Në çift është kënaqësia që udhëheq
Tue 28 Feb 2012 - 1:40
Mirëqenia e një çifti nuk bazohet te të kuptuarit, të folurit apo korrigjimi i partnerëve, por te gjendja e kënaqësisë së përbashkët. Zbulojeni më poshtë se si ta arrini “Nuk kuptohemi”, “Po largohemi, duhet të flasim më shumë”: këto janë disa nga shqetësimet që kemi dëgjuar të thuhen nga goja e partnerëve gjatë një lidhjeje në çift. Për të gjithë ne është e rëndësishme të kuptohemi me partnerët, jo vetëm për shëndetin e lidhjes, por edhe që të shpjegojmë e të pranojmë sjelljet e tjetrit. Secili prej nesh është përpjekur të paktën një herë në jetë që të korrigjojë sjelljet e partnerit/es, duke përdorur fjalët që rrisin intimitetin dhe besimin, pikërisht kur lidhja po kalon një çast vështirësie, ose mërzitjeje, për shkak të zënkave të shpeshta e të vazhdueshme.Me termin “të kuptohesh” nuk nënkuptojmë që të jeni dakord për çdo gjë apo për ndonjë temë të veçantë ose të justifikoni qëndrimet e partnerit/es, sepse secili prej nesh e sheh ndryshe botën dhe natyrisht që nuk mund të ndajmë të gjithë të njëjtin mendim. Të gjitha këto “probleme” mund edhe ta cenojnë bërthamën e lidhjes. Nga mendjemadhësia mund të bëhemi kryeneçë dhe të hyjmë në labirinte pa dalje: nëse duam vërtet ta kuptojmë partnerin, rruga që duhet të ndjekim është një tjetër.
Bindja e parë e gabuar është se për të shkuar mirë duhet folur shumë. Me fjalë nuk bëjmë gjë tjetër veçse qëndrojmë në sipërfaqe të gjërave, në botën e mendimeve dhe identifikimeve (“Unë jam ky; unë mendoj atë”), që është e ndërtuar mbi maskat tona, pikëpamjet dhe mbrojtjen. Me këtë qëndrim e thellojmë më shumë largësinë midis njëri-tjetrit dhe rrezikojmë seriozisht lidhjen. Zgjidhja më e mirë do të ishte rreshtimi i momenteve kur ju ndiheni më mirë.
Nëse diçka mes jush nuk po shkon ashtu siç duhet, mos kërkoni menjëherë që të ndërhyni, të kuptoni dhe ta ndryshoni gjendjen e krijuar. Fillimisht lërini gjërat ashtu siç janë. Pastaj me qetësi filloni të mendoni për ato që i pëlqejnë partnerit tuaj, duke e pyetur më gjatë veten: Çfarë më pëlqen tek ai? Kur jam vetvetja? Çfarë më intereson tek ai? Cilat janë momentet më të bukura që ndajmë bashkë? Disa nga argumentet mbi të cilat duhet të diskutoni janë: ndonjë moment intim i veçantë, ose ndonjë lloj mënyre për të bërë dashuri. Përfytyroni kënaqësinë e atyre momenteve, rreshtojini të gjitha brenda vetes dhe nguliteni aty të gjithë vëmendjen tuaj. Pastaj ditë pas dite përpiquni që t’u jepni gjithmonë hapësirë momenteve të bukura, t’i jetoni me vetëdije të plotë. Këto karakteristika janë ushqim i vërtetë për të rritur një marrëdhënie. Nuk keni pse të kërkoni arsyet se përse lidhja nuk funksionon. Është e kotë ta torturoni veten për të kërkuar diçka të bukur për të nisur bisedën. Një frazë neutrale do të ishte shumë e zgjedhur, sepse partneri do ta ketë më të lehtë që ta vazhdojë bashkëbisedimin. Gjithçka mund të nisë me një koment për ambientin, për muzikën apo ushqimin. Në këtë mënyrë akulli thyhet shumë thjesht. Nëse partneri është i interesuar do të vazhdojë ta zgjasë bisedën. Nëse qeshni të dy bashkë për diçka të caktuar, atëherë edhe kjo gjë ju bën më të afrueshëm. Të ndani eksperienca të gëzuara rrit intimitetin mes jush. Po ashtu edhe e qeshura e largon tensionin. Mundet që personin e dashur ta bëni për vete edhe me diçka të shpejtë dhe të bukur: duke i kërkuar një xhiro apo në qoftë se jeni në plazh do të ishte shumë mirë nëse do të bënit sërf bashkë. Është shpjeguar shkencërisht se takimi me dikë që është në një gjendje emocionale të caktuar (për shembull pasi ka provuar frikën) rrit probabilitetin për t’u tërhequr nga tjetri.
Një kompliment (edhe banal) vlen gjithmonë. Kush e merr, ndihet i vlerësuar dhe i kushton rëndësi atij që ia ka dedikuar. Kështu që interesi është reciprok. Nëse dëshironi që personi tjetër ta kuptojë se ju e pëlqeni, komplimenti është gjëja e dytë që duhet të bëni. Këta janë hapa shumë të rëndësishëm në tërheqjen e vëmendjes mashkullore. Në fakt femrat që lëshojnë më tepër sinjale interesi kanë më shumë mundësi për t’u afruar me seksin tjetër. Të njëjtin shans kanë edhe meshkujt, por sigurisht që duhet të jenë më të sofistikuar.
Bota Sot

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi