Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vajza vdes nga gëzimi i propozimit për martesë Empty Vajza vdes nga gëzimi i propozimit për martesë

Thu 29 Jan 2015 - 19:44
Vajza vdes nga gëzimi i propozimit për martesë 20150129181949158646Një vajzë ka vdekur në Ibiza pasi ka rënë nga shkëmbi derisa po festonte propozimin e martesës që ia bëri i dashuri i saj.
Policia ka thënë se ajo ka humbur baraspeshën pasi partneri i saj i propozoi martesën në maje të malit ku kishin shkuar për të shijuar perëndimin e diellit, transmeton Koha.net.
Dimitrina Dimitrova, 29-vjeçare, ka pësuar sulm në zemër shkaku i lëndimeve të marra nga rënia në resorin e Cala Tridas në bregdetin perëndimor të Ibizas.
Ajo ishte gjallë, por pavetëdije kur erdhën mjekët, ndërsa vdiq pak minuta më vonë.
“Vdekja e saj ka ndodhur në një aksident tragjik dhe të tmerrshëm”, ka thënë një zëdhënës i policisë.
Ndërsa disa burime kanë bërë të ditur se i dashuri i saj jetoi dhe punoi në Ibiza kurse e Dimitrova kishte arritur dy ditë më parë për ta vizituar atë.
“I dashuri i saj jetoi dhe punoi në Ibiza. Ajo arriti dy ditë më herët për ta vizituar atë dhe po kërkonte punë”, ka thënë burimi.
“Ajo ra pak sekonda pasi partneri i saj e befasoi atë me propozim dhe kërceu nga gëzimi”, ka shtuar burimi.
Besohet se vdekja e saj e ka tmerruar të dashurin i cili kishte gjetur vendin e bukur për propozimin e martesës.
http://lajmesot.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi