Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Enigmat E Ajnshtajnit Empty Enigmat E Ajnshtajnit

Fri 30 Mar 2012 - 1:59
Enigmat E Ajnshtajnit Anishtain-150x150Që nga vdekja e Albert Ajnshtajnit në 18 prill 1955, bota është munduar më kot të shpjegojë sekretin e gjenialitetit të
tij. Rruga më e çuditshme është padyshim ajo që zgjodhi patologu Thomas Harvey, i cili mori pa leje trurin e Ajnshtajnit duke e ruajtur në një vazo me formalinë për gjatë 30 viteve. Herë pas here, Harvey merrte masë nga truri dhe ia dërgonte ndonjë shkencëtari me shpresën që mund të përcaktonte ndonjë gjë të veçantë. Walter Isaacson, ish botues i revistës Time dhe autor i biografive popullore të Benjamín Franklin dhe Henry Kissinger, në një libër të tij të sapo botuar (“Ajnshtajni:Jeta dhe universi i tij”) mundohet ta shpjegojë atë në një mënyrë më pak ekstravagante. “Ajnshtajni ishte ndryshe nga pjesa më e madhe e shkencëtarëve të kohës së tij .Në fakt disa ishin më inteligjentë se ai në ajrin e matematikës së vërtetë , njerëz si Henri Poincaré apo Max Plant. Por, ai kishte aftësinë e të menduarit në mënyrë jo konvencionale. Mendonte me të vërtetë ndryshe nga të gjithë ata dhe dinte të përdorte krijimtarinë e tij” thotë ai në libër. Përshkrimi i tij koinçidon me atë që vetë Ajnshtajni mendonte rreth metodës së tij induktive. “Imagjinata është më e rëndësishme se sa njohuria”, është shprehur ai një herë. Isaacson, që sapo ka botuar biografinë e plotë të themeluesit të Teorisë së Relativitetit ka patur fatin të shikonte korrespondencën dhe arkivat private të Ajnshtajnit , një informacion tejet i bollshëm që deri para disa muajsh më parë ka qenë krejtësisht i panjohur për publikun. Kështu e reja më e madhe që sjell me “Ajnshtajni : jeta dhe universi i tij “(Einstein His Life and Universe por Walter Isaacson; Simon & Schuster.) është referimi që i bën disa aspekteve të jetës intime të Anjshtajnit që rezulton të ketë qenë sa e shumëllojtë aq dhe e papritur sa edhe teoritë e tij. Vetëm në një vit , 1905, i pagëzuar si Annus Mirabilis (Viti i Jashtëzakonshëm ), Ajnshtajni realizoi të pamundurën :në një seri referatesh që u shfaqën njëra pas tjetrës ai përcaktoi teorinë revolucionare të teorisë kuantike të dritës ; vendosi ekzistencën tangibël të atomeve; riformuloi konceptin e hapësirës dhe të kohës dhe si kur të gjitha këto të ishin pak , formuloi ekuacionin më të shquar në botën moderne, E=MC², energjia është e barabartë me masën përmes shpejtësisë së dritës . Ishte vetëm 26 vjeç.
Atëherë kishte dy vjet që ishte martuar me serben Mileva Mariç, me të cilën kishte ndjekur studimet në Politeknikumin në Zyrih. E kishte njohur në vitin 1898 dhe kishte qenë një dashuri me shikimin e parë. Marrëdhënia me Milevën është një histori dashuri e rrallë, por që përfundoi si mos më keq . Në vitin 1902 patën një vajzë , Lieserl, të cilën vendosën ta japin për adoptim sepse nuk ishin të martuar . Disa vjet më vonë, kur jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ajnshtajni u mundua ta kërkojë Lieserl , por më kot. Me Milevën pati dhe dy fëmijë të tjerë , por marrëdhënia mes tyre mbaroi në atë pikë sa që Ajshtajni as që donte t’i fliste më . Në vitin 1914 kur ai kishte filluar një romancë me kushërirën e tij Elsa Löwenthal për ta bindur Milevën që t’i jepte divorcin, i bëri një propozim të jashtëzakonshëm. I bindur së në një moment do të fitonte Çmimin Nobel, ai i propozoi se do t’i jepte të gjitha paratë që do të merrte nga çmimi në këmbim të divorcit.
Mileva e mendoi për gjatë një jave dhe më në fund e pranoi . E megjithatë duhet të priste deri në 1922 (kur mori Çmimin Nobel) për të përmbushur premtimixn. Ardhja e Hitlerit në pushtet në 1933, e çuditi Ajnshtajnin teksa qëndronte në Shtetet e Bashkuara ku vendosi edhe të mos kthehej më në Gjermani (“Besimi i verbër në autoritetin ëshë armiku i parë i së vërtetës”) , ponte. Por jeta në Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk do ta kënaqte . “Veç një grushti shkencëtarësh shumë të mirë , kjo është një shoqëri kaq e mërzitshme dhe sterile, sa që të bën të dridhesh “, i shkruante atëherë një miku të tij europian. Megjithë aventurat dashurore të panumërta, Ajnshtajni, në faqet e Isaacson tregohet si një njeri që është i aftë të dojë me të gjithë qënien e tij, por i paaftë të dojë në mënyrë të qëndrueshme dikë. Kishte ide socialiste ( FBI grumbulloi një dosje me 1427 faqe ), por ishte tejet individualist për të toleruar nocionin e një shteti centrist. Teoritë e tij ndryshuan përgjithnjë perceptimin e universit dhe nocionin e kohës dhe të hapësirës , por kompleksiteti i tij është i tillë sa që pjesa më e madhe e njerëzimit vazhdon të jetojë duke menduar sikur ai asnjëherë të mos i kishte formuluar ato. Ajnshtajni, shkencëtari më i madh dhe më i diskutuari i shekullit të XX shprehej gjithnjë se “politika kishte vetëm një vlerë të përkohshme, ndërsa kultura një vlerë të përjetshme”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi