Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, 1 muaj paraburgim ish-luftëtarëve Empty Kosovë, 1 muaj paraburgim ish-luftëtarëve

Sat 17 Nov 2012 - 13:32
Kosovë, 1 muaj paraburgim ish-luftëtarëve Salustro

Në bazë të kërkesës së prokurorit të EULEX-it Maurisio Salustro, gjyqtari i proçedurës paraprake i misionit evropian shqiptoi masën prej një muaj paraburgim për tre ish-ushtarët e UÇK-së.

Hetem, Rrustem dhe Sabit Geci u arrestuan të enjten nga policia e EULEX-it nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas palës mbrojtëse, gjykata e arsyetoi vendimin e saj mbi bazën se të pandehurit mund të ndikojnë tek dëshmitarët.

Ndërkohë, janë hedhur poshtë pretendimet e prokurorit se të pandehurit mund të ikin apo mund t’i përsërisin veprat e tyre. Sipas aktakzuës, tre të arrestuarit dyshohen për vrasjen e dy vëllezërve nga fshati Turiqevc i Skënderajt më datë 18 qershor, në ditën e çlirimit të Skënderajt.

Lidhur me këtë, pala mbrojtëse thotë se ish-ushtarët e kanë quajtur të pabazuar aktvendimin për fillimin e hetimeve kundër tyre. Sipas deklaratave të ish-ushtarëve të UÇK-së dhënë prokurorisë, ata në ditën e çlirimit të Skënderajt nuk kanë qenë fare atje, por kanë qenë të preokupuar me problemet familjare pas luftës.

Pala mbrojtëse shfaq shpresën se gjatë proçedurës së hetimeve do të vërtetohet se hetimet kundër tyre janë të pabazuara dhe rrjedhimisht ato do të pushojnë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi