Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëri-Maqedoni, pa marrëveshje në arsim Empty Shqipëri-Maqedoni, pa marrëveshje në arsim

Wed 23 Oct 2013 - 0:07
Drejtuesve të Ministrisë së Arsimit në Maqedoni dhe Shqipëri nuk ju kanë mjaftuar tre vite për të rinovuar Marrëveshjen bilaterale për bashkëpunim në sferën e arsimit.

Që nga dhjetori i vitit 2010, kur ka skaduar afati i kësaj marrëveshje, dy vendet nuk kanë mundur të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë zyrtare. Mungesa e kësaj marrëveshje është një arsye shtesë që abetarja mbarëkombëtare të mos mund të sillet në Maqedoni, pasi në mungesë të bashkëpunimit zyrtarë, dy vendet nuk mund të këmbejnë tekste shkollore.

Shkupi dhe Tirana për tre vite me radhë nuk kanë mundur të bashkëpunojnë as në programet e përbashkëta arsimore, kurse studiuesit nga dy vendet nuk kanë pasur mundësi të bëjnë bashkërisht hulumtime shkencore.

Po ashtu, në mungesë të kësaj marrëveshje studentët shqiptarë nga Maqedonia nuk mund të shfrytëzojnë kuoatat që ishin të garantuara për ta nëpër universitetet e Tiranës, para skadimit të marrëveshjes.

Zyrtarët shqiptarë në Ministrinë e Arsimit në Maqedoni thonë se janë shumë të interesuar për të rinovuar Marrëveshjen në sferën e arsimit me Shqipërinë. Nga Shkupi, kohë më parë, në mënyrë zyrtare është dërguar një kërkesë për ripërtëritjen e bashkëpunimit, por ende pritet përgjigja nga Ministria e Arsimit në Tiranë. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi