Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pako evropiane për Kosovën? Empty Pako evropiane për Kosovën?

Wed 22 Feb 2012 - 16:35
Pako evropiane për Kosovën? F.0222152757751_mAutoritetet evropiane në Prishtinë thanë se me përkrahjen e modelit të fundit për formën e përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale, Kosovës do t’i hapej rruga për në Bashkimin Evropian.
Sipas modelit të fundit të përmendur për këtë çështje, Kosova do të përfaqësohej në forumet dhe nismat rajonale përmes një fusnote e cila do të merrte parasysh rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, përmendi të mërkurën një pako evropiane për Kosovën, e cila do të mundësonte edhe relaksimin e qëndrimeve të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur atë.

“Kjo do të jetë një ndihmë kruciale edhe brenda vet BE-së lidhur me pesëshen që s’e njeh Kosovën, në vazhdimin e agjendës evropiane në mënyrë që në ditët e ardhshme, ne nga BE-ja të jemi në gjendje t’ia japim Kosovës një pako evropiane me të cilën do të tregohet se ka një rrugë të qartë evropiane për Kosovën”, u shpreh ai pas një takimi që zhvilloi me zëvendëskryeministrin, njëherazi ministër të administrimit të pushtetit lokal, Slobodan Petrovic.

Mirëpo, eksperti për integrime evropiane, Avni Mazreku, e cilësoi si retorikë politike një deklaratë të tillë.

Ai tha se konkludimi i marrëveshjes për stabilizim-asociim dhe i asaj për Anëtarësim në BE kërkojnë ratifikimin nga të gjitha shtetet anëtare të mekanizmit, gjë që në rastin e Kosovës, do të jetë e vështirë për shkak të pesëshes që nuk njeh shtetësinë e saj. /Rel/Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi