Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kur’ani dhe teoria e Ajnshtajnit... Empty Kur’ani dhe teoria e Ajnshtajnit...

Tue 5 Jun 2012 - 23:07
Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm është mbi kohën dhe hapësirën. Krijesave të veta ua ka caktuar kohën, ndërsa Ai është mbi të gjithë kohërat. Gjithçka që ka të bëjë me diturinë e Tij veçmë ka ndodhur.

Kur’ani në dy vende flet për shkurtimin e kohës:
“Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet.“ (El-Mearixh, 4).

“Ai (Allahu) i kordinon të gjitha çështjet prej qielli deri në tokë, e pastaj të gjithë Atij do t’i shkojnë në ditën, e cila sipas llogaritjes tuaj, zgjat një mijë vjet“. (Es-Sexhde, 5).

Shtrohet pyetja: Përse është shkurtuar koha? Përse vlerësimi i shkurtimit të kohës dallohet në dy ajetet e sipërpërmendura?

Në ajetin e parë dita përmendet se është e gjatë pesëdhjetë mijë vjet, ndërsa në ajetin e dytë një mijë vjet; dhe pse Kur’ani në dy ajetet e sipërpërmendura e potencon lëvizjen gjegjësisht të ngjiturit?

Përgjigje në këtë pyetje intersante-në dritën e komentimit shkencor të Kur’anit-na jep ish-dekani i Katedrës së Fakultetit të Shkencave Natyrore të femrave të Universitetit Ajn-Shems në Kajro, prof. Dr. Mensur Muhammed Hasib En-Nebijj.

Prof. Dr. Mensuri thotë: “Të vërtetën absolute rreth kësaj më së miri e di vetëm Allahu xh.sh. Por unë do përpiqem të përgjigjem për aq sa kam mundësi, insha’Allah. Përgjigje direkte dhe bindëse në lidhje me këtë problematikë duhet kërkuar në principet themelore të Teorisë së Relativitetit të Ajnshtajnit, dhe atëherë do ta kuptojmë elokuencën shkencore të Kur’anit, ku do të shohim se gjendemi para pësosmërisë së madhe, përsosmëri kjo me të cilën polemizojnë ato persona që veten e konsiderojnë të “mëdhenj“, e që në të vërtetë janë persona kokëfortë, të pandjeshëm, të verbër dhe pavetëdijshëm.“

Ajnshtajni e anuloi hapësirën dhe kohën në Teorinë e tij të njohur të Relativitetit në vitin 1905 kur tha: “Ne nuk mundemi të bëjmë fjalë për kohën e ta lëmë pas dore hapësirën- e as që mundemi të bëjmë fjalë për hapësirën e të mos e marim në konsiderim kohën. Duke marrë parasysh se gjitçka lëviz, e ajo gjithçka duhet të ketë kohën e vet, e meqë diçka lëviz shpejt, koha e tij e lëvizjes do të pakësohet në raport me kohën e lëvizjeve tjera dhe do të jetë më e ngadalshme se sa e tyre.“

Këtë shkurtim të kohës ne nuk e kuptojmë. Përse? Sepse lëvizja jonë në tokë është e pamjaftushme në raport me shpejtësitë lëvizëse, shpejtësia e të cilëve është 300 mijë kilometër në sekondë, gjegjësisht 186 mijë milje në sekondë, që është absolutisht shpejtësia më e madhe. Sa për ilustrim, trupthat atomike (korpuskulat) lindin dhe zhduken-e pas një kohe të caktuar u zgjatet “jeta“, duke marrë parasysh shkurtimin e kohës-kuptohet tërë kjo-nëse lëvizin me shpejtësinë e dritës.

P.sh. paramendojmë një raketë e cila lëviz me shpejtësi 10 nga shpejtësia e dritës-në drejtim të planetit i cili është larg nesh 20 vite drite, d.t.th. në largësi prej 120 miliard milje dhe nëse kjo raketë kalon një distancë kohore prej 25 vjetësh sipas kalendarit tonë, atëherë kjo e njëjta kohë shkurtohet në 15 vjet në raport me kozmonautët që gjenden brenda në raketë! Kjo është sipas Teorisë së Ajnshtajnit, që d.t.th. se prindërit (etërit) që gjinden brenda në raketë-mund të paramendojmë se pas kthimit nga udhëtimi hapësinor (kosmonautik), janë bërë më të rinj me vjet (në moshë) sesa fëmijët e tyre që i kanë lënë në tokë, sepse 30 vite sa do të zgjaste udhëtimi i tyre hapësinor i nisjes dhe kthimit është ekuivalent/i barasvlershëm me 50 vite të tokës.

Sipas kësaj teorie rruga e cila zgjat me mijëra vite sipas llogaritjes tokësore të kohës-mund të zgjat vetëm një ditë në raport me ekuipazhin në raketë, nëse shpejtësia e lëvizjes i afrohet shpejtësisë së dritës. Andaj me plotë të drejtë shtrohet pyetja: Si mund ta kuptojmë shkurtimin e tillë të kohës në raport me ata-anëtarët e ekuipazhit që udhëtojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme (marramendëse)?!

Vallë, a mund të besojmë se mund t’i vizitojmë edhe pikat e fundit të Universit/Gjithësisë dhe të kthehemi në tokë para se të përfundoj jeta jonë; dhe se kur do të kthehemi në tokë do ta gjejmë gjeneratën e dytë dhe ndryshime të shumta në tokë – të cilat ndryshime tregojnë se kanë kaluar mijëra vite-në raport me banorët e tokës që nuk kanë udhëtuar…

Mirëpo, tërë kjo do të ndodhte me kusht që udhëtimi të zhvillohet me shpejtësi e cila është e njëjtë me shpejtësinë e dritës, pa marrë parasysh pamundësinë e bërjes së një udhëtimi të tillë, sepse raketa që do të udhëtonte me këtë shpejtësi-do të harxhonte lëndë djegëse (karburante) dhjetë mijë herë më shumë se mbarë harxhimi i lëndëve djegëse për një vit në tërë rruzullin tokësor!!!

Prof. Dr. Mensuri vazhdon më tej duke thënë: Ky është problemi i shkurtimit të kohës-në rast të shpejtësive të mëdhaja të cilat i afrohen shpejtësisë së dritës, të cilën e vë në dukje Ajnshtajni. Prandaj a nuk hetohet në mënyrë të dukshme përsosmëria shkencore e shkurtimit të kohës-e përmendur në Kur’anin Famëlartë në të dy ajetet e sipërshënuara? Disa pohojnë se ekziston kontradiktë në përmbajtjen e këtyre dy ajeteve kuranore, duke marrë parasysh dallimin e shkurtimit të kohës në të dy udhëtimet.

Mirëpo, tërë kjo aspak nuk është kontradiktë, përkundrazi përsosmëri shkencore. Sipas Teorisë së Relativitetit koha shkurtohet duke u varur në shpejtësinë e shtuar. Sipas kësaj, ngjitja e engjujve dhe Xhibrilit alejhisselam do të ndodhë në një ditë e cila është e barabartë me kohën prej pesëdhjetë mijë vitesh, e që njëherit jep kufizim (ngushtim) më të madh kohor, përkatësisht shpejtësia e të ngjiturit është më e madhe. Por, të ngjiturit në ajetin tjetër do të përfundoj në një ditë e cila është e barabartë me një mijë vjet-që d.t.th. kufizim (ngushtim) më të shkurtë kohor. Tërë kjo është plotësisht e kuptueshme pasiqë e dimë se engjujt dhe Xhibrili alejhisselam janë krijesa drite-të cilat ngjiten më shpejt se krijesat tjera për të cilat bëhet fjalë në ajetin tjetër.

A e ka lexuar Ajnshtajni Kur’anin para shpalljes së Teorisë së tij? Apo Muhammedi alejhisselam (për të cilin biografët bindshëm pohojnë se nuk dinte shkrim-lexim) e ka njohur Teorinë e Relativitetit para shpalljes së kësaj Teorie? Kjo vlen sa për informim për ata injorantët që pa kurrfarë dije pohojnë gjoja se Kur’ani është vepër njerëzore…

Përsosmëria shkencore nuk përfundon vetëm me shkurtimin e kohës. Folja je’aruxhu e përmendur në dy ajetet e sipërpërmendura të Kur’anit, në aspektin gjuhësor do të thotë: Ngjitje shtegut të shtrembër e jo vijës së drejtë.

Shtegu i shtrembër-është parimi themelor i Teorisë së Relativitet, bashkim për gjithë lëvizjet e materieve dhe forcave në Univers/Gjithësi; Teori të cilën Ajnshtajni e elaboroi në vitin 1916-për ta shpjeguar baraspeshën. Pohimin e plotësoi me pjerrjen e dritës së planetit në Univers/Gjithësi dhe matjen e shtigjeve të shtrembërta.

Ajnshtajni thotë se tërë Univesi/Gjithësia shtrihet në sipërfaqe, e cila sipërfaqe është në trajtë të sferës së mbushur si balonë, i mbyllur në vetvete, që d.t.th. se Universi/Gjithësia nuk është brenda balonës-por me trupat e vet e formon sipërfaqen e balonës. Kështuqë, lëvizja e materieve në Univers/Gjithësi është pjerrtaz e jo drejtë. Këtë e shpjegon fjala je’aruxhu që është përdorur, e jo ndonjë shprehje tjetër për shpjegimin e udhëtimeve kozmike-që çon në precizitetin shkencor, në ajetet e sipërpërmendur, sikur edhe në ajetet vijuese:

“Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjujt e fshehtësisë).“ (El-Hixhr, 14).

“E di se çka futet në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka bie nga qielli e çka ngjitet në qiell…“ (Sebe’ë, 2).

Është thënë se Universi/Gjithësia ngjan sikur balonë. Ajnshtajni llogariti se gjysma e Universit/Gjithësisë është e barabartë me 35 bilion vite drite. Largësia e trupave të Universit/Gjithësisë-njëri nga tjetri është vërtetuar dhe argumentuar shkencërisht. Në lidhje me këtë tregon edhe ajeti në vijim:

“Ne e kemi ngritur qiellin me Forcën Tonë, por me të vërtet mundemi edhe më tepër…“ (Edh-Dharijat, 47).

D.t.th. Allahu i Madhërishëm qiellin, përkatësisht Universin/Gjithësinë e ngriti/ndërtoi me Fuqinë e Përsosmërisë së Vet, qysh në kohën prehistorike, në gjërësi shumë të madhe, si dhe zgjerimin e qiellit që është dukuri konstante-në përputhje me zgjerimin e Universit/Gjithësisë-gjë që edhe shkencërisht është vërtetuar. Këtë e vërtetoi (shpalli) Hebeli pas llogaritjes që filloi nga viti 1929 e që vazhdon gjer në ditët e sotme.

Procesi i zgjerimit të Universit/Gjithësisë ende vazhdon, proces ky i cili ka filluar qysh me Shpërthimin e Madh (Bing-Bengun). Sipas teorive më bashkëkohore shkencore Universi/Gjithësia ka qenë një tërësi e madhe, e ashtuquajtur vezë e gjithësisë kozmike, që ka eksploduar qysh në fillim, ndërsa më pas pjesëzat e saj të vogla janë formuar në grupe të cilët i përbëjnë planetat dhe trupat e ndryshëm qiellor të vegjël në largësitë e ndryshme. Këto trupa të vegjël akoma vazhdojnë të largohen nga njëri-tjetri, tërë kjo si pasojë e eksplodimit të madh e të hatashëm që ka ngjarë para krijimit të Universit/Gjithëisë, në të cilën gjë na orienton edhe ajeti vijues:

“A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi,porse Ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë?;Dhe Ne nga uji krijojmë ç’do gjë të gjallë…“ (El-Enbija, 30).

Shkencëtarët janë të mendimit se shtrirja dhe zgjerimi i Universit/Gjithësisë është një gjendje e cila ende vazhdon, tkurrje e cila në të ardhmen do ta mposht rëndë forcën dhe do të ndikojë që Universi/Gjithësia të fillon të ngushtohet. Në lidhje me këtë kemi edhe ajetin kuranor ku Allahu i Madhërishëm thotë:

“Atë ditë kur t’i mbështjellim qiejt sikur që mbështillet fleta e letrës.Ashtu siç u kemi krijuar herën e parë do ta përsërisim atë (krijim). Ky është premtimi Ynë, Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë“. (El-Enbija, 104).

Mirëpo edhe Universi/Gjithësia megjithatë është e kufizuar me hapësirën dhe kohën, pa marrë parasysh se sa është zgjerimi dhe sa qëndron në zgjerimin dhe tkurrjen, ashtu sikundër shkencëtarët e presin që në të ardhmen të ndodhë një gjë e tillë, pra të shpërthejë dhe të shkatërrohet.

Pasiqë Krijuesi, simbas cilësive të Veta, dallohet nga krijesat e Tij. Ai është i Vetmi që nuk ka kurrfarë kufijsh, Ai është i Vetmi që është mbi hapësirën dhe kohën ashtu siç na rrëfen ajeti kuranor:

“Ai është i pari dhe i fundit; I dukshmi dhe i padukshmi. Ai është i Gjithëdijshëm për ç’do send!“ (El-Hadid, 3); dhe:

“….E Tij është ç’ka ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë…“ (El-Bekare, 255).

Sipas kësaj Allahu i Madhërishëm është Krijuesi i përhershëm. Ekzistenca e krijesave është e kufizuar me kohën, ndërsa ekzistimi i Krijuesit është i Përhershëm për çdo kohë. Ai nuk ka të kaluar, të sotshme dhe të ardhme. Ai-Allahu është përherë i Përhershmi.

Allahu i Madhërishëm krijesave të Veta ua ka dhënë kohën, ndërsa Ai Vetë është mbi rrjedhat e kohës. Gjitçka që Atij i është e njohur veçmë ka ndodhur. Argument për këtë është: Allahu i Madhërishëm i përshkruan ngjarjet e Ditës së Gjykimit me foljen e kohës së kaluar, edhepse ajo ka të bëjë me të ardhmen: “Erdhi (është afruar) Caktimi i Allahut (Kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (adhjen para kohës) e tij!…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi