Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Eurostat: Shqipëri-Maqedoni, vendet me çmimet më të lira Empty Eurostat: Shqipëri-Maqedoni, vendet me çmimet më të lira

Sun 3 Jul 2011 - 2:39
Në statistikat e Eurostattit për vitin 2010, Maqedonia dhe Shqipëria paraqiten me nivelin më të ulët të çmimeve në Evropë. Instituti Evropian i Statistikave analizon indeksin e çmimeve në 37 vende të Evropës për vitin e shkuar, ku Shqipëria dhe Maqedonia i kanë çmimet rreth 40 për qind më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Evropian (BE).
Ndërkaq, sipas të njëjtave të dhëna, Danimarka i ka çmimet 43 për qind më të larta se mesatarja e BE-së.
Për të arritur në këto shifra, Eurostat ka survejuar mbi 2500 artikuj konsumi. Për ushqimet dhe pijet alkoolike, rezulton të jetë Danimarka më e shtrenjta, ndërsa për veshjet më e shtrenjta është Suedia. Ndërsa Maqedonia dhe Shqipëria renditen më të lira për sa i përket çmimeve të ushqimeve dhe cigareve. Ashtu, siç mund të mendohet, më e lira për veshjet dhe këpucët paraqitet Turqia. Për shërbimet e komunikimit, Spanja dhe Serbia paraqiten më të shtrenjtat, ndërsa më e lira paraqitet Qipro. Për hotelet dhe restorantet, Norvegjia dhe Danimarka janë më të shtrenjtat, ndërsa më të lirat janë pikërisht Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.
Gjithashtu, statistikat e Brukselit njoftojnë se, vendet kandidate kanë çmimet më të lira pothuajse për të gjithë artikujt. Eurostat ka krahasuar çmimet sipas një mesatareje, ku me 100 vlerësohet niveli mesatar i çmimeve në të 37 vendet e Evropës. Vendet që renditen poshtë vlerës 100 konsiderohen me çmime të lira, ndërsa ato me vlerë më të lartë se 100 vlerësohen me çmimeve të larta.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi