Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë  Empty “Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë

Sun 28 Jul 2013 - 15:21
  • Prokuroria e qytetit Wels në Austri ajo që po vazhdon të kërkojë të vërtetën në lidhje me ngjarjen.

“Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë  352090f0-4d50-48ee-b887-66609d5b4e1d---0-
Prokuroria shqiptare ka transferuar në Austri procedimin penal të hapur në lidhje me dyshimet për përdhunimin e Florije Peçit, studentes së mbijetuar nga tragjedia e Himarës, e cila u mjekua jashtë vendit për disa muaj me radhë. Këtë javë, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar procedurën e transferimit të procedimit penal në Austri, pasi rezulton se ngjarja apo rrethana të lidhura me objektin e hetimit nuk kanë ndodhur në Shqipëri. Pak ditë pas dërgimit të analizës së ADN-së së vajzës që lindi Florije Peçi në një maternitet në Tiranë, organi i akuzës ka transferuar edhe dosjen e plotë të ngjarjes në drejtim të Austrisë. “Nga hetimet e kryera në Shqipëri për më se 6 muaj, rezultoi se ngjarja nuk ka ndodhur në vendin tonë. Edhe personat e dyshuar se kanë pasur marrëdhënie me vajzën e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, nuk ndodhen në Shqipëri. Për këtë arsye është vendosur transferimi i procedimit penal në Austri”, thanë burimet nga hetimi. Sipas tyre, kjo procedurë do t’i lejojë autoritetet austriake që të përdorin në hetimin e tyre provat e mbledhura nga Prokuroria shqiptare gjatë hetimeve që janë kryer në vendin tonë. Pas mbylljes së procedurave të hetimit në Shqipëri, është Prokuroria e qytetit Wels në Austri ajo që po vazhdon të kërkojë të vërtetën në lidhje me ngjarjen. Sipas të dhënave nga Prokuroria shqiptare, analizat e ADN-së së fëmijës që lindi Florije Peçi më 4 qershor 2013 në Tiranë, pritet të krahasohen me tre persona të dyshuar si baballarë të mundshëm në Austri. Të dyshuarit janë persona që kanë pasur kontakt me studenten gjatë mjekimit dhe qëndrimit të saj në Austri.
HETIMET
Edhe pse është provuar se marrëdhënia seksuale nga e cila u ngjiz vajza e Florije Peçit nuk ka ndodhur në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës gjatë hetimit të saj siguroi prova të rëndësishme. Me anë të një ekspertize të kryer në Tiranë, u mundësua saktësimi i datave kur ka mbetur shtatzënë studentja e mbijetuar nga tragjedia e Himarës. Sipas mjekëve shqiptarë, shtatzënia e të aksidentuarës në Himarë ka ndodhur mes datave 24- 26 shtator 2012, kohë e cila përkon me qëndrimin e saj në Austri. Është fakt i ditur botërisht se studentja përfundoi mjekimin dhe riaftësimin dhe u kthye në Shqipëri më 11 tetor 2012. Pikërisht pas kthimit në Shqipëri, ajo pati probleme shëndetësore dhe ekzaminimet zbuluan më pas shtatzëninë e saj. Veç përcaktimit të kohës së mbetjes shtatzënë, Prokuroria shqiptare priti lindjen e fëmijës dhe realizoi analizën e ADN-së së vajzës. Krahasimi i personave të dyshuar me këtë ADN konsiderohet si mënyra e vetme për të gjetur babain e fëmijës së studentes së mbijetuar nga aksidenti i Himarës. Në dosjen e dërguar së fundi në Austri nga Prokuroria shqiptare, ndodhen edhe dëshmitë e të afërmve të Florije Peçit, të cilët japin detaje në lidhje me qëndrimin e saj në Austri. Pas hapjes së hetimeve në lidhje me skandalin, zëdhënësi i prokurorisë së Wels-it në Austri, Christian Humber, në shkurt 2013 pati thënë se Ambasada shqiptare në Vjenë ka kërkuar hetim për ngjarjen. Humber pati shprehur dyshimet se përdhunimi i studentes nuk kishte ndodhur në Austri.Burimi: Panorama
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë  Empty Re: “Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë

Tue 7 Jan 2014 - 19:37
Zbulohen 3 të dyshuarit për abuzimin seksual të Florie Peçit



“Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë  FLORIJE-PECI-OK_7
Sipas burimeve zyrtare, bëhet me dije se autoritetet austriake janë duke vijuar hetimet, për të zbuluar identitetet e personave që abuzuan seksualisht me 23-vjeçaren që mbijetoi në tragjedinë e Himarës.

Abuzimi seksual i saj ndodhi pikërisht në kohën kur vajza ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Austri. E megjithatë, ende po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e implikuar në këtë ngjarje të papranueshme nga opinioni publik dhe jo vetëm.

Familjarët e të abuzuarës, herë pas here kontaktojnë me Prokurorinë e Tiranës, për të marrë një përgjigje në lidhje me procesin e hetimeve. E vetmja përgjigje që marrin, është se nuk kanë mundur të gjejnë abuzuesin dhe se hetimet po vazhdojnë. Ata kërkojnë me ngulm zbardhjen e së vërtetës. Duan të dinë se kush është personi që solli në jetë Gladielën, e cila tashmë është pranuar me dashuri nga pjesëtarët e familjes duke u bërë pjesë e tyre. Vogëlushja gëzon shëndet të plotë dhe rritet dita-ditës.

Hetimet

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se autoritetet austriake, po vazhdojnë hetimet dhe si të dyshuar kryesorë janë tre personat që kanë qenë pranë Florije Pecit, gjatë kurimit në spital.

Hetuesit kanë futur në rrethin e të dyshuarve mjekun e 23-vjeçares, rojën e spitalit dhe pastruesin. Prokuroria shqiptare ka kërkuar informacione herë pas here, për ecurinë e hetimeve nga homologët austriakë, por e vetmja përgjigje ka ardhur para katër muajsh.

Hetuesit e huaj thonë se Peci është abuzuar seksualisht në qendrën e rehabilitimit në Austri. Prokuroria e Tiranës ka marrë mostra gjaku të vajzës dhe nënës, për t’u bërë analizat e ADN-së bën me dije e përditshmja "SHQIP".

Ndonëse u bënë shumë muaj nga dalja e analizave, prokuroria austriake nuk ka mundur që të bëjë asgjë. Burimet nga autoritetet shqiptare bëjnë me dije se kanë pak të dhëna në lidhje me çështjen.

Autoritetet shqiptare thonë se i kanë dërguar dosjen e plotë me të gjitha të dhënat e nevojshme, që do të ndihmonin hetuesit për identifikimin e personit që abuzoi me 23-vjeçaren. E megjithatë, nuk ka asnjë informacion për ecurinë e procesit.

Autoritete austriake kanë bërë me dije se për përdhunimin e saj dyshohen tre persona, mjeku, roja dhe pastruesi.

/Shekulli Online/S.H./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë  Empty Re: “Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë

Wed 8 Jan 2014 - 17:07
"Autoritete austriake kanë bërë me dije se për përdhunimin e saj dyshohen tre persona, mjeku, roja dhe pastruesi."

Perdhunimi denohet me vdekje.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë  Empty Re: “Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë

Wed 8 Jan 2014 - 21:25
Ku ne Austri?

Mua pse me duket se rezultatet kane dale e perdhunuesi eshte kuptuar nga autoritetet atje por qe po mundohen ta vonojne pak me shume kete per mos u marr vesh kush eshte personi..Ndoshta sepse personi ne fjale ka peshe shume atje..!
Sidoqofte mund edhe te gaboj!!!
Sponsored content

“Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë  Empty Re: “Përdhunimi” i Florije Pecit, tre austriakë nën akuzë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi