Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Eurostat, shqiptarët të varfërit që paguajnë më shumë edhe se vendet e BE Empty Eurostat, shqiptarët të varfërit që paguajnë më shumë edhe se vendet e BE

Fri 22 Jun 2012 - 12:47
Eurostat, shqiptarët të varfërit që paguajnë më shumë edhe se vendet e BE EnergjiaEurostat, shqiptarët të varfërit që paguajnë më shumë edhe se vendet e BE TelekominikacioniEdhe pse Shqipëria është një nga dy vendet me të ardhurat më të pakta në Evropë, për disa shërbime dhe produktet çmimi nuk është më i ulëti në kontinent. Këtë e tregon një kërkim i Eurostat. Sondazhi i saj ka marrë në shqyrtim 37 vende ku janë krahasuar niveli i çmimit në krahasim me mesataren e çmimeve në BE.

Sa i takon shpenzimeve familjare, Zvicra dhe vendet veriore të Evropës kanë çmimet më të larta ndërsa më të ulëtat janë në vendet e Evropës juglindore. Shqipëria është vendi i parafundit duke lënë pas vetëm Maqedoninë. Duhet nënvizuar se duke qenë se Maqedonia ka çmimet më të ulëta për ushqimin, pijet dhe duhanin, Shqipiria del si vendin me konsumin më të ulët.

Vendi ynë konsiderohet si vend me çmime të larta sa i takon veshjeve. Por çudia më e madhe është tek çmimi i energjisë elektrike. Shqiptarët, sipas të dhënave të Eurostat paguajnë një çmim më të lartë se thuajse të gjitha vendet e zhvilluara. Ne lëmë pas vetëm 7 vende nga 37. Çmime të kripura në krahasim me vendet e BE-së, shqiptarët paguajnë edhe për telekomunikacionin.

Vendim me çmimet më të larta për të gjitha grupet e produkteve (përveç rrobave) është Norvegjia. Sa i takon vendeve të BE-së, Danimarka është vendi më i shtrenjtë për ushqimet dhe pijet jo alkolike ndërsa Irlanda është vendi më i shtrenjtë sa i takon alkoolit. Sa i takon veshmbathjes, vendi me çmimet më të shtrenjta është Suedia.

Sipas të dhënave të Eurostat, Maqedonia është vendim me çmimet më të ulëta sa i takon ushqimit, pijeve dhe duhanit ndërsa sa i takon veshmbathjeve këtë vend e zë Turqia. Për sa u përket vendeve të BE-së, Bullgari është vendi me çmimet më të ulëta në këto kategori përveç alkoolikeve dhe duhanit, të cilat gjenden më lirë në Hungari.

Sa i takon shërbimit të transportit, Norvegjia tregon se ka çmimet më të larta, kurse në BE rekord mban Suedia dhe Finlanda. Ndërsa për çmimet më të ulëta vendin e parë e zë Shqipëria kurse sa i takon BE-së këtë shërbim e ofrojnë më lirë Bullgaria dhe Rumania.

Për energjinë, gazin dhe karburantet, çmimet më të shtrenjta i ka Danimarka kurse më të ulëtat i ka Serbia. Sa i takon energjisë në veçanti, vendi më i shtrenjtë është Malta për të kostos së transportit që i duhet të paguajë vendi ishullor. Kurse çmimin më të lirë e ofron Maqedonia.

Sa i takon grupit të transportit personal, vendet më të shtrenjta janë Danimarka dhe Norvegjia për shkak të taksave të larta për makinat. Çmimet më të ulëta për këtë kategori janë në Bullgari. Kurse çmimet të larta dhe më të ulëta për telekomunikacionin gjenden në Spanjë dhe Serbi. Për restorantet dhe hotelet çmimet më të lira i ofron Maqedonia. /F.Stafa/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi