Julka: “Monstra të tillë duhen tredhur për tu bërë shembull”
Mon 15 Oct 2012 - 13:51
Vrasja makabre e 18-vjecares Aishe Vata nga 80 vjecari Shaban Norja por edhe abuzimi që ai ka bërë me të që në moshë të mitur, ka ngjaluur në vend një valë reagimesh të forta të cilat e dënojnë këtë krim monstruoz por edhe apelojnë për më shumë kujdes nga shoqëria. Kështu këngëtarja Julka Gramo ka postuar një status të ashpër ku dënohet akti dhe apelohet për më shumë vëmendje.
“Këtij 82 vjeçarit MONSTËR që prej vitesh ka abuzuar jo me një, por disa vajza të reja, t’a kapin e t’ja presin atë mikun mes këmbëve (meqe nuk i rri rehat) pastaj t’i presin gishtat, një e nga një (ato gishta që mbajtën thikën e i prenë kokën vajzës që kishte një tjetër jetë brenda vehtes)… Pastaj t’a hedhin në një qosh të errët (sikur t’a hidhnin në greminë akoma më mirë) e t’a linin në një dhimbje të paktën fizike (se shpirt ai s’ka) deri sa të ndërronte jetë . Kështu të bëhet shembull për të gjithë ata 40-50-60-70 apo 80 vjeçarë që nuk u rrinë “miqtë mes këmbëve” rehat…”.”, shprehet këngëtarja.
Më tej ajo u bën thirrje prindërve të jenë më të kujdesshëm dhe më të pranishëm në jetën e fëmijëve ndërsa adoleshentëve u thotë që të denoncojnë ngacmimet seksuale që u bëhen.
“Të gjithë ju adoleshentë që hasni në ngacmime nga kushdo qoftë, flisni, tregoni dhe mos kini frikë… njerëzit monstra duhen ndëshkuar!!! Kurse ju familjare kini kujdes për fëmijët tuaj… duhet patjetër të ketë diku një shenjë që diçka e tmerrshme po ndodh me fëmijen tuaj!!!”, përfundon Julka./alb-observer.com/
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Julka: “Monstra të tillë duhen tredhur për tu bërë shembull”
Mon 15 Oct 2012 - 13:52
i lumt dora qe e ka shkruajtur...e mbeshtes cdo fjal te then nga ajo...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi