Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Paraburgim për 2 nga 7 të ndaluarit për rrahjen e nxënësve shqiptarë Empty Paraburgim për 2 nga 7 të ndaluarit për rrahjen e nxënësve shqiptarë

Sun 11 Mar 2012 - 17:53
Nga 7 të ndaluarit e Ministria e Brendshme, të përfshirë në rrahjen e nxënësve shqiptarë të fshatit Çiflik, vetëm për 2 prej tyre është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor nga ana e prokurorit publik. Kjo për shkak se vetëm këta 2 autorë kanë qenë të moshës mbi 18 vjeç, deklaroi zv/ministri i brendshëm Xhelal Bajrami. Ai tha që edhe për 5 sulmuesit e tjerë, edhe pse quhen minorenë, nuk do të ketë asnjë lehtësim, por do të dërgohen në institut ri-edukumi.
“Me rëndësi është që ndaj këtyre 5 sulmuesve që janë nën moshën 18 vjeç dhe nuk u është shqiptuar masa e paraburgimit nga ana e Gjykatësit hetues, gjithsesi se procedura për ndjekjen penale vazhdon me atë që u është ngritur kallëzim penal dhe ne besojmë se Gjykata edhe këta do t’i shpallë fajtorë pasi nuk ekziston asnjë lehtësim për këta pse janë të moshës nën 18 vjeç, gjithsesi se ka masa ndëshkuese të cilat janë të parapara konform kodit penal të Maqedonisë. Njëra prej këtyre është udhëzimi në shtëpitë ndëshkuese. Dhe dua të potencojë edhe atë që edhe 4 të tjerë janë më tani të identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre dhe do të shkojë numri në 11, deri më tani çka nuk do të thotë se këtu do të ndalemi”, deklaroi Xhelal Bajrami, zv/ Ministër i Brendshëm.
Por, kjo vendosmëri e policisë, sërish nuk i ka trembur grupet e keqbërësve të rinj!
“Edhe gjatë natës së mbrëmshme, përkundër pranisë së shtuar të forcave të policisë, kanë ndodhur disa incidente. Kështu informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme duke njoftuar edhe për ndalimin e autorëve të tyre”.
Të paktën 2 incidente të reja ndodhën në dy vendbanime të ndryshme. Nga MPB-ja thanë se rreth orës 20.00, në lagjen “Gjorgje Petrov” disa të rinj kishin sulmuar më shkopinj bejsbolli një 66 vjeçar, i cili është dërguar në spital. Ndërkohë, raportohet se një tjetër incident ka ndodhur në lagjen Hasanbeg, ku një djalë i ri është sulmuar nga një grup tjetër të rinjsh, por që, për fat të mirë, ka kaluar pa lëndime serioze trupore. Nga MPB informojnë se pas dëshmive të dhëna në polici janë kapur disa nga sulmuesit e njërit prej incidenteve. Bëhet fjalë për personin me inicialet B.J 17 vjeçar nga fshati Gllumovë, I.S 20 vjeç dhe E.S 19 vjeçar nga fshati Krushopek, personi me inicialet E.V nga fshati Gërçec dhe R.A 22 vjeçar nga Shkupi. Nga MPB njoftojnë se përveç personit me inicialet E.S, të tjerët edhe më parë kanë qenë të njohur për organet e rendit për vjedhje dhe ushtrim dhune.
Valmir Kuçi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi