Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Denimi i Arid Ukes dhe terrorizmi pa kufij  Empty Denimi i Arid Ukes dhe terrorizmi pa kufij

Thu 16 Feb 2012 - 1:18
Denimi i Arid Ukes dhe terrorizmi pa kufij  ImagesShumë njerëz në Kosovë thonë se vendi duhet të rrisë vigjilencën e tij për të penguar veprime terrorizmiReagimet ndaj vendimit për shtetasin gjerman të lindur në Kosovë Arid Uka, 22 vjeç, për vrasjen e dy ushtarëve të SHBA që niseshin për në Afganistan në aeroportin e Frankfurtit vitin e kaluar, ka qenë jashtëzakonisht mbështetës. Shumë njerëz në Kosovë thonë se vendi duhet të rrisë vigjilencën e tij për të penguar veprime të tilla terrorizmi.
Uka, i cili lindi në qytetin etnikisht të ndarë të Mitrovicës në veri të Kosovës, por u rrit në Gjermani, u kërkoi ndjesë familjeve të viktimave këtë verë, duke thënë se ishte ndikuar nga propaganda islamike në internet përpara sulmit të tij të 2 marsit ndaj një autobuzi të Forcave Ajrore të SHBA-së. "Ajo që bëra ishte gabim, por nuk mund t'a zhbëj atë që bëra," tha ai më 31 gusht në një deklaratë pasi u lexua padia në gjyqin e tij në një gjykatë të lartë shtetërore në Frankfurt. Uka u dënua me burgim të përjetshëm të premten (19 shkurt).
Gjykata në Frankfurt e shpalli fajtor për dy akuza vrasje. Ai u gjet gjithashtu fajtor për tre akuza përpjekjesh për vrasje e dëmtim trupor të rëndë për plagosjen e dy punonjësve të tjerë të shërbimit dhe vendosjen në shënjestër të një të treti përpara sesa pistoleta 9 mm e tij u bllokua. "Jam i kënaqur. Jam në paqe. Eshtë hequr një peshë e madhe nga supet," tha Xho Alden, vëllai i viktimës Nikolas Alden në sallën e gjykatës pas dënimit të së premtes, sipas Fox News. Nexhmije Hasani-Gashi, kreu i Nismës Dialogu Ndër-Fetare në Kosovë, një OJQ vendase në Prizren, tha se ka një mesazh nga ky veprim. "Terrorizmi nuk ka kufij -- ai është pjesë edhe e vendeve më të vogla. Ky veprim nuk do të ketë ndonjë pasojë në marrëdhëniet [e Kosovës] me SHBA, [as] në qëndrimin e njerëzve këtu, por më shumë masa duhen marë për të luftuar fondamentalizmin brenda Kosovës," thotë Hasani-Gashi.
"Eshtë keq të dëgjosh se një patriot i yti vret njerëz të pafajshëm spsee mund të ishte motivuar nga propaganda. Pjesa më absurde është se këta ushtarë amerikanë kanë kontribuar në paqen e Kosovës sot", deklaroi Bajraktari. "Institucionet duhet të shohin për të parandaluar veprime të tilla", u shpreh Sahit Krasniqi, 66 vjeç, një polic në pension nga Prishtina.
Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Terrorizmin në Vende më 2010 tha se Kosova ka bërë përparim në luftën e saj kundër terroristëve, por duhet edhe më shumë. Ndërsa Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës është ende duke zhvilluar aftësinë e saj për të kryer operacione të efektshëm kundër terrorizmit, është e nevojshme që të ketë bashkëpunim e bashkërendim të efektshëm mes departamenteve brenda policisë së Kosovës, vuri në dukje raporti. (SETimes)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi