Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Besarta le "Big Brother"-in pa kaluar 24 ore Empty Besarta le "Big Brother"-in pa kaluar 24 ore

Mon 20 Feb 2012 - 11:03
Besarta le "Big Brother"-in pa kaluar 24 ore 51533TIRANË- Ka përfunduar pa nisur mirë aventura e Besartës, vajzës së bukur me flokët biondë që u fut dje në shtëpinë e "Big Brother" si pjesë e produksionit të këtij të fundit. Nëse ju kujtohet, Besarta u hoq si e përzgjedhura e Vëllait të Madh për të ndihmuar Florin, djalin nga Baldushku që të futej brenda. Pas një loje sensuale në oborrin e shtëpisë për të gjetur çelësin të fshehur në trupin e saj, Arbana Osmani, drejtuesj a e programit, u komunikoi të dyve hyrjen në shtëpinë e madhe. Edhe pse gjatë mbrëmjes së parë, Besarta reflektoi moskokëçarje, e një aftësi për t'i përballuar mirë emocionet, duket se këtë mëngjes i ka menduar ndryshe gjërat. Është ngritur e dyzuar nga emocionet, më së shumti negative dhe s'ka gjetur kurajë për t'i përballuar ato me dinjitet siç një natë më parë kish bërë, ndaj dhe ka vendosur pa një pa dy t'i japë fund lojës.

Sipas burimeve pranë produksionit të "Big Brother" këtë mëngjes Besarta ka qenë e frustruar kur ka komunikuar me ta në dhomën e rrëfimit, kjo si pasojë e përballjes me një ambient të ri, me njerëz të rinj. Besarta prej vitesh jetonte në Itali, e megjithatë ajo s'e ka harruar për asnjë moment, gjuhën dhe vendin e saj. Sa herë vizitonte Shqipërinë, siçtregoi dhe vetë në klipin e saj, i pëlqen të bëjë xhiro, të ecë, e të vrapojë rrugëve të Tiranës. Aktualisht studion për ekonomik, megjithëse siç tha nuk kishte ndonjë dashuri të veçantë për këtë degë, por e ardhmja është ajo që ia ka kushtëzuar këtë zgjedhje. Një dashuri të madhe Besarta ushqen për botën e modës, nga e cila u detyrua të tërhiqej për shkak të rezultateve në mësime që sa vinin e uleshin dhe presionit të madh të prindërve.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Besarta le "Big Brother"-in pa kaluar 24 ore Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Besarta le "Big Brother"-in pa kaluar 24 ore Empty Re: Besarta le "Big Brother"-in pa kaluar 24 ore

Mon 20 Feb 2012 - 11:04
gjynah ishte e preferuara ime
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi