Çfarë duhet bërë nëse humbasim një mik
Mon 27 Feb 2012 - 1:46
Mosbesim, hutim, inat, por mbi të gjitha zhgënjim: këto janë disa nga ndjesitë që provojmë kur një mik ose mikeshë na kthen papritur krahët, ndërkohë që deri dje na kërkonte pa pushim, kalonim shumë kohë bashkë, bënim projekte dhe kishim një miqësi të fortë. Pastaj, papritur e pa kujtuar ndryshon sjellje dhe nuk shfaq më asnjë lloj interesi, rri si mënjanë duke luajtur edhe rolin e të ofenduarit. Kjo është një përvojë që secili prej nesh e ka provuar të paktën një herë në jetë, duke lënë gjurmë te ne, nëse gjërat bëhen me tendencë dhe në fshehtësi të plotë. Ato që të vrasin më shumë janë ftohtësia dhe mungesa e shpjegimit. Zhgënjimi është më i madh kur nuk kuptojmë arsyen. Kush na kthen krahët, me ose pa dashje, zakonisht nuk i shpjegon arsyet e ndryshimit të menjëhershëm dhe nuk shfaq mërzitje për miqësinë të cilës ka vendosur ti japë fund në këtë mënyrë. Po ashtu, ai nuk e kupton poshtërimin që shkakton tek tjetri. Duke mos ditur arsyet se pse kjo miqësi prishet sa hap e mbyll sytë, çdo njeri do të kërkonte shpjegime për këtë sjellje. Nuk e dimë se si duhet të ndihemi: të tradhtuar apo se kemi bërë diçka keq. E gjithë kjo, sidomos kur jemi persona të ndjeshëm dhe e vlerësojmë mendimin e të tjerëve, na bën të ndihemi keq, aq sa edhe frenohemi ta pyesin personin që kemi përballë pse ka ndryshuar kështu: qëndrojmë të heshtur duke bluar me veten zhgënjimin. Ndihemi të dekurajuar dhe të inatosur, sepse mendojmë se është absurde të humbasësh një miqësi në këtë mënyrë. Çfarë mund të ketë ndodhur? Cila është arsyeja që e ka shtyrë shokun ose shoqen tonë të marrë këtë vendim kaq të papritur? Çduhet të bëjmë? Të pranojmë zgjedhjen e tij/saj dhe të mos poshtërohemi për të rifituar miqësinë e humbur?
Gjëja e parë që duhet bërë është që ta shpëtojmë miqësinë. Nëse e duam dhe e vlerësojmë shokun/shoqen, është normale që do ti kërkojmë shpjegime, por jo më shumë se një herë. Nëse gjërat nuk rregullohen, atëherë secili do të shkojë në rrugën e tij. Kur shoku/shoqja sheh që ju nuk jeni mërzitur, mund të jetë ai/ajo që do tju kërkojë shpjegime. Nëse nuk ndodh asnjëra prej këtyre, atëherë dorëzojuni humbjes së miqësisë, siç i nënshtroheni fatit dhe shumë gjërave të tjera që ndodhin në jetë.
Pranoni këtë situatë të pakuptimtë
Ndonjëherë duhet të pranojmë faktin se disa sjellje nuk kanë një shpjegim logjik. Mund të ndodhë që përgjegjësi i situatës të mos e kuptojë se përse e bëri këtë gjë: gjithçka mund të jetë shkaktuar nga ndryshimi i humorit. Të gjithëve na ndodh që të kemi ndryshime të forta të humorit. Gjithsesi, ne nuk mund të marrim përgjegjësinë për një problem që nuk na takon.
Kujdes, sepse çështja mund të kthehet në një fiksim
Nëse zhgënjimi, pas disa muajsh vazhdon të jetë i fortë, mund të kthehet në një fiksim që mund të na shkatërrojë jetën dhe tregon praninë e një problemi te ne. Ndoshta ajo miqësi ishte domethënëse për ju, ose simbolizonte diçka shumë të rëndësishme nga e cila nuk mund të shkëputeni. Miqësia është një thesar i çmuar, nga i cili asnjëri prej nesh nuk mund të heqë dorë, por që shpesh edhe të tremb, sepse një ditë shoku ose shoqja mund tju kthejë krahët me indiferencën më të madhe.
Miqësia në zhvillimin e individit
Miqësitë vijnë pas marrëdhënies me prindërit dhe para lidhjes në çift. Miqtë janë të rëndësishëm gjatë periudhës kur përfundon fëmijëria dhe fillon mosha madhore, por vlera e tyre është më e madhe gjatë adoleshencës. Miqësitë lindin, por jo domosdoshmërish me individë të të njëjtës gjini dhe moshë. Miqësitë e para mund të lindin edhe gjatë fëmijërisë, kur djemtë dhe vajzat ndajnë të njëjtat lodra dhe të njëjtat eksperienca gjatë rritjes. Dy fëmijë që luajnë bashkë, hyjnë në shoqëri dhe e zhvillojnë më tej atë.

- Ja çfarë duhet të bëni nëse prindërit nuk pëlqejnë lidhjen tuaj
- Marrëdhënia në çift, çfarë duhet të bëni nëse i dashuri ju mban sekrete
- Çfarë ti thoni fëmijës nëse ju ‘zë’ duke bërë dashuri?
- Cfare duhet te konsumoni per te bere nje gjume te rehatshem?
- Si do te vepronit nqs partneri apo partnerja juaj do tju linte pa ndonji arsye konkrete.....????????
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi