Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Maqedoni, rishfaqen paramilitarët maqedonas, Qeveria hesht Empty Maqedoni, rishfaqen paramilitarët maqedonas, Qeveria hesht

Thu 17 May 2012 - 17:12
e Martë, 15 Maj 2012 14:00

















Maqedoni, rishfaqen paramilitarët maqedonas, Qeveria hesht Maqedoni_paramilitaret_330_230







Autoritetet qeveritare në Maqedoni vazhdojnë të heshtin për
formacionin paramilitar MOS (Forcat e Bashkuara Maqedonase), që mbetet
aktiv me paraqitjen dhe mesazhet e tij urrejtëse kundër shqiptarëve.


Ky formacion paramilitar ka profilin e saj, njerëz udhëheqës të
veshur me uniforma ushtarake speciale dhe që shihen për veprimet e tyre
në terren.

Kjo organizatë dhe ithtarët e saj, transmeton njoftimin INA, ditëve
të fundit kanë qenë më aktivë përmes rrjeteve sociale dhe komunikatave
të shpalosura tek ithtarët e tyre me mesazhet për mbrojtje nga
shqiptarët dhe siç thuhet radikalizmi islamik.

MOS ka theksuar se është e zgjuar dhe në çdo moment do të reagojë kur do të rrezikohen interesat maqedonase.

Kjo organizatë gjithashtu shprehet se mund të ketë hakmarrje për
arrestimet e fundit dhe se ajo mbështet aksionin e MPB-së, duke i
inkurajuar që të vazhdojnë më tej.

“Bravo për MPB, akoma ka që duhet dënuar”, thuhet në një mesazh të fundit të kësaj organizate.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka reaguar hapur ndaj
këtij grupimi paramilitar dhe kërcënues për paqen në vend. Profili i saj
vijon të jetë i pranishëm në faqe të ndryshme të internetit dhe se
shihen udhëheqësit e këtij formacioni.

Zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski kohë më parë me paraqitjen e kësaj
organizate ka deklaruar se nuk ka ndonjë denoncim se dikush rrezikohet
nga ta dhe se në MPB nuk ka ndonjë komunikatë nga MOS. Ai ka nënvizuar
se nuk mund të ndalojnë pjesëtarë të kësaj organizate, duke parë vetëm
fotografi, që sipas tij mund të jenë të vjetra dhe bëhet fjalë për
persona që nuk kanë bërë asnjë vepër kriminale apo penale.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë dënojnë paraqitjen e këtyre organizatave,
por ato nuk komentojnë MOS, duke theksuar se për një gjë të tillë duhet
informuar organet e rendit dhe ato politike.


info-kosova
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi