Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Starton Big Brother Empty Starton Big Brother

Sat 18 Feb 2012 - 12:56
Big Brother rikthehet në ekranin e Top Channel nga e shtuna mbrëma. Një grup njerëzish nga Shqipëria, por edhe trevat shqipfolëse do të jenë protagonistët e edicionit të pestë të këtij “reality shoë” që do të tregojë për publikun gjithçka ndodh brenda shtëpisë 24 orë në 24.


Mosha e një pjese të konkurentëve këtë vit do të jetë më e madhe. Si do të jenë marrëdhëniet mes tyre? Do të lidhen miqësi, dashuri? Do të krijohen armiqësi? A do të ketë një lider brenda shtëpisë? Cili do të jetë më i forti?

Prezantuese e mbrëmjes së spektaklit: Arbana Osmani. Cdo të shtunë me surpriza, kandidime dhe eliminime.

Nga e hëna në të shtunë në çdo pasdite përmbledhjet ditore me ngjarjet më të rëndësishme të ditës.

Dy javë pas natës së parë rikthehet Fan Club, ku me të ftuar të eleminiuarit, por edhe familjarë e gazetarë do të diskutohet gjithçka rreth lojës. Prezantuese e Fan Club: Albana Osmani.

Për ata që duan të ndjekin aventurat e konkurentëve pa humbur as edhe një minutë, në Digitalb do të mund të ndiqet gjithçka live 24 orë në 24 nëpërmjet kanaleve Big Brother 1 dhe 2, pas javes së parë të spektaklit nëpërmjet abonimit Gold.

Gjithçka është gati, mbetet vetëm të ndiqet. Big Brother nga e shtuna nis të vëzhgojë!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Starton Big Brother Empty Re: Starton Big Brother

Sun 19 Feb 2012 - 13:49
Starton Big Brother Big_brother_albaniaZbulohet konkurrenti i parë i “Big Brother 5”, surprizat e rregullorja e re e spektaklit

Të gjitha detajet e reality show-t, sa do zgjasë, si do jetë shtëpia dhe rregullorja e re për banorët.
Sonte në darkë fillon edicioni i pestë i “Big Brother Albania”, një reality show i shumëpritur nga mbarë audienca shqipfolëse, meqë edhe vetë ky format ka bërë pjesëmarrës të tij shqiptarë me banim në Shqipëri dhe në çdo cep të botës ku ata jetojnë. Pas audicionesh të gjata, ku në duart e jurive kanë kaluar me mijëra aplikues, sonte do të shohim se si janë të përzgjedhurit e tyre dhe nëse shija e tyre do të përkojë me atë të publikut, si një nga kriteret bazë që ky spaktakël të ndiqet masivisht dhe të quhet i suksesshëm. Të jesh karizmatik para publikut dhe t’u përcjellësh atyre qenien tënde të vërtetë dhe pa shtirje, të shoqëruar me bagazhin tënd jetësor, është çelësi i suksesit për t’u pranuar dhe votuar nga teleshikuesit. Sonte në darkë do të fillojmë të krijojmë një ide nga prezantimet e tyre.

Pjesëmarrësit, nga 18 në 55 vjeç
Meqë ky format ka kaq popullaritet në Shqipëri, stafi i programit ka menduar të zgjerojë kufijtë minimalë dhe maksimalë të moshës së pjesëmarrësve, në mënyrë që aty të gjejë veten çdo moshë. Në bisedat e banorëve mund ta gjejë vetën një adoleshent, një 30-vjeçar apo edhe një 55-vjeçar. Ndërkaq mbetet për t’u parë se si do të përshtaten në bashkëjetesë me njëri- tjetrin këto mosha kaq të largëta, ndonëse e dimë mirë sa e vështirë është marrëdhënia mes brezave edhe brenda një familjeje madje. Autori i programit, Rezart Aga, pohon se kjo zgjedhje ka qenë e qëllimshme në mënyrë që edhe spektri i problematikave, dëshirave, pritshmërive që kanë këta konkurrentë, të jetë sa më i larmishëm dhe interesant. Sonte pritet që të fillojnë garën rreth 15-16 konkurrentë, të cilët vijnë nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia, por ndonjërit prej tyre i është dashur të marrë më shumë se një avion për të qenë pjesë e këtij formati kaq popullor.

Asnjëri nuk do jetë konkurrent zyrtar
Ashtu siç thamë më lart në shkrim, pavarësisht se juria që përzgjedh konkurrentët e “Big Brother” ka treguar se bëri përzgjedhjet e duhura në katër edicionet e kaluara, sërish në këtë format asgjë nuk ka siguri. Ka të rinj, të cilët mund të jenë mahnitës në prezantimet e tyre, ndërkohë që në jetën brenda shtëpisë mund të na shfaqen shumë bosh dhe monotonë, gjë që ky format nuk e toleron. Për këtë arsye, autori i programit Aga na rrëfen se është menduar që asnjëri prej banorëve të mos shpallet menjëherë zyrtarisht konkurrent. Stafi i “Big Brother” ia ka lënë në dorë këtë përzgjedhje një jurie të stërmadhe që është publiku, sepse në fund të fundit gjithçka bëhet për të argëtuar dhe kënaqur ata. Pra, do të jetë vetë publiku, i cili me votën e tij do të thotë se kë do të lërë në shtëpi e kë dëshiron ta nxjerrë jashtë. Vetëm kështu mund të mbeten në ekranet tona ata që kanë kualitete për ta përballuar këtë program i cili, për hir të së vërtetës, nuk është edhe aq i lehtë për protagonistët e tij.

Një shtëpi ekzotike, por edhe qoshëza intime
Si çdo vit, përveç konkurrentëve, një kuriozitet më vete do të jetë edhe shtëpia, e cila ndryshon gjithmonë. Sivjet është menduar të krijohet një ambient shumë ekzotik për banorët. Gjithçka do të jetë e zbukuruar me palma, me punime guri, druri dhe metali. Dhe një lajm interesant është se kësaj here në shtëpi do të ketë më shumë vende intime, ku të rinjtë pjesëmarrës, sidomos ata që mund të krijojnë ndonjë lidhje brenda shtëpisë, të mund të rrinë në intimitetin e tyre. Shtëpia do të ketë shumë ambiente, të cilat banorët dhe publiku bashkë me ta, do të mund t’i zbulojë javë pas jave. Flitet që do të ketë ambiente shumë të bukura. Por kujdes!… thuhet se mund të ketë edhe ndonjë vend që konkurrentët nuk do kenë aspak dëshirë të qëndrojnë. Por dihet se shumë gjëra nuk varen prej tyre, por prej rregullave që vendos “Vëllai i Madh”.

Emrat e çuditshëm që u përfolën? Autori Aga: Asgjë nuk është e vërtetë
Duke qenë një format kaq i ndjekur, patjetër që ende pa filluar, njerëzit nisin e hamendësojnë mbi konkurrentët e mundshëm e kështu lakohen lloj-lloj emrash e profilesh si banorët më të rinj të “Big Brother”. Por ja ku jemi, vetëm disa orë para fillimit të spektaklit dhe kemi pyetur vetë autorin për të mësuar më shumë. Pra, a do jetë pjesë e “Big Brother 5” Lekë Plepi, Hermes Nika dhe një aktor i filmave porno? Aga: “Të gjitha janë legjenda dhe trillime koti. Nuk ka qenë fare në idenë tonë të sjellim në ekranë personazhe të tilla. Kemi kërkuar që të gjejmë individë me karakteristika dhe me histori jete, ku shumë prej nesh të gjejnë veten”, përfundon ai.

Ermal Merdani, djali që falë kurorës është mësuar me vëmendje mediatike
Ai do të ketë një hajmali me vete që shpreson shumë t’i sjellë fat, pikërisht varësja me ikonën e Shën Mërisë. Kjo varëse i solli fat edhe para dy vitesh, kur u shpall mister, dhe nuk do të kishte dyshime pasi zotëron sharmin dhe buzëqeshjen e një mashkulli jo si gjithë të tjerët. Ermal Merdani, “Mister Albania 2010” i shpallur në spektaklin e Vera Grabockës, pas dy vitesh fitore të kurorës ka vendosur të marrë pjesë në një sfidë tjetër, që do të jetë pikërisht loja në “Big Brother 5” që nis me natën e parë të spektaklit për këtë edicion, në ekranin e “Top Channel”. Burime konfidenciale kanë përmenduar emrin e misterit më të fundit shqiptar, që është pranuar të bëhet pjesë e kësaj loje. Me përmendjen e emrit të tij, natyrisht që kanë filluar dhe komentet e para, se si do ta përfaqësojë veten dhe si do të luajë Ermali në këtë “reality”, që edhe edicionet e mëparshme kanë vërtetuar se fiton ai që di të luajë në mënyrën më të paparashikueshme. Idenë për të marrë pjesë në një reality show, ai e ka shprehur që pas shpalljes mister duke pohuar se: “Jam tip aktiv, më pëlqen debati dhe ia vlen që njerëzit të më përjetojnë live”. Ndërkohë, nuk dimë nëse vendimi për të marrë pjesë në një show të tillë mund të jetë marrë nga ai me qëllimin për t’i hyrë botës së televizionit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i angazhuar në disa sfilata mode, ndonëse në të shkuarën nuk ka pasur asnjë lidhje me modën.

Kush është Ermal Merdani
Kur konkurroi në “Mister Albania”, ai u komentua shumë për buzëqeshjen unike, shumë e domosdoshme për një mister. Por nuk e dimë se sa i i buzëqeshur do të jetë ai në përballje me intrigat dhe lojën brenda BB. Po kush është Ermal Merdani? Ai ka lindur në Memaliaj dhe jeton prej shumë vitesh në Tiranë. Studimet i ka përfunduar për Gjermanisht dhe është diplomuar si Specialist-Kontabël. Ka jetuar për disa kohë në Gjermani, ndërkohë që punon si stilist flokësh në sallonin e tij në Tiranë, duke qenë se është pjesë e stafit të një qendre për artin bashkëkohor, me të cilën organizon aktivitete të ndryshme artistike. Vitin e kaluar, ai filloi studimet për Shkenca Politike, pasi e ka shprehur që përveç artit dhe së bukurës, i interesojnë në përgjithësi shkencat sociale. Ndërsa në përshkrimin që i ka bërë tipit të tij, ka pohuar se: “Tek vetja vlerësoj pozitivitetin dhe optimizmin që më karakterizon, të qenët një tip i hapur dhe pa komplekse, gjë që bën që njerëzit të më afrohen shumë shpejt dhe të kenë besim tek unë”. Gjithashtu ai nuk ka ngurruar të zbulojë anën tjetër të medaljes, që është kokëfortë dhe shumë këmbëngulës nëse do të arrijë diçka. Gjatë garës së misterit, për shkak të mbiemrit, pati thashetheme se ai ishte djali i këngëtarit Sherif Merdani, gjë që nuk ishte e vërtetë.
Starton Big Brother Ermali-3Çfarë mendon ai për femrat
Kohët e fundit, Ermali ka qenë i punësuar si menaxher i një lokali të njohur nate dhe natyrisht që ka pasur vëmendjen e shumë femrave në jetën e natës. “Për mua, femra vetë si qenie është diçka e bukur dhe çdo vajzë është e bukur në mënyrën e vet”, u shpreh ai në intervista të ndryshme, pasi fitoi kurorën e misterit. Si një personazh i intervistuar më parë, disa sekrete për femrat i ka zbuluar më herët. “Partnerja ideale do të ishte ajo femër e cila do të arrinte të më bënte ta imagjinoja veten pranë saj edhe pas 50 vjetësh”, ka pohuar ai. Ndërkohë që në lidhje me faktin nëse është ai që i ngacmon vajzat apo janë ato që shkojnë pas tij, ai ka pohuar se: “E kam humbur llogarinë, pasi ka shumë vajza që vijnë vetë dhe unë e vlerësoj këtë, pasi për mua është emancipim i femrës shqiptare. Ato e dinë çfarë duan dhe nuk e kanë problem ta kërkojnë atë”. Dhe ajo çfarë ai pëlqen tek një femër, është karakteri i fortë që fshihet pas një pamjeje të brishtë dhe shpeshherë të paragjykuar.

/Panorama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi