Vdes vajza e dhunuar katervjecare
Mon 6 May 2013 - 23:32
Vajza e vogël indiane ka vdekur në spital, gati dy javë pasi ishte dhunuar në një fermë derisa nuk e kishte humbur vetëdijen.
Nga shteti qendror indian Madhya Pradesh, më 20 prill vajza ishte transportuar me aeroplan për në spitalin e qytetit Nagpur, ku edhe vdiq të hënën mbrëma, njoftuan të martën zyrtarët e këtij spitali.
"Ajo vdiq të hënën mbrëma, nga një sulm në zemër. Ne i ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme, por gjendja e saj u përkeqësua papritmas dje... Asaj i ra shtypja, dhe nuk reagoi më fare në ilaçe”, i tha agjencisë AFP përfaqësuesi i spitalit P.A. Sriram.
Më 18 prill,në qytetin indian Gansur, vajzën e vogël e kishin gjetur pa vetëdije prindërit e saj, vetëm një ditë pasi ishte dhunuar nga 35-vjeçari Firoz Khan, i cili pastaj e kishte hedhur atë në një fermë. 4-vjeçarja ishte dërguar menjëherë në spitalin lokal, prej nga dy ditë më vonë ishte transferuar për në qytetin Nagpur, të shtetit Maharashtra.
Ky është rasti i fundit në serinë e sulmeve seksuale që shkaktuan zemërimin e opinionit publik në Indi. vetëm dy javë më parë, një vajzë pesëvjeçare ishte dhunuar nga dy meshkuj, në një ndërtesë banimi të lagjes Gandhi Nagar, në pjesën lindore të New Delhit.Nga Express

- Vajza 14 vjeçe denoncon të atin 62-vjeçar: Më ka dhunuar seksualisht 3-4 herë në muaj
- Vajza vdes nga gëzimi i propozimit për martesë
- Elbasan, vdes vajza 13-vjeçare, u godit nga rrufeja
- Tiranë, 45-vjeçari pi “viagra” dhe vdes në motel, vajza largohet
- Delvinë, sulm me granatë, vdes vajza 3-vjeçe, plagoset nëna e saj
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi