- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Krerë të Kishës Katolike te presidentja Jahjaga
Fri 24 Feb 2012 - 18:43
- Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti në një takim Ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergjin me të cilin bisedoi për çështjet aktuale në vend dhe për rolin e Kishës katolike dhe të klerit në përgjithësi.
Duke ju dëshiruar mirëseardhjen Ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji, Dom Lush Gjergjit dhe Dom Shan Zefit, Presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga, theksoi rolin e madh të Kishës Katolike gjatë historisë dhe tash që nën binomin për Fe e Atdhe te populli ynë kultivoi ndjenjat e bindjeve dhe të besimit dhe të atdhedashurisë duke sjellë mirëkuptimin, mirësinë, solidaritetin dashurinë dhe ndihmën e reciproke ndërmjet njerëzve Kisha katolike ruajti traditat kombëtare dhe dinjitetin kombëtar ndër shekuj duke qenë gjithherë së bashku me popullin.
Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kishës Katolike të Kosovës, imzot Dodë Gjergji, duke falënderuar Presidenten e vendit për pritjen theksoi konsistencën, përkushtimin dhe vijën e qartë të saj ndaj çështjes së fesë, ndaj historisë dhe traditës.
“Ne liderët shpirtërorë, fetarë e shtetëror në saje të punës e angazhimit jemi dhe do të jemi të përkushtuar për të mirën e besimtarëve, të popullit dhe të vendit tonë”, theksoi Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji që e ftoi Presidenten e vendit për një vizitë në selinë e Ipeshkëvisë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi