Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thirrja e Kishës Katolike Empty Thirrja e Kishës Katolike

Mon 24 Jan 2011 - 1:50
Thirrja e Kishës Katolike Rrok-mirdita
Kisha Katolike Shqiptare i bën thirrje atyre që kanë në dorë fatet e vendit, që të lënë mënjanë ambicjet politike e të vihen në shërbim të qytetarëve, me vullnetin e mirë për të bashkëpunuar për realizimin e aspiratave qytetare për paqe, mirëqenie e dinjitet.Në deklaratën e bërë publike nga Kisha Katolike shqiptare, ngjarjet e 21 janarit kanë shënuar një tjetër pikë të dhimbshme në ecjen e vendit tonë drejt stabilitetit të plotë social dhe politik.

Kisha Katolike në Shqipëri ka ndjekur me shqetësim skenat e dhunës që sollën vdekjen e tre personave dhe tronditjen e tërë popullit, prandaj shpreh dhimbjen e saj për jetët e ndërprera në absurditetin e dhunës që u shfaq në mënyrë të befasishme në rrugët e kryeqytetit tonë. Klerikët e Kishës Katolike Shqiptare, në deklaratën e tyre bëjnë thirrje që askush mos bjerë pre e lojrave politike që përdorin dhunën, por me qëndrimet e tyre qytetare t'i japin politikës mesazhin e qartë se të gjithë së bashku duam të shkruajmë një faqe të re në historinë e Shqipërisë, ku pajtimi mbarëkombëtar fiton mbi përçarjet dhe urrejtjet politike.

Në këto momente, thuhet në deklaratë, kur rrëmbimi i emocioneve rrezikon të errësojë arsyen, i lutemi Zotit që të shndrisë mendjet e të gjithë vëllezërve e motrave në Shqipëri, që të mbledhim forcat për të ndërtuar së bashku udhët e paqes, e të ecim pa ndalesa të kota drejt integrimit të plotë në familjen evropiane.

Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe e bashkim!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi