Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Maqedoni-Shqipëri, lëvizje me letërnjoftime Empty Maqedoni-Shqipëri, lëvizje me letërnjoftime

Tue 28 Feb 2012 - 20:26
Marrëveshje për lëvizje të lirë mes qytetareve të Maqedonisë dhe Shqipërisë drejtë finalizimit. Kjo marrëveshje sot mori bekimin e Komisionit për politikë të jashtme pranë Kuvendit republikan. Sipas këshilltarit shtetëror në Ministrinë e Jashtme, Zvonimir Popoviq, përvoja pozitive e zbatimit të një marrëveshjeje të ngjashme mes Maqedonisë dhe Serbisë ka iniciuar edhe nënshkrimin e një marrëveshje të ngjashme edhe me Republikën e Shqipërisë.
“Ministria e Jashtme duke u nisur nga përcaktimet për gjetjen e mundësive për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të qytetarëve të shteteve të fqinjësisë, por duke pasur parasysh edhe përvojat pozitive nga zbatimi i marrëveshjes së ngjashme me Republikën e Serbisë, inicioi nënshkrimin të marrëveshjes edhe me Republikën e Shqipërisë me të cilën mundësohet që qytetarët e dy shteteve mund të hyjnë, të dalin, të transitojnë dhe të qëndrojnë edhe me letërnjoftime biometrike valide”, tha Zvonimir Popoviq, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Jashtme.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë pasi të kalojë edhe në seancën plenare të Kuvendit, dhe më pas të shpallet edhe në gazetën zyrtare të RM-së.
Ndryshe mes Maqedonisë dhe Shqipërisë për momentin është në fuqi marrëveshja e nënshkruar në Tiranë më 19 gusht të vitit 2008, e cila parasheh lëvizje të ndërsjellë të qytetarëve të dy shteteve pa viza. Nga Ministria e Jashtme njoftojnë se marrëveshje të ngjashme do të nënshkruajnë dhe me shtetet tjera. Partneri i shqiptarë i koalicionit qeveritarë BDI, ka deklaruar se nga kjo nismë nuk përjashtohet as Kosova, por paraprakisht duhet të plotësohen disa kushte nga kosovarët, gjegjësisht të pajisen me letërnjoftime biometrike. Bedri Rexhallari
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Maqedoni-Shqipëri, lëvizje me letërnjoftime Empty Re: Maqedoni-Shqipëri, lëvizje me letërnjoftime

Tue 28 Feb 2012 - 20:29
Legjenda te lajmet hyn kjo tema jo tek lajmerimet..kujdes pak forumet ok yll
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Maqedoni-Shqipëri, lëvizje me letërnjoftime Empty Re: Maqedoni-Shqipëri, lëvizje me letërnjoftime

Wed 29 Feb 2012 - 2:38
FLM URIME PER LEVIZJE E LIRE MES NESH
Sponsored content

Maqedoni-Shqipëri, lëvizje me letërnjoftime Empty Re: Maqedoni-Shqipëri, lëvizje me letërnjoftime

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi