Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Norvegjia: Shqipëria na e ka kaluar! Empty Norvegjia: Shqipëria na e ka kaluar!

Thu 27 Sep 2012 - 22:49
Norvegjia: Shqipëria na e ka kaluar! Bard-Hoksrud-300x200Jo, nuk është shaka. E keni dëgjuar shpesh kryeministrin që thotë se Shqipëria është një Norvegji e vogël? Natyrisht që e keni dëgjuar. Dhe është e vërtetë, jo vetëm që jemi si Norvegjia, por ia kemi kaluar. E thonë edhe mediat norvegjeze.

Kryeministria ka shpërndarë dy shkrime të gazetave norvegjeze, ku thuhet se Shqipëria ia ka kaluar Norvegjisë.

Të dy gazetat, edhe ajo lokale Varden, edhe tabloidi VG, kanë tituj të ngjashëm “Shqipëria na e kalon”.

Bëhet fjalë për pasqyrimin e vizitës së disa politikanëve norvegjezë, përgjegjës për çështjen e rrugëve.

“Kaluam nëpër një tunel që është një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë. Do të doja të mendoja se Norvegjia është më e mira në tunele, por kjo përshtypje na u krijua sa i takon sigurisë dhe ndriçimit,” thotë një prej tyre, Bard Hoksrud, deputet nga Partia Progresiste. Ai shton: “Norvegjia është më e ngadaltë se Shqipëria”.

“Shqipëria është e angazhuar për zhvillimin e rrjetit rrugor në mes të qyteteve të mëdha. Ata kalojnë një kohë shumë më të shkurtër për të zbatuar projekte rrugore se ne. Ata synojnë të zhvillojnë rrjetin rrugor në 10 vjet, ndërsa ne Norvegji ne përdorim pothuajse 10 vjet vetëm për të planifikuar një autostradë,” thotë Hoksrud.

Ndërsa gazeta tjetër norvegjeze, “VG” konstaton: “Ne jemi mbrapa në mënyrë tragjike sa i takon ndërtimit të rrugëve në Norvegji,” duke cituar Bard Hoksrud. Gazeta raporton se këto ditë, deputetë nga Komisioni për Transportet, deputetë nga Partia Progresiste vizitoi Shqipërinë dhe zhvilloi takime me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetaren e Parlamentit. “Atje morën informacionet që tashmë i dimë – që Norvegjia është shteti i prapambetur sa i takon ndërtimit të rrugëve”.

PS: Politikani që i janë referuar gazetat, quhet Bard Hoksrud, është i Partisë Progresiste. Nuk ka shkollim të lartë dhe ka punuar si shitës para se të hynte në politikë. Para disa kohësh u përfshi në një skandal pasi u kap me një prostitutë, diçka e ndaluar nga ligji norvegjez. Kryetari i partisë së tij tha se ai do ndëshkohet, nëse këtë e vendos partia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi