Siguria shoqërore, si një nga objektivat e Islamit
Mon 20 Feb 2012 - 21:17
Dr. Shefqet Krasniqi
Njeriu që nga dita e parë e ardhjes së tij në këtë botë ka ndier nevojë që të jetë i sigurt nga çdo gjë që mund ta rrezikon apo dëmton atë. Andaj edhe është munduar që t’i merr të gjitha masat preventive për tu mbrojtur nga rreziqet e mundshme, qoftë nga qielli, si bubullima, shiu i tepërt, vapa e madhe, apo qoftë nga toka, si shtazët e egra, e dikur më vonë edhe nga vet njeriu kundërshtar, apo armik. Dhe kjo nevojë ka vazhduar të përcillet tek të gjithë njerëzit, në të gjitha kohërat dhe vendet, deri sot e kësaj dite dhe do të vazhdon sa të jetë toka me njerëz. Historia na rrëfen se siguria ka qenë synim i të gjitha shoqërive, shteteve dhe perandorive, të cilat, për ta ruajtur sigurinë shoqërore kanë zhvilluar edhe shumë luftëra.
Çdo popull apo shoqëri siç ka nevojë për siguri nga jashtë, ashtu ka nevojë edhe për siguri të brendshme politike, ekonomike, sociale, etj, pa të cilat nuk ka zhvillim dhe përparim të atij vendi apo asaj shoqërie.
Nevoja për siguri është e mbjell instinktivisht në natyrën e njeriut. Për këtë shkak gjejmë Ligjdhënësin ku sigurinë e ka bërë një nga parimet esenciale dhe bazat thelbësore të fesë së Tij, për çka edhe ka zbritur libra të shenjta dhe ka dërguar profet, të cilët i ngarkoi që njerëzve tua shpjegojnë rëndësinë dhe nevojën e sigurisë për jetën njerëzore, duke përfshirë këtu të gjitha aspektet, si liria e besimit, lëvizjes, liria ekonomike, politike, liria e shprehjes, etj. Arsyeja pse janë përshirë këto ideale në misionet e profetëve qëndron në atë se njeriu sado që të jetë i shëndetshëm dhe të posedojë pasuri, prapë, nëse mungon siguria, ato humbin vlerën e vet.
Këtë fondament e gjejmë qartë edhe në Kur’anin Fisnik i cili për t’i siguruar këto liri ka miratuar ligje që disa kundërshtar në shikim të parë i cilësojnë për të vrazhda, por kur të analizohen nga perspektiva e kësaj sigurie, me të gjitha detajet dhe dimensionet e saj, del se janë më se të nevojshme. Më qartë, ruajtja e këtyre objektivave humane korrespondon me nevojën e një vëzhgimi me forcë, apo me përdorimin e forcës nëse cenohet ekzistenca e tyre. Për këtë shkak Kur’ani e kërcënon shumë ashpër atë i cili merr guxim dhe e vret njeriun e pa fajshëm dhe atë e cilëson me atë njeri i cili i mbytë të gjithë njerëzit e botës:
Për atë arsye ia kemi shënuar – ua kemi bërë ligj- Benu Israilëve (evrejve) se ai i cili e mbytë një njeri (pa të drejt), ose bënë fesat në tokë, është sikur t’i kishte mbytur gjithë njerëzit.” (el-Maide: 32)
Nëse ky kërcënim është për kriminelin, sigurisht se për paqësorin apo aktivistin e paqes, janë paraparë shpërblime marramendëse, si p.sh. ky në këtë ajet kur’anor:
...dhe ai i cili e shpëton një njeri, është sikur ti shpëtoi mbar njerëzimin.” (el-Maide: 32)
Pastaj Kur’ani i konsideron ata njerëz të cilët e përhapin frikën në shoqëri duke plaçkitur, rrahur, frikësuar, maltretuar e të ngjashme, se ata e kanë luftuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë....,.” (el-Maide: 33)
Pra këto vepra të liga gjykohen si luftë ndaj Allahut të Madhëruar, ngase po ia frikëson e lufton robërit e Tij, të cilët i ka krijuar të lirë dhe do që ata të jetojnë të sigurt. E, duke qenë se banditi apo krimineli insiston ta prish këtë ekuilibër, atëherë ai meriton edhe dënim të rëndë, e që është dënimi me vdekje.
Islami e vlerësoi shumë sigurinë dhe e numëroi si dhuratë të madhe që Zoti ia jep njeriut. Ka thënë Allahu duke ju drejtuar mekasve e duke ua përmendur sigurinë e madhe që ua ka dhënë:
Për hir të garantimit –sigurisë- që e gëzojnë kurejshitët! Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës! Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” (Kurejsh:1-4)
Ja çfarë krahasimi bëri Allahu mes sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe mes urisë e frikës, çka jep të kuptojmë se nuk ka zhvillim ekonomik e as përparim të shtetit apo shoqërisë pa siguri. Pra, siguria nuk na qenka kusht vetëm për jetën e njerëzve dhe kaq, por edhe për zhvillimin e përparimin e një shteti. E Allahu po iu thotë banorëve të Mekës: A nuk e shihni se si ju kemi sjell siguri e qetësi, nga e cila edhe po përparoni nga ana ekonomike. Jeni të sigurt, keni me ngrënë e me pi, nuk i frikësoheni askujt!
Në këtë kontekst gjejmë sot të gjitha ato vende në të cilat nuk ka siguri, nuk ka edhe zhvillim e ekonomik dhe përparim të atij shteti. Duke u bazuar në këto ligje, apo rregulla të domosdoshme të përparimit dhe zhvillimit të çdo shoqërie, kuptojmë përgjegjësinë e madhe që e ka prijësi i një shteti apo një vendi për tua siguruar qytetarëve lirinë dhe sigurinë.
Me gjithë rëndësinë e madhe që e ka prijësi i një shteti, apo qeveria për ta garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithë qytetarëve në të gjitha sferat e jetës, me gjithë atë mbetet lidhja e njerëzve me Zotin e tyre, gjegjësisht besimi, shkaku kryesor që njerëzit të jetojnë të lirë dhe të sigurt, ngase njerëzit mund t’i ikin ligjit, por nuk mund t’i ikin Krijuesit të tyre i cili është me ta kudo që të shkojnë. Për këtë shkak, për të qenë një shoqëri e shëndoshë, e sigurt dhe e qetë, duhet të jenë prezent njëri nga dy faktorë, apo që të dy: ligji dhe bindja fetare, apo lidhja e njerëzve me qiellin. Ligji i fortë, e që është rezultat i sinqeritetit dhe përkushtimit të drejt të qeverisë, i bënë njerëzit të ndihen të sigurt e të qetë. E në anën tjetër lidhja e tyre me Zotin e tyre i bënë ata që vetvetiu pa ndërhyrjen e shtetit apo të ligjit, ta ruajnë sigurinë, stabilitetin dhe të punojnë për ta quar shoqërinë para. E kur të jenë bashkë të dy këta faktorë, atëherë ajo është shoqëria më e mirë, më e sigurt, më e qetë, më stabile etj, siç ka qenë shoqëria islame në kohën e Profetit Muhamed [paqja dhe mëshira qofshin mbi të] dhe Halifëve të drejtë pas tij. Ku në atë shoqëri që të gjithë janë ndie të lirë, të sigurt dhe të barabartë.
Karakteristikë e këtyre shoqërive ka qenë siguria e të gjithëve. Në këto shoqëri kanë jetuar myslimanë e jomyslimanë, por kurrë nuk është ankuar askush. Në këto shoqëri është vepruar e gjykuar drejt dhe pa asnjë dallim, për atë edhe kanë qenë të gjithë të kënaqur e të lumtur. Dëshmi e përjetshme për këtë mbetet Karta e Medinës e përpiluar nga Muhammedi [paqja dhe mëshira qofshin mbi të], e që dallohet me dy çështje:
E para: siguron të drejtat e kundërshtarit në fe, gjuhë, komb, gjë e pa njohur apo e pa praktikuar më parë. Siç e dini, kartat apo ligjet e mëhershme kanë bërë dallime ndërmjet banorëve autokton dhe të huajve, shtresave, klasave, feve, etj.
E dyta: Karta e Medinës ka pasur synim kryesor dhe esencial sigurinë e shoqërisë, qetësinë dhe stabilitetin e të gjithë atyre që jetojnë në shtetin Islam pavarësisht ngjyrës, gjuhës, fesë, kombit etj. E si mos t’i nderon e respekton Islami të tjerët, kur ai si fe nuk ka ardhur për t’i shkatërruar kundërshtarët, jomyslimanët, por ka ardhur për t’i udhëzuar e drejtuar ata, për t’i shpëtuar ata. Për këtë arsye jomyslimanët kanë qenë të mbrojtur dhe të sigurt në shtetin Islam, i cili përpos që ua siguron jetën e tyre, ua siguron edhe pasurinë e tyre dhe çdo gjë tjetër çka kanë nevojë për te.
Vlen të cekët në këtë rast se në shtetin islam gjithherë ka pasur të krishterë dhe çifutë, por nuk është shënuar askund se ata janë detyruar masovikisht, për shkak të dhunës dhe padrejtësive, të shpërngulen nga shteti islam. Përkundrazi, më shumë e kanë ndier vetën të sigurt nën ombrellën e shtetit islam sesa tek shteti i tyre. Kjo nëse tregon diç, tregon për drejtësinë dhe madhështinë e kësaj feje që ua ofron mbarë njerëzimit.
Këtu, mbase qëndron edhe sekreti i jetëgjatësisë së shoqërisë islame. Drejtësia, liria dhe siguria, këto janë që ia zgjatin jetën një shoqërie, e që në rastin e shoqërisë islame kanë dhënë efektet më së miri. Këtë gjë e shpjegon bukur dhe shumë qartë një analist amerikan, Bernard Lusi, i cili thotë: “Shtetet Islame, mund të ndodh që të bien si pushtete nëpërmjet ndonjë pushtimi ushtarak, mirëpo shoqëria Islame vazhdon të jetojë me rregullat e saj islame ndoshta edhe dhjetëra vite, derisa serish të ngrihet në këmbë. Kjo është një praktikë nëpër të cilën kanë kaluar shtetet Islame të cilat kanë qenë të okupuara me dhjetëra vite.”
Po të nderuar, ky është Islami dhe kjo është siguria që e ofron. Ndërsa ne sot, në Kosovën tonë, po pretendojmë se jemi të lirë dhe të sigurt pas katër vite pavarësie, por në realitet ende jemi larg, ngase asnjëri faktor që cekëm më lart nuk është prezent si duhet e sa duhet. Andaj, mbetet obligim i përbashkët që të punojmë për t’i lidhur njerëzit me Zotin e tyre, dhe të njëjtën kohë ta forcojmë edhe ligjin, në mënyrë që vërtetë të jemi një shoqëri së cilës do ja kenë lakmi të tjerët.
Allahu na ndihmoftë të gjithëve në punë të mbar e të hairit, amin dhe deri javën e ardhshme selam alejkum.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi