Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

35% e nxënësve në Maqedoni shqiptarë, ulet numri i atyre maqedonas Empty 35% e nxënësve në Maqedoni shqiptarë, ulet numri i atyre maqedonas

Thu 6 Sep 2012 - 16:15
Shkup, 5 shtator 2012, NOA- Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë bën me dije se bazuar nga të dhënat e regjistrimit në shkollat e mesme, tregohet se 35% e nxënësve të regjistruar janë shqiptarë.

Kryetari i LASH, Nuhi Dardhishta thotë se rritje të përqindjes së numrit të nxënësve shqiptarë vërehet edhe në Shkup ku 2 mijë e 677 nxënës apo 36.6%.

Siç informon noa.al, kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë thotë se numri i nxënësve maqedonas mund të jetë edhe më i vogël nëse merren parasysh nxënësit e bashkësive etnike turke, rome, vllehe, serbe e boshnjake që mësimin e vijojnë në gjuhën maqedonase.

Sipas tij thuhet se ky numër është edhe më i vogël pasi ka rritje të numrit të nxënësve romë, turq, boshnjakë e kështu me radhë që vijojnë mësimin në gjuhën maqedonase dhe kur u përcaktohet përkatësia etnike rritet numri i tyre, por në bazë të rritjes së numrit të bashkësive etnike shqiptare, turke dhe rome, në mënyrë drastike ulet numri i nxënësve maqedonas.

Sakaq deri më tani Ministria e Arsimit nuk ka bërë më dije përkatësinë etnike të nxënësve, por vetëm numrin total të tyre.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi