Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Eksperimente që nuk duhen bërë  Empty Eksperimente që nuk duhen bërë

Fri 16 Dec 2011 - 2:00
Të terrorizosh fëmijët, të jetosh i izoluar nën tokë, të vësh në përballje tre Jezusët... Ja testet më të diskutueshme për “kaviet” dhe shkencëtarëtTakimi i tre profetëve? Grushte, të bërtitura dhe lotKeni takuar ndonjëherë ndokënd që “beson se është Zoti”? Për tre pacientë të psikologut amerikan Milton Rokeach, fatkeqësisht kjo frazë ishte e vërtetë. Çështja lidhet me tre pacientë skizofrenë: Leon, Joseph dhe Clyde, të cilët mendonin se ishin Jezusi. Në vitin 1959, Rokeach i mbajti të sëmurët mendorë për dy vjet rresht në spitalin psikiatrik “Ypsilanti”, në Miçigan (SHBA). Ai shpresonte se pacientët do ta kuptonin që nuk ishin Jezusi, duke u përballur me të tjerët, të cilët vuanin nga i njëjti çrregullim. Por nuk ndodhi kështu, madje tre pacientët ziheshin aq shumë me njëri-tjetrin se cili ishte më shenjtori, saqë filluan të rriheshin me grushte. Në një përleshje, njëri prej Jezusëve i ulëriti tjetrit: “Duhet të më adhurosh, dëgjove?!”, ndërsa tjetri iu përgjigj: “Nuk do të të adhuroj, sepse je vetëm një krijesë e thjeshtë. Eja në vete dhe shiko faktet!”. Secili prej tyre kishte gati një shpjegim për praninë e dy Jezusëve të tjerë: njëri ishte i bindur se dy të tjerët kontrolloheshin nga makina, i dyti mendonte se kundërshtarët e tij donin t’i jepnin rëndësi vetes, ndërsa i treti thoshte se dy të tjerët janë të çmendur.

Të manipuluar

Psikologu amerikan u përpoq të manipulonte iluzionet e pacientëve të tij. Leon mendonte se ishte i martuar me një krijesë dy metra të gjatë që quhej Zonja Grua Jeti. Kështu Rokeach, duke u hequr sikur ishte Jeti, i shkroi Leon-it disa letra, duke e bërë që të prekej. Por kur përmes një letre doktori i kërkoi që të ndryshonte emrin, Leon ndjeu sikur po i kërcënohej identiteti dhe për pak sa nuk preku divorcin. Në fund, secili prej pacientëve besonte se ishte djali i Zotit. Vite më vonë, doktor Rokeach shkroi: “Nuk kisha të drejtë ta bëja këtë, madje edhe nëse do të më detyronte shkenca. Nuk duhej të ndërhyja në jetët e tyre personale”.

Bashkëjetesë e vështirë me një delfin

Për kafshët dashuria është diçka e jashtëzakonshme. Këtë donte të vërtetonte edhe neuroshkencëtari amerikan John C. Lilly me eksperimentin e tij. Ai kërkonte të verifikonte nëse delfinët mund të mësonin të flisnin, siç bëjnë fëmijët kur janë pranë nënave të tyre. Kështu, për 10 javë rresht, në vitin 1965, asistentja e tij Margaret Howe jetoi me delfinin Peter në një “shtëpi” në institutin “Communication Research Institute” në Shën Thomas, të mbushur me ujë deri në atë lartësi ku Margaret mund të ecte dhe Peter të notonte. Hanin, flinin, luanin të dy, ndërkohë që studiuesja nxiste shqisat “më njerëzore” të Peter-it dhe përpiqej t’i mësonte fjalë të thjeshta.

Joshja

Në fakt, shumë shpejt u mor vesh se Peter nuk donte një mama, por të dashur. Delfini filloi ta joshte Margaret duke e fërkuar nga këmbët. Por meqenëse dashuria nuk i rikthehej, Peter filloi të bëhej agresiv dhe e gjuante studiuesen. Ajo përpiqej të mbrohej dhe vishte çizme të gjata. Një herë njoftoi edhe disa burra që të vinin ta merrnin delfinin dhe ta lëshonin për disa orë në det për të gjetur një delfin tjetër. Kur u rikthye në shtëpi, Peter filloi ta joshte sërish dhe t’i tregonte organet gjenitale. E detyruar nga rrethanat, Margaret filloi ta fërkonte delfinin në pjesët intime të trupit. Pavarësisht kësaj dashurie jashtëtokësore, shkencëtari Lilly dëshironte ta vazhdonte një vit eksperimentin, natyrisht me Margaret, por kësaj here me një delfin tjetër. Nuk ia arriti qëllimit, sepse eksperimenti kushtonte shumë.

Qaj i vogli Albert!

Alberti ishte një foshnjë e qetë 11-muajshe. Gjatë kryerjes së testeve ai nuk qante, por zbavitej duke parë maska, kafshë, gazeta që digjeshin. Ky ishte subjekti perfekt për psikologun John B. Watson, qëllimi i të cilit ishte që ta frikësonte. Testi u krye në vitin 1920 në “John Hopkins University” (SHBA).

Alberti i vogël u la në shoqërinë e një miushi të bardhë. Sapo foshnja prekte miun, Watson e komandonte përmes një telekomande dhe lodra lëshonte një lloj zhurme që e trembte. Vogëlushi filloi të acarohej që në herët e para të eksperimentit, por Watson vazhdonte misionin e tij pa e shqetësuar kjo gjë. Testi ishte një sukses (të paktën për shkencëtarin). Tani vogëlushi fillonte të qante sapo shikonte lodrën që bënte një zhurmë të frikshme. Madje jo vetëm kaq: në fund të testit foshnja kishte frikë nga lepujt, qentë, leshi, maskat e babagjyshit të vitit të ri. Psikologu donte të provonte që këtë herë t’ia largonte frikën, por mamaja e foshnjës u transferua në një shtet tjetër. Sot, që testi është bërë i famshëm, nuk konsiderohet etik.

Një shije të vjelle?

Stubbins Ffirth (1784-1820) ishte i bindur: ethet e verdha nuk ishin ngjitëse, sepse po të ishte kështu, duke qenë mjek dhe në kontakt me pacientët, ai do të ishte infektuar. Por cila ishte arsyeja që kjo sëmundje prekte vetëm në verë shtetin e tij, Finlandën? Fillimisht në atë kohë duhej zbuluar se si transmetoheshin ethet e verdha. Në fakt vetëm në vitin 1881 doktor Carlos Finlay hodhi një hipotezë të saktë, që kjo sëmundje vinte nga mushkonjat (“Aedes aegypti”) përhapëse të virusit, por jo me kontakt të drejtpërdrejtë. Ffirth kishte arritur në përfundimin se sëmundja shkaktohej nga “rritja e eksitimit” dhe nxehtësia e verës. Ai u përpoq ta vërtetonte këtë gjë te vetja: “Më 4 tetor të vitit 1802 bëra një injeksion në krahun e majtë. Në shiringë hodha pak të ‘vjellë të zezë’ që kishte shpërthyer nga goja e një pacienti (‘e vjella e zezë’ me gjak, është shenjë tipike)”.

Guximtar

Ffirth i provoi të gjitha mënyrat. E hodhi të vjellën mbi sy. E la të thahej dhe i mblodhi avujt. Doktori arriti të mbushte një dhomë plot me avuj dhe i thithi ato deri sa volli. Pastaj filloi të pinte të vjellat, të holluara me ujë dhe puro. “Ka gjasa që para dy eksperimenteve të fundit, nuk isha mësuar me shijen dhe aromën e kësaj gjëje”. Në fund ai testoi lëngje të tjera trupore duke vënë mbi gërvishtjet e ndryshme të trupit pështymë, urinë gjak. Nga ky eksperiment u shkaktua një infeksion, por doktori nuk u infektua. Kështu ai e quajti të provuar teorinë e tij: ethet e verdha nuk ishin ngjitëse.

I varrosur për së gjalli për gjashtë muaj

A do të ishit të gatshëm të kalonit gjashtë muaj në vetmi të plotë absolute, nën tokë, në errësirë? Michel Siffre, gjeolog francez, vendosi ta provonte këtë gjë për shkencën. Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë dhe fluturimeve për në hapësirë, ai e pyeti veten se si mund të reagonin qeniet njerëzore në një izolim të plotë dhe në një hapësirë jashtëzakonisht të vogël. Siffre vendosi t’u përgjigjej këtyre pyetjeve duke bërë eksperiment me veten.

Akullnajë

Nga 22 korriku i vitit 1962, jetoi për dy muaj në izolim të plotë, pa orë, i mbyllur 130 metra nën tokë në një bodrum të ftohtë, ku temperatura ishte nën zero dhe lagështia 98%. Doktori vuante nga hipotermia, por u “çmend” vetëm një herë, kur filloi të këndonte me zë të lartë, të fishkëllente dhe të kërcente tuist. Kur doli nga izolimi, data ishte 14 shtator, ndërkohë që ai mendonte se ishte 20 gusht. Si pasojë e izolimit kishte humbur sensin e ditëve. Përmes këtij eksperimenti ai verifikoi atë që i interesonte, pra se si sillej trupi kur nuk orientohej nëse ishte ditë ose natë: trupi ishte përshtatur me ciklin gjumë-zgjim dhe për të një ditë zgjaste rreth 24 orë e gjysmë (regjistruar nga asistentët që ndodheshin në sipërfaqe, të cilët e kontrollonin vazhdimisht se çfarë bënte).

Përsëritës

Në vitin 1972 gjeologu provoi sërish ta bënte këtë eksperiment. Ai kaloi 205 ditë në “Midnight Cave”, një tunel në Teksas. Eksperimenti u sponsorizua nga NASA. Tashmë gjeologu ishte mësuar me elektrodat e fiksuara në kokë, që duhej të matnin parametrat fiziologjikë; bënte eksperimente, dëgjonte muzikë dhe lexonte Platonin. Afër ditës së 80, fuqitë po i mbaronin: filloi të bëhej nervoz dhe të griste e shkatërronte ç’i dilte përpara. Madje mendoi të vriste edhe veten. Për pak kohë kërkoi të rrinte me një mi që gjendej në këtë vend, por kur e mori në duar e vrau. Në ditarin e tij, doktori gjeolog shkroi: “Shkretimi më tremb. Nga fundi i eksperimentit isha shumë i habitur dhe fillova të merrja aq shumë dridhje nga elektrodat saqë po çmendesha dhe nuk më shkonte mendja që t’i shkëpusja menjëherë telat”.

Siffre mbetet krenar për studimet e tij. Në vitin 1999 ai u rikthye për 69 ditë në një shpellë franceze, për të parë se si do të reagonte në moshën 60-vjeçare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi