Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Despotati i Epirit

Mon 22 Oct 2012 - 15:51
Citim:




Një marrëveshje e vitit 1204 mes venedikasve dhe kryqtarëve që ta
ndanin mes vete Perandorinë Bizantine, e la në duar të venedikasve
hapësirën që kap Etolinë, Akarnaninë, Epirin, Zanten, Kefaloninë,
Leukadinë dhe Korfuzin. Por mundësitë e Venedikut për ta kontrolluar
këtë hapësirë ishin të vogla. Ata i lanë ishujt e deti Jon në duar të
pushtuesve frankë, ndërsa Korfuzi iua la Mihail Engjëll Komnen Dukës,
Zotëri i Epirit. Venediku vendosi pushtetin e drejtëpërdrejtë vetëm në
Durrës nga e gjithë hapësira e lartpërmendur. Mihail Engjëlli një prijës
arbëresh u bë sundues i Epirit. Pas shkatërrimit të mbretërisë së
Selanikut, zotërinjtë e Epirit morën nën kontroll Thesalinë, nga mali
Olimp në veri deri tek Thermopilet në jug. Në mesin e shek. 12, Mihajli
II, zotëri i Epirit, martoi bijën e tij me Gulielm de Villehardvinin,
Princ i Akajës. Një tjetër bijë e martoi me Manfredin, mbretin e
Sicilisë, i cili përfitoi Korfuzin si pajë martesore. Me vdekjen e
Mihajlit II, trojet e tij u ndanë mes djalit të tij Niqiforit që u bë
zotëri i Epirit me qendër në Artë, dhe djalit tjetër Joanit, që sundoi
Thesalinë me qendër në Neopatras.

http://fmg.ac/Projects/MedLands/ALBA...#_Toc157144101

Despotati i Epirit Epiro12051230ghjfgjk

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi