Ja vendi ku burrat luftojnë për të drejtat e tyre
Fri 17 Feb 2012 - 2:01
Një lëvizje për të drejtat e burrave po lind në shtetin e vogël kodrinor të Indisë, Meghalaya, ku një sistem matriarkal është në fuqi prej kohësh. Në këtë vend gruaja luan rolin kryesor në shoqëri bile mbiemrat dhe pasuritë kalojnë nga nëna tek bija dhe jo nga babai tek biri
Sipas BBC, intelektualët që po udhëheqin lëvizjen për të drejtat e burrave nuk kanë ndërmend që të rrëzojnë autoritetin e femrave, por të ngrihen aty ku janë femrat. Keith Pariat, që udhëheq këtë lëvizje, ka dalë kundër traditave dhe ka ruajtur mbiemrin e babait. Pariat numëron shumë raste të superioritetit femëror. Për shembull me gjuhën që përdoret aty. “Fjala pemë është mashkullore, kur bëhet pyll, ajo bëhet femërore në gjini. Çdo gjë që është e vlefshme, bëhet femërore në gjini.”
“Shko në spital do shohësh që kur lind një femër, shpërthen gëzimi nga familja jashtë. Nëse lind një djalë, nëna thotë: ‘E pranojmë si të drejtë atë që na jep Zoti’.”-shprehet ai.
Gazetari i BBC viziton një familje për të parë si është realiteti. Aty takon 42 vjeçaren Mary, që jeton në shtëpinë e saj me prindërit. Burri i saj, 36 vjeçari Alfred, jeton me ta sipas zakonit dhe ka mbiemrin e saj.
Mary thotë se gratë nuk u besojnë dot meshkujve që tu lënë paratë, ndaj i kontrollojnë vetë. Alfredi gjatë gjithë kohës thjesht buzëqesh në mënyrë të turpshme. Madje në fund gazetari e pyet Alfredin se si i duket sistemi matriarchal dhe në vend të tij përgjigjet e shoqja duke thënë se i pëlqen.
Në fakt burrat e kanë provuar edhe njëherë në vitet 60 për të rrëzuar sistemin por nuk ia kanë arritur dot.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi