Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

CLINTON: TASH DO TË RRITEN NJOHJET PËR KOSOVËN Empty CLINTON: TASH DO TË RRITEN NJOHJET PËR KOSOVËN

Fri 24 Feb 2012 - 22:38
(E plotësuar) Sekretarja amerikane shtetit Hillary Clinton përveç deklaratës së lëshuar menjëherë pas marrëveshjes, pasdite ka folur sërish për këtë çështje. Ajo në një intervistë dhënë ‘Zërit të Amerikës' ka than se SHBA-të mbeten të angazhuar për të ruajtur qëndrueshmërin e pavarësisë dhe integritetin territorial të Kosovës.

"Dua të them fillimisht se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për fuqizimin e Kosovës dhe partneritetin e qëndrueshëm me ne dhe Shtetet e Bashkuara janë tërësisht të angazhuara për pavarësinë e saj, integritetin dhe sovranitetin e saj territorial.Unë e përgëzoj qeverinë e kryeministrit Thaçi për sjelljen konstruktive dhe punën e vështirë të bërë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian me Serbinë. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur këtë proces qysh nga fillimi dhe ne e dimë se kjo është një zgjedhje e vështirë politike por ajo e çon popullin e Kosovës më pranë integrimit evropian dhe ne mendojmë se kjo është në interesin e të gjithë kosovarëve." - tha sekretarja Clinton.

E pyetur mbi shqetësimet se marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale me shënimin sqarues i cili përmend Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, mund të rrezikojë arritjet e deritanishme, si pavarësinë dhe integritetin territorial Sekretarja Clinton tha se nuk është dakort me një vlerësim të tillë.

“Unë nuk jam dakort me këtë. Në fakt unë mendoj se marrëveshja do të ndihmojë në rritjen e numrit të vendeve që e kanë njohur tashmë Republikën e Kosovës pasi ajo heq justifikimin se nuk ka patur përparim mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara dhe 85 vende të tjera që e kanë njohur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës do të kenë aktualisht një argument më të fortë”, tha sekretarja e Shtetit. (Indeksonline)

“Marrëveshja në përputhje me pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Kosova dhe Serbia kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt ardhmërisë së tyre të përbashkët evropiane duke arritur marrëveshjet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja lidhur me përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale dhe një protokoll për Menaxhimin e Integruar të Kufirit- thuhet në një deklaratë të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Sot, Kosova dhe Serbia kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt ardhmërisë së tyre të përbashkët evropiane duke arritur marrëveshjet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja lidhur me përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale dhe një protokol për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian për lehtësimin e këtyre diskutimeve dhe që ka ndihmuar këto dy shtete që të realizojnë një të ardhme më të ndritur”, ka thënë Cinton në deklaratën e saj.

Sipas saj ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën.

“Këto marrëveshje janë në përputhje me pavarësinë, integritetin territorial, dhe sovranitetin e Kosovës, dhe e lëvizin Kosovën përpara dhe më afër integrimit të plotë evropian të cilin Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta përkrahin. Kosova tash do të ulet në tavolinë nëė forumet rajonale si partnere e barabartë, ku do ta pėrfaqësojë veten dhe do të flasë për veten”.

“Dëshiroj të lëvdoj të dyja qeveritë për fleksibilitetin e tyre dhe punën e vështirë që e kanë bërë gjatë këtij dialogu. I inkurajoj popujt e Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë këto marrëveshje me mirëbesim dhe që të përkrahin përparimin që është bërë. Të dyja shtetet mund jenë të sigurta për një të ardhme paqësore dhe prosperuese si pjesë e një Evrope të tërë, të lirë, dhe në paqe, vetëm përmes dialogut dhe besimit të rritur”, ka thënë Clinton.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi