Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rishfaqen lugetërit e Vorio Epirit Empty Rishfaqen lugetërit e Vorio Epirit

Wed 22 Feb 2012 - 15:54
Delvinë, 22 shkurt - Për herë të parë pas kaq vitesh politikanë dhe drejtues të partisë së minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri “MEGA” kanë kërkuar hapur Autonominë e Vorio Epirit.

Kjo kërkesë e tyre është deklaruar ditën e diel më 19 shkurt 2012 me rastin e shpalljes së Autonomisë më 17 shkurt 1914.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krania të prefekturës së Delvinës ditën e diel në kishën e Shën Gjergjit.

Me rastin e shpalljes së Autonomisë, siç raporton INA, përfaqësues të partisë së minoritetit MEGA kanë vajtur në përmendoren e Thimios Lolit, një adart i cili ka luftuar për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit më 1914.

Në këtë ceremoni përkujtimore foli gazetari Theodhoros Asvestopulos i cili përshkojë ngjarjen historike që çuan në shpalljen e Autonomisë më 17 shkurt 1914, në Gjirokastër.

Më tej fjalën e mori kryetari i partisë MEGA të minoritetit Kristaq Kiços i cili tha: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir (në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar...”

Më tej kryetari i MEGËS Kristaq Kiços vuri korrura me lule tek përmendorja e adartit Thimo Lolis i cili është nga fshati Krania.

Deklarat e Kristaq Kiços është e para deklaratë e një politikani minoritar i cili hapët deklaron se vazhdojnë luftën tyre në hapat e heronjve të autonomisë së Vorio Epirit. Kohëve të fundit janë shtuar aktivitetet e minoritarëve grek për provokuar destabilizimin e Jugut të Shqipërisë/koha.net

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi