Nora joshet nga veshjet e Joni Peçit
Sun 11 Apr 2010 - 2:00
Edhe pse në të shumtën e rasteve, këngëtaret tona janë kritikuar me të madhe për mungesë stili, deri diku kritikuesit kanë pasur dhe të drejtë, pasi shumica prej tyre janë kopje e njëra-tjetrës apo dhe të estradës më gjerë.
Edhe pse në të shumtën e rasteve, këngëtaret tona janë kritikuar me të madhe për mungesë stili, deri diku kritikuesit kanë pasur dhe të drejtë, pasi shumica prej tyre janë kopje e njëra-tjetrës apo dhe të estradës më gjerë. Si duket e kanë shumë të vështirë krijimin e një stili të tyre ose angazhimin e ndonjë stilisti.
Në këtë mënyrë edhe këngëtaret do të duken më bukur dhe më ndryshe, kurse në anën tjetër stilistët do të kenë më shumë punë dhe angazhim. Me pak harxhime dëshirojnë të duken bukur! Një ndër stilistët e preferuar, kohëve të fundit është edhe Joni Peçi.
Kampanjat e realizuara nga “Joni Peçi Grup”, si duket kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm. Veshjet e krijuara nga Joni kanë zënë vend edhe në estradën kosovare. Një këngëtare që ka pëlqyer këto veshje është edhe Nora Istrefi.
Nuk dihet nëse Nora e ka blerë të njëjtën apo kreatorja, e cila kujdeset për veshjet e këngëtares, e ka kopjuar të njëjtën veshje nga stilisti shqiptar?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi