A duhen bërë kompromis për hir të dashurisë?
Wed 12 Feb 2014 - 21:45
Sigurisht, nuk jemi të njëjtë, sa do të kemi të përbashkëta, janë sërish plot gjëra që na dallojnë nga njëri-tjetri, por a duhen bërë kompromise dhe deri në cilën pikë mund të ndryshojë dikush për hir të dashurisë?
Përgjithësisht, femrat janë ato të cilat i japin interpretim më shumë, i cili pak a shumë përkufizohet si i tillë: nëse ai nuk tregon vëmendje për ndryshimet e saj, kjo merret si mungesë dashurie, ose të paktën femra, në këtë rast ka ndër mend vetëm një shprehje “ai nuk më do më, ose nuk më do mjaftueshëm”. Sa e vërtetë është kjo? Cila është masa e duhur e ndryshimit për ta mbajtur një raport konstant dhe të pa rrezikuar?
Psikologët këshillojnë disa zgjidhje për situate të ndryshme, dhe ato janë:
Ndryshimet: të nevojshme, apo pamundësi?
Koncepti i ndryshimit, në përgjithësi është i lidhur me idenë e përmirësimit, risive dhe rinovimit. Nuk është e habitshme që ndryshimi, si koncept, të bëhet edhe pjesë e një lidhjeje, mirëpo në këtë rast nuk shihet me aq shume pozitivitet. Kjo ndodh, sepse, sa herë që përmendet fjala ndryshim, mendohet menjëherë të hequrit dorë nga diçka. Në fakt, dashuria sjell domosdoshmërinë e një sërë ndryshimesh tek një person, me qëllim që të arrijë të vendos një kompromis me dikë tjetër, me të cilin ka krijuar dhe dëshiron të mbajë lidhjen. Duke u nisur nga shprehja që dashuria nuk është një detyrim, por zgjedhje me dëshirë, është e rëndësishme të kuptohet se në cilat raste partneri duhet ndryshuar dhe në cilat raste kjo gjë është e pamundur. Një femër, duhet të kuptojë që për një mashkull, shpesh është e thjeshtë të ndryshojë vetëm zakonet dhe sjelljen e tij, por jo edhe aq shumë karakterin.
Zakonet e (këqija) të mira
Zakonet, shpesh janë sjellje të fituara, të përsëritshme, për nga eksperienca. Nëse sjellja e partnerit është krijuar para lidhjes si e tillë, vazhdon edhe gjatë lidhjes po ashtu dhe ju nuk jeni dakord me këtë, atëherë bëni mirë t’ia thoni këtë gjë. Një njeri jo i angazhuar në një lidhje, bën një jetë tërësisht ndryshe nga një tjetër, i cili ka një lidhje dhe duhet të kujdeset për të.
Kështu që nëse partneri nuk është i mësuar me jetesën dhe kërkesat e saj në çift, duhet të ndërtoni një raport i cili pjesërisht të ndryshojë zakonet e të dyve, në të mirë të përbashkët.
Karakteri
Njerëzit e krijojnë karakterin e tyre në bazë të prirjeve personale dhe eksperiencave nga jashtë. Karakteri është pjesë e personalitetit, i cili e bën të veçantë çdo njeri. Nëse i kërkoni partnerit tuaj të ndryshojë karakterin, për hir të dashurisë, atëherë dijeni se po përballeni me diçka të sforcuar e cila herët a vonë do të dalë në natyrën e saj të vërtetë. Të qenit çift, presupozon një impenjim nga ana e të dyve, kështu që në vend të të kërkoni ndryshim “me thikë”, pra të prerë dhe rrënjësor, bëni çmos që të zbusni diferencat mes jush. Vetëm se kjo kërkon dashur pa fund dhe vendosmëri për të qëndruar bashkë. Megjithatë, mos e teproni në kërkesat tuaja për ndryshim. Në fund të fundit, jeni dashuruar me këtë person, për atë që ai është dhe jo sepse ju kërkoni ta ktheni në një tjetër.
A ndryshon për dashuri?
Ekziston mundësia në fakt që një mashkull të ndryshojë për hir të dashurisë? Po, ekziston! Por vetëm në rastet kur vërtetë ja vlen dhe dëshira për ndryshim nuk vjen nga ju, por nga partneri që duhet të ndryshojë. Momenti kur ai ose ajo e kupton se duhet të ndryshojë diçka për hir të mirëqenies në lidhje dhe nis ta bëjë këtë gjë, është momenti i ndryshimit real. Një femër nuk mund të pretendojë kurrë të ndryshojë një mashkull, por ajo mund t’i qëndrojë pranë gjatë momenteve të ndryshimit të tij, gjithmonë duke e lënë atë të ndryshojë në mënyrë spontanë, pa e sforcuar. Ndonjëherë meshkujt janë si fëmijët, nuk bëjnë atë që ju thuhet se duhet ta bëjnë.
E.K-reporteri.net
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: A duhen bërë kompromis për hir të dashurisë?
Thu 13 Feb 2014 - 15:47
O ju lutem, a mund te flisni SHQIP?!
Pse thoni "kompromis" dhe nuk thoni "mirekuptime"?!
Qe fjala "kompromis" ka origjine SHQIPE ne thurrjen e saj, kjo eshte tjeter dhe qe mirembajtja e gjuhes SHQIPE po ashtu eshte tjeter...
Ju, per cfare TJETER jetoni nese nuk respektoni gjuhen SHQIPE?!
Pse thoni "kompromis" dhe nuk thoni "mirekuptime"?!
Qe fjala "kompromis" ka origjine SHQIPE ne thurrjen e saj, kjo eshte tjeter dhe qe mirembajtja e gjuhes SHQIPE po ashtu eshte tjeter...
Ju, per cfare TJETER jetoni nese nuk respektoni gjuhen SHQIPE?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi