Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Spahiu i kërkon interpelancë Berishës: Je i varur nga grekët! Empty Spahiu i kërkon interpelancë Berishës: Je i varur nga grekët!

Tue 28 Feb 2012 - 11:51
Spahiu i kërkon interpelancë Berishës: Je i varur nga grekët! 51793TIRANE- Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një deklaratë për mediat i kërkon interpelancë kryeministrit Berisha, në lidhje me takimin e tij me kreun e partisë greke Demokracia e Re, Antoni Samaras.

“Sot Aleanca KuqeZi ka një apel për Kuvendin e Shqipërisë, apel që kuvendi dhe deputetët e tij të thërrasin në interpelancë kryeministrin e vendit Sali Berisha. Është momenti që Kuvendi i Shqipërisë të zbardhë përpara opinionit publik, përpara shqiptarëve detajet e takimit të kreut të ekzekutivit shqiptar me kreun e “Neodemokracia’s” së Greqisë Antoni Samaras", thuhet në deklaratë.

Kreshnik Spahiu kërkon të zbardhet takimi mes kryeminstrit e Samaras, i datës 12 dhjetor 2011, ku gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha zhvilloi një takim me Antonis Samaras, kreun e partisë së djathtë opozitare greke Demokracia e Re. Sipas mediave, Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Samaras i propozoi asokohe Berishës, që dy vendet të shqyrtojnë përsëri marrëveshjen për përcakimin e kufijve të zonave detare dhe të shelfit kontinental midis tyre.

Sipas Kreshnik Spahiut, në interpelancë kryeminstri Berisha duhet të përgjigjet për “pazarin që ka bërë me Samaras, se cfarë premtimesh i janë bërë në këmbim të kufirit detar”, sic shprehet kreu i Aleancës Kuq e Zi.

Spahiu deklaroi më tej se ngritja e komisionit hetimor për të ka qënë një porosi e Athinës, që Berisha e bëri realitet. Ai nuk kursen sërish akuzat për kryeminstrin Berisha, duke e qajtur atë antishqiptar e lider krokodil.
“Berisha është peng i të sotmes dhe i të ardhmes. Do ta mbysim liderin krokodil me detin e votave kuqezi. Berisha është i varur nga nacionalistët grekë”, tha Spahiu.

Duke kërkuar largimin e qeverisë së tij, Spahiu akuzoi atë e kryeminstrin e Kosvës, Hashim Thaci se janë kundër bashkimit të Shqipërisë e Kosvës.
“Berisha e Thaçi antishqiptarë. Ata janë kundër bashkimit. Ka ardhur koha që të largojmë qeverinë antishqiptare”, shtoi kreu i AK-së.
Spahiu shtoi se, “edhe sulmet e PS ndaj meje, frikë nga Aleanca Kuq e Zi”.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Spahiu i kërkon interpelancë Berishës: Je i varur nga grekët! Empty Re: Spahiu i kërkon interpelancë Berishës: Je i varur nga grekët!

Wed 29 Feb 2012 - 1:09
ky do jete kryeminister i ardhshem i shqiperise
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi