Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mitur nga Kukësi u shfrytëzua seksualisht në Tiranë  Empty Vajza e mitur nga Kukësi u shfrytëzua seksualisht në Tiranë

Tue 26 Jul 2011 - 1:34
HetimiNjë në pranga dhe një në kërkim për marrëdhënie me të miturVajza e mitur nga fshati Luzsën ende pa i mbushur të 14-tat ka zbardhur vetë enigmën e zhdukjes nga shtëpia një javë më parë ndërsa kishte lënë në ankth familjen. Ajo u gjet dy ditë më parë në një shtëpi në Kamzë, ku fillimisht ranë poshtë të dyja alibitë e ngritura nga vetë vajza, sipas të cilave ishte helmuar.Pas marrjes në pyetje nga policia e Kukësit, sipas dëshmive që ka lëshuar ajo vetë, në prani të psikologëve del se e mitura është shfrytëzuar seksualisht në Kukës e më pas në Tiranë.Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Suada Sula, tha për gazetën “Shqip” se 14-vjeçarja A. L. ka pohuar faktin se është përdorur seksualisht në një nga hotelet e Kukësit nga një 28-vjeçar nga fshati Surroj. Burimi cituar bën të ditur se vajza është larguar nga banesa natën e së Shtunës një javë më parë dhe ka udhëtuar në qytetin e Kukësit ku është takuar me shtetasin A. Vata 28 vjeç.Sipas pohimit të vajzës të dy kanë pirë një kafe në një lokal ndërsa më pas ajo dhe 28-vjeçari Vata kanë shkuar në një hotel ku kanë prenotuar një dhomë. Aty e mitura është shfrytëzuar nga 28-vjeçari, i cili, siç ka pohuar ajo, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Më pas, sipas deklarimit të minorenes, ai i ka premtuar vajzës martesë, mirëpo është larguar nga hoteli ku nuk është kthyer më.Vajza e mbetur e vetme ka dalë nga mesdita nga hoteli ku, sipas versionit të parë të ngjarjes, një kalimtar e ka drejtuar në stacionin e furgonëve ku është nisur drejt kryeqytetit, ndonëse pa ndonjë adresë. Kjo kishte qenë fillimisht alibia e hedhur nga e mitura, sipas të cilës në furgon ka njohur një person të rastësishëm, i cili, sipas shpjegimit të të miturës, duke parë se vajza nuk njihte mirë qytetin, e ka strehuar te motra e tij e cila banonte në Kamzë.

Kështu thotë edhe një njoftim i policisë së Kukësit i lëshuar dy ditë më parë duke pohuar se kur kanë parë në televizor që një vajzë 14-vjeçare kërkohej nga policia, ai dhe motra kanë njoftuar një nga komisariatet e policisë së Tiranës.

Varianti tjetër i ngjarjes, i zbuluar dje në orët e pasdites, tregon se e mitura është shfrytëzuar seksualisht edhe nga persona të tjerë në mënyrë sistematike madje, disa ditë me radhë në një apartament të lagjes numër 1 të Kukësit. Të dhënat e para të policisë kanë mbajtur sekret disa dëshmi të vajzës së shfrytëzuar, ndërsa aty rreth 15.00 policia ka ndaluar shtetasin G. Billa, 22 vjeç, banues në lagjen 3 të qytetit, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen 14-vjeçare. Një burim i besueshëm i policisë tha se po punohet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë që e kanë shfrytëzuar të miturën gjatë qëndrimit në Kukës, por edhe në Tiranë, ku ka qëndruar disa ditë derisa u gjet nga policia.

Minorenia është kthyer në shtëpi ndërsa përveç 22-vjeçarit të arrestuar policia ka shpallur në kërkim edhe A. Vatën, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Ndaj të dyve rëndon akuza për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të mitura parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi