Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zhdukja e fëmijës në 2004-ën, familjarët: Mund ta ketë bërë “monstra i Laprakës” Empty Zhdukja e fëmijës në 2004-ën, familjarët: Mund ta ketë bërë “monstra i Laprakës”

Fri 22 Mar 2013 - 19:38
Zhdukja e fëmijës në 2004-ën, familjarët: Mund ta ketë bërë “monstra i Laprakës” Mon“Po bën gati 9 vjet, që në datë 7 korrik të vitit 2004 dhe deri më sot, ja asgjë. Ne të dy dolëm si çdo ditë që në 07:00 të mëngjesit të shisnim.
Në 12:00 takoheshim, por se takova më.

Kishte dy javë që dilte në treg. Shteti nuk reagoi që në fillim, ne nuk kemi dyshime, se borxhe jo, hasmëri jo”.
Kështu është shprehur ditën e sotme vëllai i një fëmije të zhdukur në rrethana misterioze në 2004-ën.
9 vite pas zhdukjes së 9-vjeçarit Artur Carja në qytetin e Elbasanit, familjarët akuzojnë drejtësinë si të implikuar në ngjarje.
Ndërsa akuzat e nënës së djalit të humbur janë edhe më të forta.“Policia kërkonte nëpër plazhe, andej këndej, unë i pata çuar vetëm në treg, e pastaj ktheheshin në shtëpi fëmijët.
Dihet që është ose rrëmbim, ose diçka tjetër siç doli kjo puna e këtij pedofilit.
Ai duhet marrë në pyetje, që të zbulohet nëse ka gisht për djalin tim Arturin. Edhe policia është e implikuar, shteti e të gjithë.
Unë dua që vetëm djali të më kthehet në shtëpi”.
Sakaq nëna e fëmijës Sofija Carja thekson dhë akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë autoritettet e policisë për zhdukjen e fëmijës.
Meqënëse këto ditë doli në pah Ardian Prrenjasi atëherë ai duhet të pyetet rreth kësaj ngjareje./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi