Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet Empty Shkon në motel me të dashurën, vdes nga viagra 45 vjecari nga Rubiku

Tue 19 Feb 2013 - 22:34
Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet Ambulanca4

Vdekje e ëmbël”…Kështu mund të konsiderohet vdekja e një 45-vjeçari në kryeqytet I cili dëshironte të kalonte disa orë me të dashurën në dhomën e një moteli në zonën pranë Qytetit të Nxënësve në kryeqytet. Bëhet fjalë për Gjet Gjikolaj nga Rubiku, i cili dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkak të stimulantëve që ka përdorur për realizimin e aktit seksual. Sipas policisë së kryeqytetit45-vjeçari nga Rubiku rreth orës 21:00 minuta kja shkuar në hotel më të dashurën ndërsa më përpara ka pirë Viagra. Por efekti i tyre nuk e ka lejuar as që të ngjitet deri tek krevati, pasi ai është gjetur i rregullt dhe i paprekur nga e dashura e tij e cila është larguar nga vendngjarja.
Viktima është gjetur nga pastruesja në dyshemenë e dhomës së motelit, vetëm me të brendshme ndërkohë që po punon për gjetjen e të dashurën së tij për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen./alb-observer.com/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet Empty Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet

Wed 20 Feb 2013 - 14:07
Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet Ambulance

TIRANE - Dëshironte të kalonte disa orë me të dashurën, por dëshira e madhe i ka marrë edhe jetën. Mbrëmjen e djeshme, është gjetur trupi i pajetë i një 45-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka takuar të dashurën e tij. Mësohet se viktima është Gjet Gjikolaj nga Rubiku, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të stimulantëve që ka përdorur për realizimin e aktit seksual.

Ngjarja
Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:00 minuta, në dhomën e një moteli në zonën pranë Qytetit të Nxënësve në kryeqytet, ka gjetur vdekjen 45-vjeçari nga Rubiku, Gjet Gjikolaj. Sipas policisë, 45-vjeçari ka dashur që të kalojë disa orë me të dashurën e tij, por pa e arritur një gjë të tillë, pasi pak minuta pasi janë gjendur vetëm për vetëm në dhomën e hotelit, Gjikolaj ka ndërruar jetë. Burime nga policia sqarojnë se 45-vjeçari nga Rubiku ka përdorur stimulantë si Viagra, për të realizuar aktin seksual me të dashurën e tij, pa e ditur se pikërisht kjo gjë do t’i shkaktonte vdekjen. Forcat e policisë bëjnë me dije se dyshohet se ka qenë pikërisht përdorimi i stimulantëve ai që i ka sjellë edhe vdekjen Gjikolajt, pasi efekti i tyre nuk e ka lejuar as që të ngjitet deri tek krevati, pasi ai është gjetur i rregullt dhe i paprekur nga e dashura e tij. Kjo e fundit, e ka braktisur të dashurin e saj dhe është larguar më herët nga vendi i ngjarjes. Viktima është gjetur nga pastruesja në dyshemenë e dhomës së motelit, vetëm me të brendshme. Ndërkohë, bëhet me dije se ka qenë i vështirë edhe identifikimi i viktimës, pasi 45-vjeçari nuk ka pasur mjet identifikimi me vete. Sipas policisë, nga veprimet paraprake hetimore të mjekësisë ligjore, vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të stimulantëve prej Gjikolajt. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi vdekjen e 45-vjeçarit. Ndërkaq, bëhet me dije se strukturat e policisë po punojnë edhe për të gjetur vajzën që shoqëronte 45-vjeçarin, e cila mund të japë më shumë detaje për dinamikën e ngjarjes./BalkanWeb
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet Empty Re: Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet

Wed 20 Feb 2013 - 15:23
Message reputation : 0% (1 vote)
gjynah
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet Empty Re: Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet

Wed 20 Feb 2013 - 15:27
shaban cakoli shkruajti:gjynah

Cfare "gjynah" mo!
Shyqyr qe Zoti denoi nje IDIOT...

Shqiperia nuk do bastarde, c'dreqin kerkonte "ai' "aty" me "ate"?!
Sponsored content

Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet Empty Re: Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi