte një lajm i tmerrshëm. Nuk mund t’u besonin veshëve. Më pas mjeku në Librazhd ka këshilluar që vajza të shkonte në Tiranë. Të nesërmen, më datë 17 janar e kemi dërguar në maternitetin e Tiranës ku edhe sot vazhdon të jetë e shtruar.
Por a e keni pyetur Florijen çfarë ka ndodhur?
Ajo nuk mban mend asgjë. Thotë se nuk ka qenë ajo që ka bërë ndonjë gjë. Ende nuk e kupton çfarë ka ndodhur me të. Nuk e di. Është me keq sikur të kishte vdekur për ne. Unë po prisja që vajza të më kurohej. U lumturova që ajo i shpëtoi vdekjes. Ndërsa kjo që ka ndodhur është më e tmerrshme.
Në fakt, në ç’gjëndje shëndetësore u rikthyer Florija?
Për ne fillimisht ishte një mrekulli që ishte gjallë. Kur na thanë që u zgjua nga koma, kam qenë njeriu më i lumtur në botë. Kur erdhi këtu, nuk mund të ecte. Kishte shqetësime, por për mua ishte e rëndësishme që ishte gjallë.
Po nga ana mendore si ishte?
Me thënë të drejtën aksidenti, ku Florija kishte marrë goditjen më të madhe në kokë, i kishte lënë pasoja. Nuk mbante mend ç’kishte ndodhur në Himarë. Harronte shumë shpesh ku ishte. Një fjalë e përsëriste disa herë, e më pas e harronte sërish. Fliste vetëm për diplomën që donte të përfundonte. Megjithatë në shpresonim që gjithçka do të kalonte e ajo do të përmirësohej me kalimin e kohës. Por me këtë që ndodhi është e tmerrshme.
Po ju dyshoni se në klinikën ku ajo kurohej mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale me të?
Sigurisht që tek klinika, ku vajza ka qëndruar për kurim ka ndodhur hataja. Vajza ka ikur që këtu e ndershme, nuk kishte qoftë dhe një fjalë të vetme për të. Atje ka ndodhur gjithçka dhe nga shteti dua të më gjejë se kush ka kryer këtë krim monstruoz ndaj vajzës sime.
Po në fakt, nga klinika austriake ku vajza juaj ka qëndruar ka pasur një reagim ku mohojnë të ketë ndodhur ndonjë abuzim me të. Ju jeni në dijeni ku ka qëndruar tjetër vajza juaj?
Po. Pasi doli nga koma, ajo është shtruar në një tjetër klinikë rehabilitimi. Unë di që me vajzën time është kryer marrëdhënie seksuale atje sepse të gjitha analizat vërtetojnë se kur ajo është kthyer në Shqipëri, më 11 tetor, ka qenë shtatzënë. Unë nuk e di se kush ka abuzuar mbi të, por gjithçka ka ndodhur kur ajo ishte në Austri. Vajzën ia besova shtetit dhe prisja të ma kthente të gjallë.
Po përveç mjekëve të klinikës së rehabilitimit, kujdesej kush tjetër për vajzën tuaj?
Kanë qenë dhe dy familje kosovare që na jepnin të dhëna mbi ecurinë e shëndetësore të saj e që kujdeseshin për të. Madje, njëri prej tyre erdhi dhe në shtëpinë tone gjatë muajt gusht të vitit të shkuar. Qëndroi këtu për drekë dhe ne jemi tmerrësisht mirënjohës për ndihmën që na kanë ofruar. Erdhi së bashku me gruan e tij e ata janë kujdesur gjatë gjithë kohës për Florijen.
Mund të di kush janë këta persona që janë kujdesur për vajzën tuaj?
Nuk mund t’ua them emrat e tyre sepse unë nuk kam asnjë dyshim për ta. Madje kur ata mësuan se çfarë ka ndodhur, u irrituan tej mase dhe kërkuan që ne t’i shkonim deri në fund kësaj çështje. Madje njeri prej tyre ka bërë dhe denoncim në policinë e Vjenës për sa ka ndodhur.
Vetëm ka qëndruar vajza juaj në spital?
Fillimisht atje ka qenë djali, Gazmendi, por ai është rikthyer më datë 5 gusht të vitit 2012. Më pas, nga fillimi i shtatorit, atje ka shkuar vajza tjetër që është kujdesur për të.
Por a qëndronte gjatë Florija tek këto familjet kosovare në Austri?
Jo. Nuk ka fjetur kurrë në shtëpinë e tyre. Vajzat kanë shkuar vetëm për drekë apo për vizita të shkurtra. Ata u dërgonin vajzave ushqime apo çfarë ato të dëshironin për të ngrënë e veshur. Unë u jam shumë mirënjohës ndihmës së ofruar prej tyre. Vajza ime nuk ka qëndruar në shtëpinë e tyre më shumë se sa dy orë.
Po përse bëtë denoncim në prokurori pas tre javësh që mësuat shtatzëninë e Florijes?
Por sepse askush prej mjekëve nuk donte që të kryente abortin e vajzës. Donin që kjo histori të mbyllej. Për mua ka rëndësi, së pari jeta e vajzës sime, dhe më pas gjetja e autorit të këtij krimi monstruoz.
Por Florija nuk mban mënd asgjë çfarë ka ndodhur me të në Vjenë?
Jo. Nuk i kujtohej asgjë. Jua thashë, ajo nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo nuk është në gjendje të lindë apo të risë një fëmijë ndaj është e domosdoshme të hiqet fëmija në barkun e saj. Nuk di. Hall më të rëndë nuk ka. Nuk di ç’të them. Prisja që vajza të më vinte e gjallë dhe ajo më erdhi e sakatuar. Dua që ajo të jetë gjallë dhe jo me një fëmijë që ajo as nuk e kupton që e ka në bark. Shteti duhet të gjejë se kush më turpëroi për së gjalli.
Zbulohet një prej miqve kosovarë, Basri Jashari. Prokuroria shtrin hetimet në Austri
Basri Jashari është një prej miqve kosovarë të familjes Peci. Megjithëse asnjë prej të afërmve të Florijes nuk pranon të dëshmojë identitetin e kosovarëve që janë kujdesur dhe kanë ofruar ndihmë në Austri për të, në dokumentet zyrtare mësohet se Basri Jashari është njëri prej miqve të familjes. Në kartelën shëndetësore të Florije Pecit është pikërisht ai që ka firmosur për përgjegjësinë e marrë në Austri për gjendjen shëndetësore të 23- vjeçares.
E ndërsa ngjarja thuajse ka shokuar tërë opinionin publik, prokuroria shqiptare pritet t’i dërgoje letër- porosi autoriteteve austriake për të kryer veprime hetimore në lidhje me ngjarjen. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije pas veprimeve që do të kryhen në Shqipëri, me marrjen në pyetje të të dëmtuarës dhe të afërmve të saj, hetimet do te shtrihen edhe ne shtetin austriak, ku mendohet se është kryer edhe abuzimi.
Pas mbërritjes së kallëzimit në Prokurorinë e Përgjithshme, dosja ka kaluar në prokurorinë e Tiranës, e cila do të caktojë prokurorin që do të ndërmarrë të gjitha hapat hetimore, përfshire edhe kërkesat dërguar autoriteteve austriake që do të përcillen nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë./tema/kombetare.al
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Mon 18 Feb 2013 - 17:11
se kuptoj se pervec asaj qe ka ndodhur si lajm qe na lind djenja simpatie dhe ngushellimi per vajzen dhe familjen e saj cfare qellimi apo rendesie ka shtjellimi ne detaje ,apo cfare thone soj e sorrollop
deri sa poshte mund te shkojne mediat me qellim shfrytezimin e dhimbjes apo plageve njerezore
dhe pse vazhdoni me postime te tjera
mund te na shpjegoni nje qellim
deri sa poshte mund te shkojne mediat me qellim shfrytezimin e dhimbjes apo plageve njerezore
dhe pse vazhdoni me postime te tjera
mund te na shpjegoni nje qellim
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Mon 18 Feb 2013 - 18:26
Belaa shkruajti:se kuptoj se pervec asaj qe ka ndodhur si lajm qe na lind djenja simpatie dhe ngushellimi per vajzen dhe familjen e saj cfare qellimi apo rendesie ka shtjellimi ne detaje ,apo cfare thone soj e sorrollop
deri sa poshte mund te shkojne mediat me qellim shfrytezimin e dhimbjes apo plageve njerezore
dhe pse vazhdoni me postime te tjera
mund te na shpjegoni nje qellim
Nuk esht fai mendjave , fai esht i ktij vllai qe shkon tek medjat e flet me kan perdhunuar motren ne morg... E ben publike pse? sepse mendon se neper mjet medjas mund te bej dicka por harron qe medja esht ajo qe te shkatrron me shum sepse medias i intereson informacioni jo ndihma per ty.. Kjo esht dicka e shmtuar qe ka ndodh por ska pse ta bejen kshtu ne kte menyr , ka rrug ligjore qemerren me kto gjera lejua ne dor atyre mos dil e bertit neper medja me kan perdhunuar motren ne koma.. Te gjith e dim qe esht nje akt absurd por ja qe ndodhin dhe kto gjera ne kte bot.. Medias i mjafton titulli i informacionit pastaj e shtjellon e e percjell sic do vet ajo..
- EpiKadaWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3107
Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
Vendndodhja : Cteduhetty
Anetaresuar : 13/02/2011
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Mon 18 Feb 2013 - 19:44
Belaa shkruajti:se kuptoj se pervec asaj qe ka ndodhur si lajm qe na lind djenja simpatie dhe ngushellimi per vajzen dhe familjen e saj cfare qellimi apo rendesie ka shtjellimi ne detaje ,apo cfare thone soj e sorrollop
deri sa poshte mund te shkojne mediat me qellim shfrytezimin e dhimbjes apo plageve njerezore
dhe pse vazhdoni me postime te tjera
mund te na shpjegoni nje qellim
Natyrisht qe cdokush shef interesin e tij dhe do te marri nje pjese prej atij skandali , ashtu sikurse Mediat.
Mendoje se dhe ne si Shqipetare , ky lajm na ka tronditur dhe sidomos kur ka vajtur per te gjetur sherim
dhe eshte bere kasaphan atehere kur duhet te kishte kujdesin me te madh , perjeton kete tragjedi .
Ne kete moment , mendoje se familja e tyre , nuk ka nevoje te rrine vetem , sepse eshte nje moment i veshtire dhe pergjate ketyre momenteve , natyrisht njerezit i kalojne me Njerez dhe vdekjet ....
Por nga ajo qe lexova , askush nuk guxon te gjeje nje fjale ngushelluese per kete Drame !
Mendoje se SHTETI SHQIPTAR ose me sakte MEDIA NE KETE RAST KA DETYREN TE DENONCOJE kete FATKEQESI.
Ne fakt , ka qene Gazeta Panorama qe kerkoi informacione ne qendren e Rehabilitimit .....por qe duke njohur natyren gjermane , jam e sigurte qe JANE POLICA TE GJITHE , AGJENTE TE SHTETIT ....dhe cdo informacion qe japin e kane me sensin qe te ta perdorin kunder,,,,,ne nje moment me vone !!
Pra Media , duhet te ngreri ne kembe kete Informacion ......jo vetem ne Shqiperi , por dhe jashte saj , PER TE DENONCUAR DHE PER TE BERE TE MUNDESHME , GJETJEN E ATIJ PERBBINDESHIT , por kjo eshte vetem çeshtje kohe , se ai plehre do gjendet nga DNA e femijes !!!
Dhe familja do perfitoje Ndihme Ekonomike , pikerisht nga ajo qender rehabilitimi .
Mediat duhet te ndihmoje ne Mundesimin e Gjetjes se Perbindeshit dhe gjithashtu nje SHPERBLIMI I DETYRUAR FAMILJES ....ne menyre te atille qe vajza te garantoje rritjen e Femijes !!
Kjo duhet peshuar Mire dhe mediat kane detyre per kete lloje Presioni !
- VizitorVizitor
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Mon 18 Feb 2013 - 20:17
Qe mediat kane interesat etyre kjo eshte evertet po kjo sdo te thote qe ne te justifikojme dhe te quajme keto interesa si qendrim te ndershem ndaj shoqerisEpiKada shkruajti:Belaa shkruajti:se kuptoj se pervec asaj qe ka ndodhur si lajm qe na lind djenja simpatie dhe ngushellimi per vajzen dhe familjen e saj cfare qellimi apo rendesie ka shtjellimi ne detaje ,apo cfare thone soj e sorrollop
deri sa poshte mund te shkojne mediat me qellim shfrytezimin e dhimbjes apo plageve njerezore
dhe pse vazhdoni me postime te tjera
mund te na shpjegoni nje qellim
Natyrisht qe cdokush shef interesin e tij dhe do te marri nje pjese prej atij skandali , ashtu sikurse Mediat.
Mendoje se dhe ne si Shqipetare , ky lajm na ka tronditur dhe sidomos kur ka vajtur per te gjetur sherim
dhe eshte bere kasaphan atehere kur duhet te kishte kujdesin me te madh , perjeton kete tragjedi .
Ne kete moment , mendoje se familja e tyre , nuk ka nevoje te rrine vetem , sepse eshte nje moment i veshtire dhe pergjate ketyre momenteve , natyrisht njerezit i kalojne me Njerez dhe vdekjet ....
Por nga ajo qe lexova , askush nuk guxon te gjeje nje fjale ngushelluese per kete Drame !
Mendoje se SHTETI SHQIPTAR ose me sakte MEDIA NE KETE RAST KA DETYREN TE DENONCOJE kete FATKEQESI.
Ne fakt , ka qene Gazeta Panorama qe kerkoi informacione ne qendren e Rehabilitimit .....por qe duke njohur natyren gjermane , jam e sigurte qe JANE POLICA TE GJITHE , AGJENTE TE SHTETIT ....dhe cdo informacion qe japin e kane me sensin qe te ta perdorin kunder,,,,,ne nje moment me vone !!
Pra Media , duhet te ngreri ne kembe kete Informacion ......jo vetem ne Shqiperi , por dhe jashte saj , PER TE DENONCUAR DHE PER TE BERE TE MUNDESHME , GJETJEN E ATIJ PERBBINDESHIT , por kjo eshte vetem çeshtje kohe , se ai plehre do gjendet nga DNA e femijes !!!
Dhe familja do perfitoje Ndihme Ekonomike , pikerisht nga ajo qender rehabilitimi .
Mediat duhet te ndihmoje ne Mundesimin e Gjetjes se Perbindeshit dhe gjithashtu nje SHPERBLIMI I DETYRUAR FAMILJES ....ne menyre te atille qe vajza te garantoje rritjen e Femijes !!
Kjo duhet peshuar Mire dhe mediat kane detyre per kete lloje Presioni !
Eshte e vertet se familja ka nevoje per njerez per te aferm,per gjithe shoqerin por ne asnje menyre ska nevoje qe dikush te shfrytezoj dhimbjen e saj nga mediat dhe aq me teper ska nevoje qe nje kamera ti ndjek nga pas dhe nje mikrofon te jete i pranushem kudo
Detyra e mediave eshte te percjellin ngjarjen sa me sakte te te gjithe te informojne pa salce pa kthyer nje ngjarje te tille ne shou dhe te ndihmoj, po duke informuar vazhdimisht cfare bejne organet perkatese per zbarrdhjen e ngjarjes
p.s. belaa nqs e kuptoj drejt e ka fjalen per postimet ketu dhe per mendimin tim postimi vazhdimisht i kesaj teme ketu te vetmes gje qe i sherben pervec ritjes se numrit te postimeve te antarit qe e ka sjelle thjesht mund te largoj kureshtjen e dikujt qe i pelqen te lexoj tema te tilla
- EpiKadaWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3107
Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
Vendndodhja : Cteduhetty
Anetaresuar : 13/02/2011
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Mon 18 Feb 2013 - 20:25
Mendoje se media ka dhe nje detyre PUBLIKE te denoncoje !
Ne kete rast them SHQIPERIA DENONCON se futet Shteti ne kete mes!
Si kam thene pak me siper , ekzagjerimi perben dhe nje thelb te interesit .
Por tregon dhe Tragjedine Familjare ...ftone per te reflektuar dhe per te reaguar ndaj kesaj tronditje !
Nqs do shtoja dhe dicka tjeter : ky lajm u be publik nga vete familja .
Mendoje se deri diku , ka dashur Familja ta publikoje dhe ti japi ze ketij Denoncimi ...
Nje zgjedhje qe eshte e konsiderueshme .
Perderisa hapet dhe si teme , natyrisht do flitet rreth saj dhe rreth asaj tragjedie .
Shkrimi i mban PLAGET HAPUR dhe na i lejon ti kemi te fresketa perhere ...si sot , por dhe neser.
Gjithashtu Mesimi ...sikurse Otranto dhe Tragjedi te tjera shqipetare .
Ky eshte Sensi i diskutimit dhe jo perfitimi per diskutim ndaj nje Tragjedie .

Mon 18 Feb 2013 - 21:34
Belaa shkruajti:se kuptoj se pervec asaj qe ka ndodhur si lajm qe na lind djenja simpatie dhe ngushellimi per vajzen dhe familjen e saj cfare qellimi apo rendesie ka shtjellimi ne detaje ,apo cfare thone soj e sorrollop
deri sa poshte mund te shkojne mediat me qellim shfrytezimin e dhimbjes apo plageve njerezore
Bela sa per mediat deri diku ke te drejte por jo plotesisht sepse pa pasur nderhyrjen e saj ne ceshtje si kjo askush se luan rendit per te verifikuar e me pas per te denoncuar autorin e kesaj tragjedie te vajzes ne fjale..Pra nga njera ane eshte ndoshta e vetmja menyre per te gjetur te drejten e tyre familja dhe vajza,, e qe shteti te mbaj pergjegjesite e tij perkatese e te reagoje..
dhe pse vazhdoni me postime te tjera
mund te na shpjegoni nje qellim
E marr me mend se po te ishte ne doren tuaj do preferonit te mbyllej fare dhe forumi ahaha,kshu njecik me humor kete sepse sle vend per tu diskutuar dicka me shume...Por te pakten per aq mund e kohe qe harxhoj nga e perditshmja ime mos ma beni haram e mua qe ju sjell tema per te debatuar dicka te hajrit dhe serioze,nese keto ju bezdisin ju fare thjeshte keni e zgjedhje te tjera ,,,Flm per mirekuptimin
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Tue 19 Feb 2013 - 0:21
E marr me mend se po te ishte ne doren tuaj do preferonit te mbyllej fare dhe forumi ahaha,kshu njecik me humor kete sepse sle vend per tu diskutuar dicka me shume...Por te pakten per aq mund e kohe qe harxhoj nga e perditshmja ime mos ma beni haram e mua qe ju sjell tema per te debatuar dicka te hajrit dhe serioze,nese keto ju bezdisin ju fare thjeshte keni e zgjedhje te tjera ,,,Flm per mirekuptimin [/quote]
Nuk dua ta marr apsolutisht ironike pergjigjen tende qe forumi te mbyllej perkundrazi i uroj jete gjatesi.
Haram nuk ta ben njeri punen qe ben po kjo teme esht folur kaq shume kaq, shume ketu sa momente momente ke 'frike'se vetem ate do lexojm.Dhe e fundit perderisa futem ketu do te thote qe i eleminoj zgjedhjet e tjera ...Flm edhe ty
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Tue 19 Feb 2013 - 0:41
Belaa shkruajti:
Nuk dua ta marr apsolutisht ironike pergjigjen tende qe forumi te mbyllej perkundrazi i uroj jete gjatesi.
Haram nuk ta ben njeri punen qe ben po kjo teme esht folur kaq shume kaq, shume ketu sa momente momente ke 'frike'se vetem ate do lexojm.Dhe e fundit perderisa futem ketu do te thote qe i eleminoj zgjedhjet e tjera ...Flm edhe ty
Bela te kuptoj shume mire cdo te thuash por po ngaterrohesh pak sepse ndoshta e kane debatuar kete teme shume ne forume te tjera ku ben pjese edhe te eshte dukur se e kemi debatuar ne,,,,Une sdi te kemi debatuar shume rreth temes pervec dy tre komenteve qe kemi bere se me shume kemi sjell lajmin si lajm e asnje debat..Gjithsesi nuk ka dicka per frike ketu thjeshte e pranoj si nje koment tendin rreth temes....
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Wed 20 Feb 2013 - 14:31
Florije Peçi: “Do e mbaj fëmijën, shpresoj të jetë vajzë”
Duket se pas rikuperimit të kujtesës, e mbijetuara e aksidentit të Himarës, Florije Peçi ka shprehur dëshirën për ta mbajtur fëmijën I cili është product I abuzimit me të gjatë kohës së rikuperimit në Austri. “Dua që ta mbaj fëmijën. Mendjen ma mbushën motrat dhe shoqet. Edhe pse ai s’do të jetë i bukur si Uesli (nipi i 22 vjeçares), unë përsëri do ta dua. Dëshiroj të jetë vajzë se ato janë më të mira se sa djemtë”., është shprehur ajo në një intervistë mediatike.
Fillimisht familjarët donin që ajo të abortonte por kërkesa e tyre për abort është mohuar nga mjekët pasi në të kundërt do të rrezikonte seriozisht jetën. Edhe e motra e Flories tashmë e mbështet vendimin për të mbajtur fëmijën.
“Kemi vendosur që ta mbajmë fëmijën. Ai nuk ka faj për atë që ka ndodhur. Ne do ta duam dhe do t’i falim dashurinë që ai do të ketë nevojë. Do të kujdesemi maksimalisht për vogëlushin që pritet të vijë në jetë. Nuk mund të mbajmë përsipër fajin për të vrarë një fëmijë. Kërkojmë që të shkojmë në shtëpi. Kemi më shumë se një muaj që qëndrojmë këtu dhe nuk na thonë asgjë. Florija është e lodhur dhe ka nevojë të pushojë në shtëpi. Për një kohë të gjatë ka qëndruar larg familjes dhe tashmë është koha të kthehet pranë saj. Një nga këto ditë presim që të shkojmë në shtëpi. Do të bisedojmë me mjekët, dhe nëse na lejojnë, do të dalim nga këtu”, është shprehur e motra, Erida për mediat./alb-observer.com.

- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Wed 20 Feb 2013 - 23:10
Nuk kam koment per te dhene ne lidhje me kete tem, me vjen keq per familjen e saj e aq me teper per vajzen... Shpresoj te gjendet personi qe ka kryer kete veprim makaber ...
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Në fshatin e Florije Peçit, të tmerruar nga shtatzënia e saj
Thu 21 Feb 2013 - 17:53
Dëshmia shokuese e Florie Pecit: “Fëmijën ma bënë mjekët me gjilpërë”
Dëshmia e Florie Pecit në Prokurorin e Tirans ka shokuar sërish opinionin publik. E dëmtuara e tragjedisë së Himarës ka deklaruar dje se fëmijën ia kanë bërë mjekët me gjilpërë. Dhe pse e mbijetuara ka probleme me kujtesën dhe është e errët në disa raste ka rrëfyer dhe disa detaje nga ngjarjet e jetës së saj, por në shumë raste është e paqartë.
Mësohet se më vonë Prokuroria ka marrë në pyetje të vëllain dhe të motrën të cilët kanë thënë se gjithçka nisi më 16 janar. Barku i Florie Pecit ishte rritur më shumë seç duhej dhe kjo e detyroi të vëllain të dërgonte në spital, nga ku morën vesh dhe për shtatzaninë. E motra deklaron se abuzimi me të mund të jetë kryer në ambientet e spitalit në Austri, nga personeli ose nga pacientët, pasi këto të fundit nuk kanë qenë në gjendjen e Florijes, pasi ajo e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës atë.
Ndërkohë hetimet kanë nisur si nga pala jone dhe nga autoritetet e Austrisë, pasi rasti në fjalë është quajtur një skandal dhe ka bërë bujë dhe në disa media austriake./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi