Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Çfarë ti thoni fëmijës nëse ju ‘zë’ duke bërë dashuri? Empty Çfarë ti thoni fëmijës nëse ju ‘zë’ duke bërë dashuri?

Mon 18 Jun 2012 - 9:48
Çfarë ti thoni fëmijës nëse ju ‘zë’ duke bërë dashuri? Cfare_ti_thoni_femiut_nese_ju_-300x198Nëse
ndonjëherë ndodheni në këtë lloj situate jo shumë të këndshme, patjetër
bisedoni me fëmiun. I thuani që: “Të rriturit kanë nevojë për këtë. Do
ta ketë edhe ai kur të rritet. Nuk ka asgjë të pazakontë, të shëmtuar
apo të neveritshme”.


Seksualiteti është pjesë e privatësisë tuaj. I përkujtoni fëmiut që
edhe ai ka të drejtën e privatësisë së tij, edhe ju tuajën. Kjo e drejtë
do të mbetet gjithmonë kështu. Për shembull, ju nuk do ta lexoni
ditarin e tij, sepse kjo është pjesë e privatësisë së tij, ti ndëgjoni
bisedat e tij telefonike, e as ta përgjoni dhomën e tij kur të ketë
shoqëri…Në anën tjetër, ju jeni person i rritur dhe e keni të qartë se
çfarë nënkupton privatësia juaj. Një nga të drejtat tuaja në privatësi
është edhe e drejta për seksualitet.

Mos e bindni fëmiun që nuk ka e ka parë atë çfarë ishte, ta gënjeni,
ti thoni që ju dhe babi “vetëm keni lozur”, që kjo ishte e papritur, apo
që bëni dashuri sepse dëshironi ti dhuroni një vëlla apo motër më të
vogël.

Edhe nëse qëllimi juaj është të keni fëmijë, mos lejoni që fëmiu juaj
të mendojë që ju po duroni dhe po mundoheni tepër (mu ashtu iu duket
fëmijëve akti i prindërve duke bërë dashuri) për ti plotësuar atij
dëshirën për vëlla apo motër.

Mos harroni që ti thoni fëmiut, që edhe nëse i duket traumatike ajo
se çfarë ka parë, seksualiteti është shprehje e afërsisë dhe dashurisë.
Veçanërisht, marrëdhënie intime kanë vetëm personat që duhen, dhe të
cilët në këtë mënyrë i thellojnë emocionet e tyre.

Përfundimisht, mbani në mend që duke bërë dashuri me partnerin tuaj
nuk jeni duke bërë asgjë të turpshme apo të pahijshme – kështu edhe
referoheni në bisedën me fëmiun tuaj. Sqarojini atë se çfarë ka parë,
kushtojini kohën që të përgjigjeni në pyetjet eventuale që mund ti ketë,
dhe jini të relaksueshëm dhe të durueshëm. Nëse në vend të qetësisë ju
dukeni të shqetësuar, keni frikë dhe turp, pikërisht ashtu do të
pasqyroheni edhe para fëmiut tuaj.
JEPNI MENDIMIN TUAJ, JU CFARE DO TI THONIT FEMIJES?
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Çfarë ti thoni fëmijës nëse ju ‘zë’ duke bërë dashuri? Empty Re: Çfarë ti thoni fëmijës nëse ju ‘zë’ duke bërë dashuri?

Mon 18 Jun 2012 - 19:54
pozicion i keq shume
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi