Vajza që udhëheq “rezistencën” siriane në Tiranë
Sat 16 Jun 2012 - 17:07
Entela Resuli Nëse një vajzë siriane e imagjinoni të mbuluar kokë e këmbë dhe që nuk bën asgjë veçse rri në shtëpi, ne po ju tregojmë të kundërtën. Aliaa, është siriane. Flokët e zeza i mbulojnë gjysmë shpatullën e zhveshur nga një bluzë me ngjyrë jeshile të fortë. 27-vjeçarja ka 8 vjet që jeton në Shqipëri. Ishte 19 vjeç kur mbërriti këtu bashkë me bashkëshortin e saj. Në atë kohë, të sapo martuar të dy, nisën një jetë në një vend të huaj, por larg luftës që po jeton familja e tyre këto kohë.
Aliaa sot është personazhi ynë i javës në “Shekulli” pasi dhjetë ditë më parë është bërë protagoniste në qendër të kryeqytetit me anë të një proteste-homazh për të ndaluar vrasjet e fëmijëve në Siri. Për guximin që ka treguar përveç komunitetit sirian që jeton këtu, ka gjetur mbështetjen dhe solidarizimin e shumë shqiptarëve. Në shesh kanë qenë më shumë se 200 pjesëmarrës në mbështetje të Aliaas dhe solidarizimit kundër vrasjeve të fëmijëve në vendin e saj. Me parulla në duar ata kanë dhënë mesazhe ashtu siç ka bërë këto ditë pothuajse të gjitha vendet e Evropës. Ne jemi ulur me Aliaan dhe kemi biseduar, për të na treguar më shumë për jetën e saj në Shqipëri dhe familjen e saj në Siri… Shpesh herë përlotet gjatë rrëfimit, ajo nuk e di nëse të afërmit e saj janë gjallë apo kanë vdekur, pasi prej një jave nuk ka kontakte, të gjitha linjat e komunikimit, të çdo lloji janë të bllokuara.
Aliaa, një javë më parë ju pamë në shesh, gjatë organizimit të një proteste, mund ta na tregoni me shumë, pse ishit aty?
Isha aty për një arsye shumë të fortë. Unë e ndjej që padrejtësitë që po bëhen brenda vendit tim, t’i bëj publike edhe këtu ku jetoj prej 8 vjetësh. Ishte një protestë-homazh kundër vrasjeve të fëmijëve sirianë në Siri. E nisa me rrjetin social “Facebook”. Vendosa aty lajmërimin për organizimin e këtij eventi dhe kërkova që të bëja një protestë në formën e marshimit. Aty pastaj u tërhoqën edhe shqiptarët, të cilët njihen për ndjeshmërinë që kanë. Kjo protestë u organizua në datën 8 qershor në orën 18:00.
Si ishte pjesëmarrja?
Pjesëmarrja ishte shumë e kënaqshme dhe jam habitur faktikisht. Shqiptarët kanë hallet e tyre dhe shumica nuk e dinë as ku bie Siria, por në këta rast bëhej fjalë për jetë fëmijësh dhe për të drejta njerëzore. Unë jam habitur nga solidarizimi i shqiptarëve dhe u ndjeva e prekur.
Ju ndihmoj ndokush në këtë organizim?
Po, sigurisht, pa ndihmën e Ilir Hoxhollit dhe Lulëzim Koçit nuk do ia kisha dalë dot. Tanimë jemi bërë një staf dhe për çdo gjë ulemi të tre e punojmë. Ata kanë dhënë ndihmësen e tyre, në gjithçka që ndodhi atë ditë, në parullat që u ngritën, komunikimin me median që kjo gjë të dëgjohej dhe mos të kalonte në heshtje. Qëllimi u arrit.
Kjo ishte protesta e parë dhe e vetme apo do të ketë edhe të tjera?
Po, kjo që u bë ishte kundër vrasjeve të fëmijëve dhe tjetra do të jetë për luftën në Siri, një ekspozitë me foto se çfarë ka ndodhur. Po punojmë për këtë.
Ju i ndiqni lajmet për Sirinë, jeni në korrent të ngjarjeve që ndodhin atje?
Po, nga interneti dhe televizori dhe normalisht flas me familjen time në telefon kur ka linjë se para një jave kanë prerë linjat e telefonit, internetit, celularit dhe u bë ditë që nuk e di, a janë gjallë apo kanë vdekur. (qan).
Po bashkëshorti ju ka mbështetur në këtë nismë?
Po. Sigurisht ka qenë me mua atë ditë në protestë. Edhe ai ka familjen e tij në atë vend ku në këto momente që po flasim bëhet luftë. Përveç punës së përditshme, jetojmë një ankth të pashmangshëm. Ndërsa ne mund të jemi duke pirë një çaj të qetë, atje kush e di se çfarë po ndodh. Dua të them se, ka pasur një gjë të “çmendur” këtu, se unë nuk po dilja të kërkoja ndihmë nga arabët, por nga shqiptarët. Dhe Amar
(bashkëshorti) më tha: Bëje! Kjo, sepse ai më ka parë mua, që vetëm fle, qaj dhe shikoj lajmet. Më parë ne kishim frikë vetëm të premteve, se njerëzit atje dilnin për t’u falur në xhami dhe bëjnë protestë, ndërsa tani në Siri, çdo ditë është e premte.
Për jetën
Jeta në kryeqytetin shqiptar, përshtatja me zakonet tona dhe shpjegimi se: Sirianët nuk janë ashtu siç i kishim menduar
Një siriane 8 vjet në Tiranë
I kujton duke qeshur ditët e parë të mospërshtatjes lehtë me jetën e Tiranës, por një gjë i ka mbetur në mendje sot e kësaj ditë: këtu ka më shumë liri. Aliaa, është nënë e dy vajzave, e madhja 6 dhe e vogla 4 vjeç. Vogëlushet me prindër sirian flasin një shqipe të rrjedhshme dhe të pastër. Ato kanë qenë dy “aktoret” e protestës së 8 qershorit të cilat janë shtrirë në tokë në shenjë solidarizimi për bashkëmoshatarët e tyre në vendlindjen e prindërve. Së bashku me ta janë bashkuar edhe tetë fëmijë të tjerë. Aliaa sapo ka përfunduar studimet për shkenca politike në një universitet privat në gjuhën angleze dhe është duke ndjekur studimet master. Ditët e fundit nuk kanë qenë të qeta për të, edhe pse është larg zhurmës së krismave, ajo i ndjen ato, pasi ka atje gjysmën e familjes. Tirana është qyteti që i pëlqen më shumë në Shqipëri, po ashtu edhe njerëzit.
Aliaa, sa kohë keni që jeni në Shqipëri?
Janë bërë 8 vjet tashmë. Kam ardhur në Shqipëri kur jam martuar, në moshën 19 vjeç.
Po pse erdhët këtu?
Erdha pasi u martova dhe bashkëshorti, Amar ka punën këtu. Ai është sirian, punon për një firmë inxhinierike. Jam njohur me të me mblesëri, dhe pas kësaj mora vendimin të vij pas tij. Tani pas tetë vitesh qëndrim në Tiranë mund të them që jam ambientuar goxha mirë me jetën shqiptare. Në fillim nuk ka qenë kështu, pasi isha një vajzë e re, nuk dija gjuhën, u ndodha në një vend të huaj dhe e pata të vështirë, por kjo situatë zgjati pak.
Si të është dukur Shqipëria në fillim kur erdhët?
Më është dukur shumë e vogël. Kjo është përshtypja e parë që më bëri, pastaj ndjeja që këtu kishte shumë liri, të paktën më shumë se sa në vendin prej nga vij unë.
Ke pas kontakte me njerëzit, si ke komunikuar me ta?
Jo, nuk kam pasur, pasi kisha probleme me të folurën, gjuha shqipe është shumë e vështirë, pastaj kur linda vajzën e parë që kontaktoja më shumë me njerëzit dhe nga këto marrëdhënie kam mësuar dhe kaq shqip sa di tani.
Sa fëmijë keni dhe ne ç’moshë janë?
Po, kam dy vajza. E madhja është 6 dhe dyta 4 vjeç, dhe më besoni, dinë shqip, edhe shumë më mirë se unë.
Me çfarë merresh këtu ?
Sapo kam përfunduar shkollën për shkenca politike dhe tani po vazhdoj masterin, në anglisht.
Ke mësuar nga tradita shqiptare?
Për gatim jo, por kam mësuar. Tradita shqiptare nuk ka shumë diferencë nga tradita arabe, se arabe dhe turke janë njëlloj. Por këtu ka më shumë liri se në Siri.
Gjatë kësaj kohe që je këtu ke shkuar në Siri?
Po shkoj, një herë në vit, por u bë disa kohë që nuk kam shkuar sepse nuk kam leje të kaloj në Siri, pasi çdo kush që ka sharë presidentin, qoftë edhe në “Facebook”, e penalizojnë. Ka pas nga ata që janë futur në burg për këtë gjë. Po unë nuk kam frikë, njerëzit andej po vdesin dhe marrin guximin të dalin në protesta, pse duhet të kem unë frikë që jam larg.
Aliaa, çfarë bën në një ditë të zakonshme?
Tani në këto kohë vetëm dëgjoj dhe shoh lajmet, asgjë tjetër.
Çfarë po ndodh në Siri
Efekti domino i ‘Pranverës Arabe’ preku edhe Sirinë e Bashar Al-Asad. E nisur që vitin e kaluar dhe e konsideruar tashmë si Luftë Civile nga Kombet e Bashkuara, lufta në Siri numëron të paktën 6 mijë protestues dhe rebelë të vrarë ndërsa nga radhët e forcave qeveritare, shifrat zyrtare flasin për 3700 ushtarë të vdekur. Pavarësisht përpjekjeve të diplomacisë dhe misioneve të vëzhguesve të OKB-së, duket se paqja është shumë larg. Qindra të vdekur vijojnë të raportohen përditë.
Shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi