Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shqipëri-Maqedoni me karta identiteti, pala maqedonase thyen marrëveshjen Empty Shqipëri-Maqedoni me karta identiteti, pala maqedonase thyen marrëveshjen

Fri 6 Apr 2012 - 14:18
Shqipëri-Maqedoni me karta identiteti, pala maqedonase thyen marrëveshjen 47604_2QAFË THANË- Incident në pikën kufitare të Qafë Thanës. Në ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë vetëm me karta identiteti mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, pala maqedonase nuk zbaton marrëveshjen duke mos lejuar kalimin e shtetasve matanë kufirit.

Mësohet se pala maqedonase nuk lejon që të kalojë asnjë person i cili posedon një kartë identiteti, ndërkohë që pala shqiptare ka zbatuar marrëveshjen duke lejuar kalimin vetëm me kartë bisometrike.

lajmi vijon

Shqipëri-Maqedoni vetëm me karta identiteti, pala maqedonase bllokon lëvizjen
Ka hyrë sot në fuqi marrëveshja Shqipërim-Maqedoni për lëvizjen e ndërsjelltë të qytetarëve me karta identiteti. Marrëveshja përkatesë është nënshkruar në 1 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit te Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki.

Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe (kartat e identitetit). Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës.

E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa pritet nënshkrimi i saj edhe me Republikën e Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi