Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cfare do sakrifikonin burrat per dashnoret e tyre Empty Cfare do sakrifikonin burrat per dashnoret e tyre

Wed 24 Apr 2013 - 22:34
Cfare do sakrifikonin burrat per dashnoret e tyre BashkeshortiBurrat jobesnikë janë të gatshëm të heqin dorë prej shumë gjërave për shkak të dashnores së tyre, tregoi një hulumtim.

Anketa, të cilën në pothuajse njëmijë burra e zbatoi internet faqja për bashkimin e çifteve IllicitEncointers, tregoi se burrat jobesnikë janë të gatshëm të heqin dorë nga hobit e preferuar, paratë, pushimet vjetore për shkak të dashnores së tyre.

Gjashtëmbëdhjetë për qind prej tyre kanë deklaruar se më shumë do të donin të kishin dashnore, sesa të blejnë automjet.

Pesëmbëdhjetë për qind e tyre pa pikë ndërgjegje do ta anulonin rregullimin e shtëpisë, në të cilën jetojnë me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa një për qindje e njëjtë e tyre do t'i sakrifikonin edhe biletat e paguara për ngjarje sportive, madje edhe për ndeshjen e preferuar në futboll.

Njëmbëdhjetë për qind e të anketuarve e kanë pranuar se për shkak të dashnores do të hiqnin dorë nga anëtarësimi në palestër, dhjetë për qind nga blerja e celularit të ri, ndërsa ka edhe të tillë të cilët më parë do të hiqnin dorë edhe nga pushimi vjetor sesa nga dashnorja dhe ata janë gjashtë për qind.

Hulumtimi tregon se një e katërta e burrave janë të gatshëm të kursejnë para me atë që heqin dorë nga daljet me bashkëshorten, vetëm nëse ato para do të mund t'i shfrytëzonin për të dalë ose udhëtuar me dashnoren.mtv.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi