Rikonfirmohet teoria e Ajnshtajnit
Fri 24 Feb 2012 - 1:04
Hulumtuesit thanë se kanë gjetur një mangësi të mundshme në eksperimentin i cili fiste për grimcat që udhëtonin më shpejt se drita.
Rezultati i eksperimentit qe pritur me skepticizëm nga komuniteti shkencor në kohën kur u bë publik në shtator të vitit të kaluar, nga ana e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore(CERN) me seli në Gjenevë.
Shpejtësia e dritës është konsideruar nga fizikanti Albert Ajnshtajn të jetë kufiri i fundit i shpejtësisë.
Zëdhënësi i CERN-it Xhejms Gillis tha se e meta në eksperiment mund të lidhet me një lidhje të keqe të një fibri optik që mund të ketë ndikuar në matjen e shpejtësisë së grimcës subatomike të quajtur neutrino.
Edhe pse qenë hedhur dyshime mbi teorinë e Ajnshtajnit, vetë zyrtarë të CERN-it, thonë se ka të ngjarë që teoria e tij për shpejtësinë e dritës, të konfirmohet si e saktë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi