Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqiptarët vendosin t’u rindërtojnë përmendore luftëtarëve në Preshevë Empty Shqiptarët vendosin t’u rindërtojnë përmendore luftëtarëve në Preshevë

Mon 21 Jan 2013 - 21:39
Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare ka vendosur të financojë rindërtimin e përmendores së luftëtarëve të lirisë në Preshevë, transmeton njoftimin ABCnews.

Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare, i cili përbëhet nga të zgjedhurit vendorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva ka reaguar ashpër ndaj heqjes nga forcat policore serbe të përmendores së Luftëtarëve për Lirinë e Preshevës.

Në një deklaratë për shtyp Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare e konsideron këtë akt, në kundërshtim të hapur me parimet e lirisë dhe të demokracisë, dhe një sinjal negativ për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë, sikundër deklaron se do të financojë rindërtimin e përmendores së Luftëtarëve të Lirisë në Preshevë.

Në Deklaratën e KMNVSH-së thuhet:

“Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare (KMNVSH) dënon me ashpërsi shkatërrimin e dhunshëm nga autoritetet serbe, të përmendores së luftëtarëve të lirisë në sheshin e Preshevës.

Kuvendi e konsideron këtë akt, në kundërshtim të hapur me parimet e lirisë dhe të demokracisë dhe një sinjal negativ për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë.

Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare shpreh mbështetjen e plotë për Kuvendin Komunal të Preshevës, për Kryetarin e Komunës, Ragmi Mustafa, si dhe për të gjithë të zgjedhurit vendorë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare i siguron shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe autoritetet lokale për mbështetjen dhe solidarizimin e plotë me ta.

Si një kontribut për të ardhmen, lirinë dhe bashkëjetesën e mirë në rajon, Kuvendi Mbarëkombëtar i Njësive Vendore Shqiptare ka vendosur të financojë rindërtimin e përmendores së Luftëtarëve të Lirisë në Preshevë.

Kuvendi Mbarëkombëtar i të Zgjedhurve Vendorë Shqiptarë i bën thirrje Këshillit të Evropës, OSBE-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të ndërhyjnë për të kontribuar në zgjidhjen e situatës së ndere dhe për të parandaluar më tej shprehjet e vazhdueshme të kërcënimit dhe presioneve ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi